Author: admin

Mbreti Charles i Anglisë ka shpallur listën me personat që do të dekorohen me urdhrin e dytë më të lartë të Mbretërisë. Titulli me akronimin OBE, njihet në anglisht si “Officer of the Most Excellent Order of the British Empire”, është krijuar në vitin 1917, gjatë Luftës së Parë Botërore nga ish-Mbreti Xhorxh i Pestë. Ky titull është i pari që Monarkia britanike i jep shqiptarëve dhe më konkretisht zonjës Remzije Zeka Sherifi, me origjinë nga Kosova. Emrat e të dekoruarve shpallen në gazetën zyrtare të mbretërisë dhe qeverisë, në këtë rast edhe të Skocisë si dhe ne publikimet ditore të shtypit. Remzije Zeka Sherifi është nga Gjilani dhe ka shkuar në Skoci në vitin 1999 kur u evakuua nga një kamp në Maqedoni. Deri…

Read More

Enkelejda Arifi, këngëtare e njohur me origjinë nga Çamëria ka mbështetur nismën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” në një mënyrë tejet të veçantë. Në rrjetin social “Facebook”, ajo ka vendosur lulëkuqen e dizajnuar nga Adnan Asllani si foto të profilit të vet dhe ka shkruar: “TUNGJATJETA, edhe unë si bijë e krahinës së Çamërisë e cila ka përjetuar në formën më mizore gjenocidin dhe si pasojë e tij ende sot jeton larg shtëpive të tyre të shndërruara në gërmadha, mbështes me forcë këtë nismë të Qendrës”Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”. Qendra…

Read More

Një person ka marr lëndime të rënda trupore si pasojë e një vetaksidenti i cili ka ndodhur të premten rreth orës 12:40, në rrugën Gjilan-Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas saj, personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor. “Sot rreth orës 12:40, në rrugën Gjilan – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti. Ahmeti po ashtu theksoi se…

Read More

Përfaqësuesi i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi e quan mendjeshkurtër Shqiprim Arifin, kryetar i Preshevës, për shkak të deklaratave të tij që Kosova të mos ndërhyjë në Luginë. Sipas tij, është jetike prezenca e Prishtinës dhe e Tiranës zyrtare në tri komunat ku jetojnë shqiptarët. Kamberi kërkon nga Kosova që të hartohet një program shtetëror për Luginën, ndërkaq thekson se prioritet i tij si deputet shqiptar në Serbi, është integrimi i barabartë dhe proporcional i shqiptarëve në organet shtetërore. Në intervistën për KosovaPress, ai flet edhe për regjistrimin e popullsisë në Luginë, për çka thotë se…

Read More

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se pretendimet e Serbisë për tërheqje të njohjeve Kosovës nga disa shtete, nuk janë të vërteta. Në një konferencë për media të mbajtur këtë të premte, ai tha se ndonëse Serbia nuk e njeh Kosovën, kjo e fundit është shtet që po ka sukses gjithandej, raporton Telegrafi. “Ndonëse Serbia nuk e njeh Kosovën, Kosova po ka sukses gjithandej. Jemi shembull i suksesit. Kosova jo vetëm që është shtet i pavarur, por është edhe aq shumë e pavarur nga mosnjohja e Serbisë. Kjo nuk duhet të harrohet asnjëherë dhe nervoza në Beograd vjen nga kjo…

Read More

Vitin e kaluar është shënuar numër rekord i arrestimeve dhe suspendimeve të policëve të Kosovës. Të njëjtit janë hetuar dhe është marrë masa për vepra penale korruptive. Vetëm gjatë vitit 2022 janë arrestuar mbi 100 policë, janë proceduar mbi 100 kallëzime penale dhe janë suspenduar 156 prej tyre. Në intervistën për KP, kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor, Kushtrim Hodaj flet për operacionet e njohura “Pika 1” dhe “Pika 2”, e po ashtu edhe për rastin e vrasjes së Hamide Magashit, ku u pasua me suspendime në stacionin policor në Lipjan. Hodaj thotë se numri i ankesave për zyrtarët policorë…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim drejtorin ekzekutiv të Banimit Social dhe të Drejtat Pronësore në Kosovë, Agron Beka. Me këtë rast ata kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ku ndër tjerash parashihet që në komunën e Vitisë të ofrohet ndihmë juridike falas për të gjithë banorët e komunës së Vitisë. Përndryshe ky projekt është mbështetur nga USAID- Justice Activity./GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në një takim Ekipin për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT), në Viti, të përfaqësuar nga togeri Shawn Stachula dhe rreshteri i stafit Ikëan Avilez. Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit ushtarak pos që kanë bashkëbiseduar për zhvillimet e gjithëmbarshme në komunën e Vitisë, ata kanë shfrytëzuar rastin për ta uruar kryetarin Haliti për vitin e ri 2023, dhe e kanë falënderuar për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, respektin dhe mikpritjen. Togeri Stachula bëri me dije se për shkak të ndërrimit të misionit për të, ai më nuk do të jetë në Viti…

Read More

Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ka mbajtur takimin publik lidhur me Planin e Punës së Kuvendit për vitin 2023. Ai ka thënë se Plani i vitit 2022 në bashkëpunim me Kryetarin, Drejtoritë dhe Asambleistët është përmbushur mjaft mirë, ku janë trajtuar numër i konsiderueshëm i vendimeve, rregulloreve, raporteve financiare dhe çështje tjera. Sipas tij grupi punues ka punuar edhe për planin 2023 duke përfshirë të gjitha çështjet e rëndësishme për qytetarët. “Edhe Plani për vitin 2023 përmbanë disa kategori ligjore që nuk mund t’i zhvendosim. Mirëpo janë propozuar nga grupi punues që dy mbledhje të Kuvendit të mbahen…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka mbajtur mbledhjen e parë të rregullt për këtë vit, me Këshillin e Drejtorëve. Në këtë takim, kryetari Haliti, ka kërkuar nga drejtorët që të angazhohen maksimalisht në realizimin e qëllimeve, objektivave dhe projekteve dhe kryerjen e detyrave të përcaktuara në përpikëri, për secilën drejtori përkatëse me qëllimin më të mirë të ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët vitias. Në këtë takim është folur për finalizimin e planeve të punës për vitin 2023 si dhe të raporteve të punës për vitin 2022. “ Dua të ju falënderoj për punën…

Read More