- Alban Hyseni: Malisheva dhe “Rruga e Prishtinës” fuqishëm me Lëvizjen Vetëvendosje!
- Arbër Ismajli: Tash është momenti vendimtar. Nesër është dita jonë!
- Alban Hyseni: Bashkë me kryeministrin Albin Kurti të marrim pjesë në përurimin e dronit “Skifter”
- Arbër Ismajli: Velekinca dhe çdo fshat i komunës do të kenë zërin e tyre të dëgjuar dhe vendimmarrës në qeverisjen tonë
- Aktivitete zgjedhore të Alban Hysenit – vizita në biznese, në Zhegër, Velekincë…
- Arbër Ismajli: Kjo është fitore e zemrës, e djersës dhe e dashurisë për fanellën bardhekaltër!
- Mbahet aktiviteti për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore
- Kryetari Hyseni: Zjarrfikësit, heronjtë tanë!
Author: admin
BQK: Diaspora ka dërguar në Kosovë 1 miliard euro remitenca deri në tetor të këtij viti Pa dyshim se diaspora shqiptare luan rol të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës. Sipas statistikave të fundit, diaspora ka dërguar në Kosovë 1 miliard euro remitenca deri në tetor të këtij viti, e që krahasuar me vitin e kaluar paraqet një rritje prej 5.5 për qind, përcjell albinfo.ch. Ndërkohë, referuar të dhënave, rritja ekonomike për këtë vit, shkon deri katër për qind. Kështu ka thënë Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti. Bazuar në analiza, Banka Qendrore e Kosovës parashikon që në…
Profesori amerikan: Vuçiq është i vendosur të minojë pavarësinë e Kosovës, për këtë ai po përdor komunat e veriut
Profesori amerikan, Alon Ben-Meir ka komentuar situatën në veri të Kosovës, derisa ka drejtuar kritika ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Profesori amerikan ka shkruar në një reagim në Twitter se Vuçiq është i vendosur që të minoj pavarësinë e Kosovës. “Presidenti Vuçiq i Serbisë është i vendosur të minojë pavarësinë e Kosovës dhe ai përdor komunat e veriut të Kosovës të populluara nga serbët, ku ato kanë konflikt interesi për të arritur objektivin e tij”, ka shkruar Ben-Meir. Kujtojmë se grupe të qytetarëve serbë në veri ngritën barrikada qysh më 10 dhjetor, për të kundërshtuar arrestimin e ish-policit serb,…
Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Nënë Tereza” në Kamenicë, një punëtor i një firme private, gjatë punimeve është bllokuar nga dheu. Zjarrfikësit kanë arritur të nxjerrin viktimën dhe pastaj është dërguar në Spitalin e Gjilanit për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar.
Për arsyeje të ndryshme kundërvajtëse nga policia e rajonit të Gjilanit deri me 20 Dhjetor 2022, janë tërhequr gjithsejtë 149 automjete, ka njoftuar togeri Ismet Hashani, zëdhënës. Nga ana tjeter, njoftohet se në vitin 2021 ishin tërhequr 96 automjete, d.m.th, 53 më pak. Edhe për numrin e gjobitjeve në trafik, ditë me parë u tha se ka qenë numerikisht më i madhë se gjatë vitit të kaluar. “Policia e Kosovës apelon pjesëmarrësit në komunikacion rrugor që gjatë drejtimin të automjeteve të jenë të përgatitur teknikisht dhe t’u përmbahen rregullave dhe normave të caktuara me ligjin mbi trafikun rrugor”, ka…
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se në mbledhjen e Qeverisë kanë miratuar kërkesën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për ndarjen e rreth 8 milionë euro, për pagesë të blerjes së librave. Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Qeveria ka ndarë edhe 650 mijë euro për zbatimin e masës 3.6 – mbështetja e likuiditetit familjar dhe 240 mijë euro për zbatimin e masës 2.4 – mbështetja e eksportit të pakos së ringjalljes ekonomike. “Ndamë 1.2 milion euro për Këshillin Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. Miratuam projektligjet për Ratifikimin e Marrëveshjeve…
ShBA-ja shpenzoi miliona dollarë për të luftuar ndikimin rus, Kosovës ia ndau mbi 61 milionë
Inspektorati i Departamentit Amerikan të Shtetit (CRIF) ka publikuar një raport mbi “Luftimin e Fondit të Ndikimit Rus”, ku ka zbuluar se ka shpenzuar miliona dollarë për financimin e “organizatave të shoqërisë civile dhe subjekteve të tjera për sundimin e ligjit, mediat, organizatat kibernetike dhe programe të tjera që forcojnë institucionet dhe proceset demokratike dhe kundërshtojnë ndikimin dhe agresionin rus”. Sipas raportit të bërë publik të enjten, del se shuma më e madhe e investuar, gjithsej 621 milionë e 555 mijë e 857 dollarë, ka shkuar në vendet e Evropës Qendrore, Lindore, të Ballkanit dhe V4, nga viti 2017…
Sot bëhen 33 vjet nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në shtator dhe tetor të vitit 1989, një grup shkrimtarësh dhe intelektualësh, në kohën e shqetësimeve më të mëdha politike dhe shoqërore në Kosovë u pajtuan që të themelonin një parti politike. Ky grup e caktuan kryesinë e LDK-së me kryetar Ibrahim Rugova, sekretar Jusuf Buxhovi dhe anëtarë të kryesisë: Fehmi Agani, Bujar Bukoshi, Ali Aliu, Nekibe Kelmendi, Mehmet Kraja e shumë figura të njohura shkrimtarësh e intelektualësh të asaj kohe. “Në kohën e represionit më të egër serb e jugosllav kundër popullit të Kosovës, LDK-ja organizoi rezistencën…
NGA FRANK SHKRELI Një ditë pasi Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias deklaroi — gjatë një vizite zyrtare në Tiranë — se “Skënderbeu është një hero kombëtar në të dy vendet tona”, u njoftua se Kuvendi Komunal i Bashkisë (Komunës) Tuzi, miratoi të mërkurën vendimin për të vendosur në Tuz, përmendoren kushtuar Heroit të Kombit shqiptar, Gjergj Kastrioti -Skenderbeut. Natyrisht, se vendimi i ditës së mërkurë për të vendosur permendoren e Gjergj Kastriotit — Skenderbe në Tuz ishte i rastësishëm, sa i përket vizitës së ministrit grek në Shqipëri, por ishte një përgjigje si e porositur nga…
Gazetari shqiptar lutet për legjendën e futbollit botëror, Pele! Ja çfarë i kishte thënë për Kosovën dhe shqiptarët…
Pele në gjendje të rëndë shëndetësore, është ky lajmi i fundit që vjen nga Brazili. Shqetësimet për legjendën e futbollit brazilian Pele po rriten sërish: ai ka nevojë sërish për më shumë kujdes dhe do t’i kalojë pushimet në spital, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch duke përkujtuar se redaktori i kësaj gazete Nefail Maliqi e kishte intervistuar dy here. Shëndeti i Peles është një shqetësim i ri. Siç raporton spitali kurues në Sao Paulo, kanceri po përparon dhe legjenda e futbollit brazilian ka nevojë për “më shumë kujdes për të trajtuar dështimin e veshkave dhe zemrës”. FOTO GALERI Përveç…
Enzo Fernandez u shpall Kampion i Botës me Argjentinën teksa mesfushori ishte një nga elementët më të rëndësishëm për trajnerin Lionel Scaloni, madje në fund të turneut lojtari që aktivizohet me Benficën në Portugali, u shpall edhe “Lojtari i Ri më i Mirë”. Për Fernandez ishte një ëndërr të luante përkrah Lionel Messit dhe ndoshta në suksesin e “pleshtit” me kombëtaren ka edhe ai një meritë speciale duke qenë se në vitin 2016, kur mesfushori ishte vetëm 15-vjeçar, i dërgoi një letër Messit për t’u rikthyer në kombëtare duke qenë se sulmuesi i dëshpëruar pas disfatës në finalen e…

