- Alban Hyseni: Malisheva dhe “Rruga e Prishtinës” fuqishëm me Lëvizjen Vetëvendosje!
- Arbër Ismajli: Tash është momenti vendimtar. Nesër është dita jonë!
- Alban Hyseni: Bashkë me kryeministrin Albin Kurti të marrim pjesë në përurimin e dronit “Skifter”
- Arbër Ismajli: Velekinca dhe çdo fshat i komunës do të kenë zërin e tyre të dëgjuar dhe vendimmarrës në qeverisjen tonë
- Aktivitete zgjedhore të Alban Hysenit – vizita në biznese, në Zhegër, Velekincë…
- Arbër Ismajli: Kjo është fitore e zemrës, e djersës dhe e dashurisë për fanellën bardhekaltër!
- Mbahet aktiviteti për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore
- Kryetari Hyseni: Zjarrfikësit, heronjtë tanë!
Author: admin
Mesfushori shqiptar i Interit, Kristjan Asllani në një intervistë për La ‘Gazzetta dello Sport’, ka hedhur poshtë zërat për largimin e tij nga skuadra ‘Nerazure’. Reprezentuesi i Kombëtares shqiptare, thotë së ndihet mirë tek Interi dhe se dëshiron të qëndrojë në skuadrën e Simone Inzaghit. “Jam i lumtur dhe dua të qëndroj këtu. Isha unë që e bëra këtë zgjedhje dhe përsëri do ta bëja”, ka thënë Asllani. Ai është i bindur se tek zikaltërit e Italisë, do të rigjejë formën e tij më të mirë..
Ata janë të rinj e të talentuar dhe sigurusht me një super të ardhme në futbollin shqiptar. Po flasim për binjakët Rigon dhe Rrezon Ademi dy 15 vjeçarët futbollistë me origjinë nga Vushtria por që luajnë për Kombëtaren e Kosovës në gjeneratën e 15 vjeçareve, e njëkohësisht edhe në Shkollën e Futbollot Kurda në Prishtinë. Binjakët Ademi Binjakët të cilët e kanë pasion të madh futbollin kanë nisur të shkëlqejnë e ka 6 vite që luajnë në fushën e blertë. Ëndrra e tyre është që një ditë të jenë futbollistë profesionistë dhe në të ardhmen shpresojnë që do tē…
Është mbajtur të enjten ceremonia e dorëzim-pranimit të donacionit me pajisje për Policinë e Kosovës nga Qeveria e Gjermanisë, i cili përmban pajisje profesionale për mbikëqyrje dhe kontroll të kufirit. Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se shpreson që ky donacion nuk do të kontribuojë vetëm në sigurinë e shtetit ligjor, por edhe në sigurinë e përgjithshme. Në këtë kontekst, ai ka theksuar se bashkëpunimi në mes të dy shteteve në fushën e sundimit të ligjit, luftimit të krimit të organizuar e korrupsionit është jashtëzakonisht i ngushtë. Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka falënderuar…
Që nga fundi i luftës në Kosovë, tensionet me Beogradin janë zbehur në mënyrë të vazhdueshme pavarësisht 11 viteve të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Por pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe refuzimit të Serbisë për t’u lidhur me linjën e politikës së jashtme të BE-së, tensionet janë ndezur përsëri, duke çuar në shqetësime të reja se konflikti mund të shpërthejë. Përpjekjet e intensifikuara nga BE-ja dhe ShBA-ja për t’i futur të gjitha palët në tryezën e bisedimeve kanë sjellë një difuzion të lehtë, por Prishtina ka kritikuar BE-në për marrjen me të mirë të Serbisë – edhe…
PROF. JETON KELMENDI Është interesante se si njeriu ynë është i prirur të udhëhiqet nga e keqja, madje zakonisht edhe e zgjedh të keqen për model të inspirimit. Në shoqërinë tonë janë tri kategori personash, të cilët funksionalisht veprojnë. Një grup udhëhiqen nga parime bazike të normave normale, e që për fat të keq ky grup nuk është edhe aq i madh, edhe pse do të duhej të ishte grupi kryesor, ose të përbënte shumicën absolute të njerëzve. Grupi tjetër është grupi i cili nuk ka edhe aq parime, pra një kategori personash, të cilët as nuk udhëhiqen nga…
Sjellja e Granit Xhakës ka ngjallur debat dhe zemërim pas humbjes nga Portugalia. Kapiteni i kombëtares bën pa intervista televizive me SRG. Kapiteni i kombëtares, Granit Xhaka, i zhgënjyer kaloi trajnerin Murat Yakin pas skuadrës portugeze. “SRF zemërohen me Xhakën”, është titull i “Blick”. Sapo mbaron loja, yjet e Kombëtares dalin para kamerave dhe tentojnë të klasifikojnë atë që sapo kanë përjetuar. Pas 1:6, Xherdan Shaqiri, Remo Freuler, Yann Sommer dhe Manuel Akanji luftojnë për fjalë para mikrofonave të SRF-së dhe japin shpjegime për debaklin. Mungon vetëm një: Granit Xhaka. Pavarësisht se u pyet, kapiteni i Kombëtares përsëri u përmbajt…
Serbëve nuk u del inati me Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin, të cilën janë personazhet që kanë dhënë kontribut të rendësishëm në eliminimin e kombëtares së Serbisë nga Europiani në 2018 dhe nga Botërori në 2022. Gazetarët serbë kanë gjetur momentin e vështirë pas humbjes së Zvicrës 6-1 me Portugalinë për t’u hakmarrë ndaj Shaqirit, shkruan abcnews.al. Gjatë një konference për shtyp pa ndeshjes, Shaqiri është pyetur nga një gazetar serb i “Telegraf” se përse i kishte provokuar tifozët serbë duke marrë përgjigjen epike: Miku im, unë ju kam bërë dy gola (duke rikujtuar edhe atë në Europian). Pse…
Nga: Ernesto Sabato (fragment nga kapitulli “Zoti i panjohur”) Përktheu: Bajram Karabolli Edhe një herë më shumë, dhe nuk ishte e fundit, ndihesha pak si i huaj në këtë botë, sikur të qenkësha zgjuar papritur e të mos i njihja rregullat dhe kuptimin e saj. Ecja kuturu nëpër rrugët e Buenos Airesit, shikoja njerëzit, ulesha në ndonjë stol te parku i “Konstitucionit” dhe mendohesha. Pastaj kthehesha përsëri te dhomëza ime dhe ndihesha më i vetmuar se kurrë. Dhe, vetëm pasi zhytesha në libra, më dukej se e gjeja prapë realitetin, sikur ajo ekzistenca nëpër rrugët atje jashtë, të qenkësh…
39 fëmijë shqiptarë të zhdukur në Angli, gazetari i BBC lëshon akuza të forta ndaj autoriteteve
Pas publikimit të lajmit për zhdukjen e 39 fëmijëve shqiptarë pasi kishin kaluar në qendrën e mbajtjes në Kent, gazetari britanik Simon Jones ka hedhur akuza të forta për autoritetet që menaxhojnë këtë qendër, pasi sipas tij ka patur probleme në mënyrën se si janë menaxhuar fëmijët shqiptarë që ishin të pashoqruar në ishull. Përmes një komenti që shoqëron shkrimin, Jones vijon: Për një autoritet vendor që merr rolin e kujdestarit të një fëmije, vetëm një fëmijë i zhdukur është shumë.Për Këshillin e Qarkut Kent, të mos dihet se ku ndodheshin 39 nga fëmijët shqiptarë për të cilët ishte ngarkuar të kujdesej, duhet…
Kosova përfiton grante nga Korniza Investuese e Ballkanit Perëndimor në vlerë prej 57.6 milionë euro
Bordi Operacional i Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF), ka miratuar tri aplikime për fonde të Republikës së Kosovës, duke mundësuar përfitimin e granteve në vlerën totale prej 57.6 milionë eurove. Këtu përfshihet granti për përgatitjen e projektit për banimin social në vlerë prej 2.08 milionë euro, që do të shfrytëzohet për përgatitjen e investimeve që kanë vlerën totale prej 47.5 milionë euro. Gjithashtu, granti investues për parkun solar në KEK në vlerën 33.07 milionë euro, si pjesë e investimeve që kanë vlerën totale prej 103.33 milionë euro. Granti i tretë është ai investues për ngrohjen qendrore në kryeqytet…

