Author: admin

Fituesi i Kupës së Botës me Francën, në “Rusi 2018”, Adil Rami ka folur ditën e sotme, për finalen e së dielës midis Argjentinës dhe Francës, ku e ka cilësuar ndeshjen, si një përballje shumë stresuese. “Si e shoh? Përballja, do të jetë vërtet stresuese. Do të doja të isha në gjendje të them se do të fitojmë… Do të doja ta thoja por preferoj të jem i përulur dhe mbi të gjitha i kujdesshëm”,- u shpreh fituesi i Kupës së Botës. Në fjalën e tij, Rami foli dhe për skuadrën argjentinase, ku nuk munguan lavded as ndaj “asit”…

Read More

NGA ZYMER MEHANI Romani “Shamia e nënës” është një roman për dhembjen e Bardhit, që ka humbur të ëmën, me fytyrë engjëllore, në moshë relativisht të re, ndoshta kur ende s’i kishte mbushur të dyzetat. Në narracionin e tij, autori i romanit në fjalë, Rrahim M. Sadiku, është shprehur hapur, pa fshehur asgjë, as dhembjen deri në lemeri, as vuajtjet në varfëri ekstreme, por as përballjen e tij me gjithë andrallat e botës….Ai ka shkruar një roman, kësaj here me elemente autobiografike, ku është paraqitur gjithë jeta e një të riu, e Bardhit mitar, i cili veç varfërisë, do…

Read More

“Që nga viti 1989 kam punuar pandërprerë dhe me energji të madhe. Gjithnjë me buzëqeshje në fytyrë, edhe pse jo gjithnjë ka qenë lehtë…”, thotë “Personaliteti i Vitit 2022” në fushën e biznesit, Fehmi Fetahi Fehmi Fetahi është tashmë një emër i përveçëm në sektorin e hotelerisë, në Kosovë. Ka më shumë se 10 vite që ai drejton me shumë sukses resorin turistik  “Vali Ranch” në vendlindje, në Përlepnicë të Gjilanit. Ky resor përveç që e ka bërë të njohur Fehmiun si pronar dhe udhëheqës, ka ngritur edhe reputacionin e regjionit, si destinacion turistik. Por, nëse në Kosovë të…

Read More

ryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, e përgëzoi Kosovën për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ai apeloi te vendet anëtare të BE-së që të mbështesin aplikimin e Kosovës për anëtarësim. Ai, së fundmi, shkroi se do të jenë gjithmonë përkrahje e fuqishme e aspiratave euroatlantike të Republikës së Kosovës. “Edhe lajmi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës është sukses historik dhe Ju – ia dolët!Ju përgëzoj dhe uroj sukses në përmbushjen e detyrimeve të procesit dhe apeloj te vendet anëtare të BE-së që të mbështesin këtë aplikim që është reflektim i…

Read More

Serbët në veri të Kosovës prej tetë ditësh po protestojnë duke bllokuar rrugët pas arrestimit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq. Barrikada janë vendosur në Rudar, Srbovc, Sllatinë dhe Leshko, në rrugën kryesore Prishtinë – Rashkë. Në Varagë është vendosur një barrikadë nga drejtimi që të çon nga Mitrovica Jugore në Ribariq. Pavarësisht motit të keq, reshjeve të shiut dhe borës herë pas here, qytetarët natën e kaluar e kanë kaluar në barrikada, raportoi KO. Të premten KFOR-i konfirmoi se ka pranuar kërkesën e Qeverisë së Serbisë për kthimin e deri në një mijë pjesëtarëve të forcave…

Read More

Në Kosovë vitet e fundit është rritur numri i punëtoreve që janë duke u larguar nga vendi, e largimi i tyre po vlerësohet së është duke u bërë për shkak të pagës jo të dinjitetshme dhe kushteve jo të mira në punë. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, tha për eo se duke marr parasysh që në shumë kompani është përgjysmuar numri i punëtorëve, vetë kompanitë tash duhet ta marrin parasysh rritjen e pagës për punëtorët. “Mendoj që pronarët e kompanive duhet të jenë më të zëshëm se sa vetë sindikata për rritjen e pagave të punëtoreve pasi që ata po atakohen në mënyrë…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në takim përfaqësuesit e projektit të USAID-it “Integriteti i Komunave të Kosovës”. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe zyrtarë komunal të cilët janë menaxher të kontratave publike, me operatorët ekonomik. Kryetari Haliti theksoi rëndësinë e menaxhimit sa më të mirë të parasë publike dhe, realizimit të projekteve në interes të qytetarëve. Ai, falënderoi përfaqësuesit e këtij projekti për bashkëpunimin e vazhdueshëm me komunën e Vitisë, duke e cilësuar këtë projekt si shum të rëndësishëm. Qëllimi i këtij projekti është të ofroj këshilla, asistencë, përkrahje dhe mbështetje profesionale në fushat e…

Read More

Koordinatorja e Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje, Nazmije Demolli Kastrati organizoi takimin e parë të Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje në Komunën e Kamenicës. Në këtë takim pjesëmarrës ishin përfaqësues nga: Gjykata, Prokuroria e shtetit, Policia e Kosovës, Zyra e punësimit, QPS-ja, Zyra për Mbrojtjen e viktimave, Zyra për Ndihmë Juridike Falas, Drejtoria e Arsimit, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Zyrtarja për Barazi Gjinore, përfaqësues nga Shërbimi Sprovues i Kosovës dhe OSBE. Gjatë takimit u diskutua dhe u informuan për rastet e dhunës në familje të raportuara në institucionet përgjegjëse për periudhën Janar – Dhjetor 2022,…

Read More

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Ngritja e transparencës Komunale dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje”, ka mbajtur punëtorinë një ditore me Kryetarët e Këshillave të Fshatrave të Komunës së Kamenicës me temën “Cikli i hartimit të buxhetit komunal dhe përfshirja e Këshillave të Fshatrave”. Qëllimi i organizimit të punëtorisë një ditore në mes të Këshillave të Fshatrave dhe Drejtorive Komunale ishte diskutimi mbi procesin e planifikimit të buxhetit komunal lidhur me realizimin e investimeve kapitale nëpër lokalitete, përgatitja e kërkesave dhe planifikimi buxhetor i projekteve që përgatiten nga Këshillat e Fshatrave. Në këtë trajnim kanë marrë pjesë:…

Read More

Shoqata e të Burgosurve Politikë, Dega në Kamenicë ka mbajtur kuvendin konsultativ-zgjedhor, me c’rast edhe ka zgjedhur kryetarin dhe kryesinë e re si dhe delegatët për kuvendin zgjedhor qendror në Prishtinë. Kuvendi është udhëhequr nga kryetari i deritanishëm, Shefik Sadiku, kurse kanë marrë pjesë 11 anëtarë. Ish kryetari Sadiku është falenderuar për angazhimin e tij shumëvjecar në këtë shoqatë. Me vota unanime kryetar është zgjedhur, Ali Hoxha, nënkryetar, Bajram Kallaba dhe kryesia prej tre delegatëve për në Prishtinë  . Delegatë për Prishtinë janë zgjedhur: Muharrem Hoda, Salih Kastrati dhe Ali Hoxha. Kryesia e re dhe kryetari i ri, kanë marrë…

Read More