Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Shabani: Vendosja e sistemit GPS do të rrisë transparencën dhe kontrollin e automjeteve komunale

June 5, 2026

Vetëvendosje me aktivitet elektoral edhe në Lagjen ”Dardania”

June 5, 2026

Vetëvendosje me aktivitet elektoral në lagjen “Dheu i Bardhë”

June 5, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Shabani: Vendosja e sistemit GPS do të rrisë transparencën dhe kontrollin e automjeteve komunale
  • Vetëvendosje me aktivitet elektoral edhe në Lagjen ”Dardania”
  • Vetëvendosje me aktivitet elektoral në lagjen “Dheu i Bardhë”
  • NPL“Tregu” ka inspektuar disa hapësira publike në disa fshatra të komunës së Gjilanit
  • Nis procesi për hartimin e Planit të Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban në Kamenicë
  • Komuna e Kamenicës mbështet familjet e reja, shpërndan 31 pako për foshnjat e sapolindura
  • Përkujtohet dëshmori i kombit, Kemajl Azizi, në Viti
  • Prokuroria e Gjilanit ndalon dy persona dhe ngre tetë aktakuza për vepra të ndryshme penale
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Qendrore»Bëhen 33 vjet nga themelimi i LDK-së
Lajme Qendrore

Bëhen 33 vjet nga themelimi i LDK-së

adminBy adminDecember 23, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Sot bëhen 33 vjet nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në shtator dhe tetor të vitit 1989, një grup shkrimtarësh dhe intelektualësh, në kohën e shqetësimeve më të mëdha politike dhe shoqërore në Kosovë u pajtuan që të themelonin një parti politike.

Ky grup e caktuan kryesinë e LDK-së me kryetar Ibrahim Rugova, sekretar Jusuf Buxhovi dhe anëtarë të kryesisë: Fehmi Agani, Bujar Bukoshi, Ali Aliu, Nekibe Kelmendi, Mehmet Kraja e shumë figura të njohura shkrimtarësh e intelektualësh të asaj kohe.

“Në kohën e represionit më të egër serb e jugosllav kundër popullit të Kosovës, LDK-ja organizoi rezistencën politike e qytetare, organizoi jetën sociale, politike e publike, duke promovuar lirinë e fjalës, lirinë e shprehjes, tolerancën e humanitetin, duke promovuar vlerat autentike e universale. LDK-ja, që nga fillimi u shfaq si forcë politike institucionale, duke punuar me mund e sakrifica për ndërtimin e institucioneve demokratike të Kosovës, si bazë fundamentale e shtetit, në mënyrë që të mos rrëshqitet në anarki, arbitraritet e diktaturë”, thuhet në historikun e kësaj partie.
Menjëherë pas luftës së fundit në Kosovë, LDK në krye Ibrahim Rugovën fitoi zgjedhjet bindshëm, shkruan kp.

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se angazhohet për demokraci, e cila do të sigurojë barazinë e plotë juridike e politike të të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga përkatësia kombëtare, gjinore apo fetare.

“Lidhja Demokratike e Kosovës përqafon pluralizmin politik që shpreh struktura dhe interesa të ndryshme, që mundëson garën e koncepcioneve dhe të opsioneve të ndryshme politike përmes sistemit parlamentar dhe shumë partiak; angazhohet për mbrojtjen e plotë dhe për zgjerimin e të drejtave dhe të lirive të njeriut, për të drejtën e mendimit dhe të shprehjes së lirë, për lirinë e organizimit politik. LDK-ja lufton kundër çdo forme të urrejtjes, të dhunës e jotolerancës kombëtare e fetare, kundër çdo forme të diskriminimit dhe gjenocidit, kundër çdo tentative të ndryshimit të dhunshëm të strukturave ekzistuese etnike. Angazhohet kundër çdo monopoli politik dhe ekskluziviteti ideologjik, për lirinë e ndërgjegjes dhe të bindjeve politike, angazhohet për pavarësi të gjyqësorit”, thonë në këtë parti.

LDK-ja thotë se përshëndet dhe përkrahë proceset integruese në Evropën e sotme.

Aktualisht LDK për lider të saj ka Lumir Abdixhikun.

Për të shënuar 33-vjetorin e saj, LDK ka organizuar një sërë aktivitetesh gjatë ditës së sotme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Moti sot me diell dhe vranësira

May 20, 2026

Moti me diell gjatë ditës së sotme

May 18, 2026

Moti sot

May 17, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Shabani: Vendosja e sistemit GPS do të rrisë transparencën dhe kontrollin e automjeteve komunale

By adminJune 5, 2026

“Sot, së bashku me shefin e autoparkut, Ilaz Rashiti, përcollëm nga afër procesin e…

Vetëvendosje me aktivitet elektoral edhe në Lagjen ”Dardania”

June 5, 2026

Vetëvendosje me aktivitet elektoral në lagjen “Dheu i Bardhë”

June 5, 2026

NPL“Tregu” ka inspektuar disa hapësira publike në disa fshatra të komunës së Gjilanit

June 5, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Shabani: Vendosja e sistemit GPS do të rrisë transparencën dhe kontrollin e automjeteve komunale

June 5, 2026

Vetëvendosje me aktivitet elektoral edhe në Lagjen ”Dardania”

June 5, 2026

Vetëvendosje me aktivitet elektoral në lagjen “Dheu i Bardhë”

June 5, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.