- Alban Hyseni: Malisheva dhe “Rruga e Prishtinës” fuqishëm me Lëvizjen Vetëvendosje!
- Arbër Ismajli: Tash është momenti vendimtar. Nesër është dita jonë!
- Alban Hyseni: Bashkë me kryeministrin Albin Kurti të marrim pjesë në përurimin e dronit “Skifter”
- Arbër Ismajli: Velekinca dhe çdo fshat i komunës do të kenë zërin e tyre të dëgjuar dhe vendimmarrës në qeverisjen tonë
- Aktivitete zgjedhore të Alban Hysenit – vizita në biznese, në Zhegër, Velekincë…
- Arbër Ismajli: Kjo është fitore e zemrës, e djersës dhe e dashurisë për fanellën bardhekaltër!
- Mbahet aktiviteti për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore
- Kryetari Hyseni: Zjarrfikësit, heronjtë tanë!
Author: admin
Jurie letrare për përzgjedhjen e veprave më të mira të botuara gjatë vitit 2022 nga anëtarët e Ars Clubit “Beqir Musliu”, në përbërje: Nexhat Rexha, Sadete Tërnava – Osmani e Sherafedin Kadriu, pas leximit të veprave letrare të botuara gjatë këtij viti nga anëtarët e këtij asociacioni alternative shkrimtarësh me seli në Gjilan, si dhe konsultimeve e shqyrtimeve gjatë takimeve tona të punës, vendosi t’i shpall këto vepra, si më të mirat për vitin 2022: në fushën e poezisë, vepër më të mirë shpall përmbledhjen poetike, TROKITJE TË PRUSHTA, të shkrimtares Albina Idrizi, e cila përveç se dëshmon pjekurinë…
Me rastin e festave të fundvitit, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtoresha e Arsimit Fatbardha Emini, kanë vizituar sot çerdhen e fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Viti, të cilëve së bashku me stafin u kanë ndarë dhurata. Kryetari Haliti duke uruar fëmijët për festën e Vitit të Ri 2023, ka theksuar se do të jetë i përkushtuar në projektet që kanë të bëjnë me kushtet sa më të mira të fëmijëve në këtë institucion parashkollor. “Dhuratat që kemi ndarë sot për fëmijët, janë dhurata shumë të vogla në krahasim me atë që meritojnë fëmijët. Kjo është më e…
Drejtori Pira: Drejtoria e Bujqësisë me mbi 459 mijë euro vlerë të investimeve për vitin 2022
Në konferencën për media të mbajtur sot nga drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Naim Pira, është bërë prezentimi i aktiviteteve dhe të arriturave në fushën e bujqësisë në Komunën e Vitisë, gjatë vitit 2022. Në këtë konferencë drejtori Pira ka thënë se Drejtoria e Bujqësisë edhe këtë vit ka pasur aktivitete të shumta të cilat i ka realizuar me sukses, falë punës dhe angazhimit të kryetarit të komunës, institucioneve komunale si dhe stafit të drejtorisë, ku vlera e përgjithshme e investimeve në fushën e Bujqësisë për vitin 2022 nga Komuna e Vitisë dhe participimi i…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka organizuar sot një pritje për mërgimtarët vitias që gjendën për pushime në vendlindje. Ai i ka falënderuar ata që asnjëherë nuk po harrojnë atdheun e tyre. ” Sot dua të jua falënderoj për interesimin e vazhdueshëm që keni për vendlindjen tuaj por edhe për kontributin tuaj. Ju jeni gjithmone të mirëseardhur dhe ju uroj pushime të këndshme”, u shpreh kryetari Haliti. Ai i njoftoj ata për zhvillimet e gjithëmbarshme në këtë komunë, konkretisht për projektet e realizuar dhe projektet që parashihen në të ardhmën. Kryetari Haliti gjithashtu falënderoj bashkatdhetarët për kontributin…
Kryetari Hyseni ka vazhduar takimet me udhëheqësit e QKMF-së, QMF-ve dhe AMF-ve, për riorganizimin strukturor të qendrave shëndetësore për shërbime më cilësore për qytetarët
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtoreshën për Shëndetësi, Aurorë Osmani, ka vazhduar takimet me udhëheqësit e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), të Qendrave të Mjekësisë Familjare (QMF) dhe të Ambulancave të Mjekësisë Familjare (AMF), lidhur me riorganizimin strukturor Qendrave të shërbimeve shëndetësore. Kryetari Hyseni ka thënë me këtë rast se riorganizimi strukturor do të sjellë shërbime më cilësore dhe korrekte për të gjithë bashkëqytetarët në nevojë. “Duke i kushtuar kujdes të veçantë shëndetit të pacientëve të cilët marrin shërbime të përditshme në këto qendra, bashkë me udhëheqësit vazhduam diskutimet për nevojat e QKMF-së,…
Është mbajtur takimi publik për prezantimin e gjashtëmujorit të dytë të punës së kryetarit Rahimaj
Në Kamenicë, është mbajtur edhe Takimi Publik, për prezantimin e punës në gjashtëmujorin e dytë. Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka prezantuar punën e gjashtëmujorit të dytë, investimet kapitale të realizuara si dhe arritjet më të mëdha të qeverisjes për 1 vit. Ai ka thënë se na pret një punë mjaftë e madhe edhe në vitin e dytë të qeverisjes./GJILANI INFO/
Kryetari Hyseni: Me rritjen e buxhetit mbi 100 për qind, bujqësia do të jetë një ndër sektorët më të zhvilluara në komunën e Gjilanit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se me rritjen e buxhetit për bujqësinë mbi 100 për qind, bujqësia do të jetë një ndër sektorët më të zhvilluar në Gjilan. Këtë deklaratë, kreu i Gjilanit e ka bërë gjatë një punëtorie të organizuar për fermerët me temën “Planifikimi dhe Reformat në Bujqësi”, në të cilën kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë të Universitetit të Prishtinës, përfaqësues të TIKA-s turke dhe organizatave të tjera relevante, “Nëse keni ngrënë sot, falënderoni një fermer”, ka thënë kryetari Hyseni. “Para tyre shpalosëm disa nga projektet e…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur sot debatin e dytë publik me qytetarë. Me këtë rast, ai i ka njoftuar ata për punën e tij njëvjeçare por edhe të drejtorive komunale si dhe për planet e qeverisjes lokale në Viti, për vitin në vijim. Në këtë takim fillimisht para qytetarëve u bë një video prezantim nga Plus Televizion, për punën e komunës për këtë periudhë që po e lëmë pas më pas kryetari Haliti, ka shpalosur punët, projektet që janë kryer si dhe planet për vitin e ardhshëm. Në këtë takim kryetari Haliti ka folur edhe…
Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e 11 të rregullt. Në fillim të kësaj seance të kryesuesi Bekim Azizi, ka kërkuar nga të pranishmit që të mbahet një minutë heshtje për nderë të jetës dhe veprës së Jakup Jahirit, i cili ka ndërruar jetë më parë dhe i cili ka qenë gjithashtu para disa vjetëve kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë. Më pas kryesuesi Azizi ka folur për vendimet të këtij organi të nxjerrë në seancën e fundit dhe për vlerësimin e ligjshmërisë nga niveli qendror. Ai gjithashtu ka falënderuar të gjithë anëtarët e KK-së dhe trupave…
Kryetari Haliti morri pjesë në solemnitetin e organizuar me rastin e mësuesit shumë vjeqa, Zahir Shema të shkollës së mesme të ulët “Ahmet Hajdari” nga Begunca. Me këtë rast kryetari Haliti e falenderoi dhe e dekoroi me mirënjohje mësuesin Shema. E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe drejtoresha e arsimit Fatbardha Emini./GJILANI INFO/

