Author: admin

Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare (DRPK)-Lindje, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar  aktivitete, kontrollet taktike dhe operacionet policore në teren. Njësitet e task-forcës operative të DRPK-Lindjes, pas pranimit të  informatave  nga tereni për lëvizje të dyshimta (kontrabandë me mallra) në brezin kufitar me Maqedoninë,  kanë ndërmarr masa të nevojshme operativo-taktike duke ngritur prita dhe kontrolle në rrugët e brezit kufitar dhe rrugët dytësorë të fshatrave të Vitisë. Sot, më 14 dhjetor 2022, rreth orës 12:20,  në fshatin Debellde, në drejtim të Vitisë  është vërejtur duke qarkulluar një automjet transportues ngjyrë e…

Read More

Lionel Messi është tashmë goleadori më i mirë i Argjentinës në Kupën e Botës. Me realizimin në minutën e 34-t, në sfidën ndaj Kroacisë, “Pleshti” u ngjit në kuotën e 11 golave, në të gjitha Botëroret që ka luajtur, duke u bërë kështu, futbollisti me më së shumti gola te Argjentina në historinë e Kupës së Botës, duke parakaluar Batistutën me 10 gola.   Mesi ka shanse që kë rekord ta thellojë akoma më shumë. Ai është padyshim një nga lojtarët më të mirë në historinë e kombëtares argjentinase, teksa i vetmi i krahasueshëm me të është legjenda Maradona, për…

Read More

NGA: MEHMETALI REXHEPI Mr. Sc. Avni Xh. Behluli: Shml E Arteve Pamore “Adem Kastrati” Në Gjilan: 2012-2022 Meti Rexhepi, Prof. Libri që kemi në duar i autorit dhe personazhit Mr. Sc Avni Xh. Behluli është i llojit monografi dhe, përqendrohet të zbërthejë kronologjinë e nismës, formësimit, përmbajt-jetësimit të një ideje, të një projekti me profilizim të qartë, për t`u konkretizuar, madje për t`u rrumbullakuar pikërisht në Gjilan, Shkolla e Arteve Pamore. Periudha e shtrirë në këtë libër rrokë dhjetëvjeçarin e brenda viteve 2012-2022. Për ta shtjelluar gamën e gjerë të përmbajtjes së kësaj monografie, personazhi, tashmë dhe autor, Avni Xh.…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca, kanë nënshkruar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Nënshkrimi i saj u bë në një ceremoni zyrtare të organizuar në ambientet e Presidencës së Kosovës. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka theksuar sot se është ditë historike për vendin, është moment historik. “14 dhjetor ka rëndësi të dyfishtë për historinë e Kosovës. Në njërën anë po aplikojmë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në anën tjetër po shënojmë përvjetorin e themelimit të ushtrisë sonë. Dy akte që shkojnë në drejtim të realizim të vizion…

Read More

Shkruan: Ismajl KURTESHI Pas bllokimit të rrugëve dhe sulmeve mbi policin e Kosovës dhe EULEX-it, nga ana e bandave kriminele serbe të nxitur nga Presidenti serb Vuqiqi dhe strukturat e tjera të shtetit serb u prononcuan institucione ndërkombëtare si Ambasadat e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe të cilat i dënuan sulmet mbi policinë e Kosovës dhe EULEX-it dhe kërkuan zhbllokimin urgjent të rrugëve në veri të vendit. Po ashtu u deklarua edhe Ministrja e Punëve të jashtme të Gjermanisë, znj. Annalena Bearbock, e cila kërkesën e Serbisë për kthimin e ushtrisë dhe policisë serbe e kualifikoj si të papranueshme…

Read More

Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me organizatën “Islamic Relief Kosova” kanë shpërndarë 10 shporetë dhe 5 lavatriçe për familjet në nevojë. Këto mjete shtëpiake janë dhënë si donacion për familjet në nevojë. Komuna e Kamenicës është e përkushtuar që t’i ndihmojë familjet në nevojë në bashkëpunim me organizatat e ndryshme./GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim përfaqësuesit e komuniteteve fetare që jetojnë në komunën e Vitisë. Në këtë takim të thirrur nga i pari i kësaj komune kanë marrë pjesë përfaqësues të komuniteteve fetare myslimane, katolike dhe ortodokse të kësaj komune por edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi, komandanti i Stacionit Policor në Viti, Afrim Halili, pjesëtarë të KFOR –LMT-së dhe OSBE-së. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti i ka falënderuar ata për bashkëpunimin e mirë me komunën në interes të qytetarëve vitias dhe të bashkëjetesës së mirë edhe për kundër dallimeve fetare…

Read More

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin se ka pezulluar nga puna, Drejtorin e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, Sh.S , Zëvendësdrejtorin e kësaj qendre, F.H, mbikëqyrësin F.L dhe zyrtarin korrektues, M.H. Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës vendosi për pezullimin e nëpunësve civil për të vazhduar tutje me procedurat hetimore dhe të shqyrtimit të të gjitha rrethanave lidhur me rastin dhe përgjegjësitë e tyre. Ndryshe, të martën rreth orës 12:40 në Qendrën e Paraburgimit Gjilan, i burgosuri me inicialet B.E. është gjetur pa shenja jeta në dhomën e tij. Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, kanë bërë shpërndarjen e pajisjeve të mekanizmit bujqësor për fermerët përfitues që i kanë plotësuar kriteret sipas shpalljes publike. Komisioni komunal pas shqyrtimit të aplikacioneve të aplikantëve ka bërë përzgjedhjen e fermerëve përfitues sipas poentimit. I pari i komunës duke uruar fermerët përfitues ka thënë se janë të përkushtuar të përkrahin fermerët për të zhvilluar kulturat e tyre bujqësore. “E kemi thënë shumë herë se do t’i përkrahim fermerët me të gjitha mundësitë që i kemi në mënyrë që ata…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe nënkryetari Hasan Aliu, kanë vizituar sot objektin e vjetër të shkollës së mesme teknike profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti, ku janë duke u zhvilluar punimet në renovimin e këtij objekti që do të shëndrrohet në inkubator biznesi. Ky projekt po bëhet me bashkëfinancim të komunës dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal./GJILANI INFO/

Read More