Author: admin

Të marten që lam pas Parlamenti Evropian i dha dritën jeshile liberalizimit të vizave për Kosovën. Kjo i ka gëzuar qytetarët. Data finale e lëvizjes pa viza në zonën Schengen, është 1 janari i vitit 2024. Por, a keni të drejtë të hyni dy herë në Schengen zonë? Po, mundeni. Ata të cilët udhëtojnë për në vendet e Evropës, që janë në këtë zonë duhet t’i llogarisin mirë ditët e tyre të qëndrimit. Ato nuk duhet ta kalojnë numrin prej 90 ditësh në periudhën kohore prej 180 ditësh. Cilat dokumente nevojiten për të udhëtuar? Dokumenti i cili nevojitet për…

Read More

Për 24 orë në Kosovë kanë ndodhur 48 aksidente komunikacioni. Policia bën të ditur se 20 aksidente ishin me persona të lënduar, kurse 28 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale. Sipas të dhënave të publikuar nga Policia, në ditën e premte kanë shqiptuar edhe 497 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit. Të premten, Policia ka arrestuar edhe 18 persona ku 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 4 në vuajtje të dënimit.

Read More

Drita e Gjilanit ka shënuar fitore të madhe me rezultat 1:0 ndaj Prishtinës, në takimin e javës së 30-të të elitës së futbollit të Kosovës. Epilogu u vendos me një gol në pjesën e parë dhe pikët mbeten në Gjilan. Futbollisti Kastriot Selmani është kreator i fitores së Dritës, duke shënuar me kokë në minutën e 42-të. Ndeshja u zhvillua në stadiumin ndihmës në Gjilan. Drita kryeson tabelën me 60 pikë por ka një ndeshje më shumë se Ballkani që ka 58 sosh dhe Prishtina renditet në vend të katërt me 41. Në javën e ardhshme, Drita do të…

Read More

Ditën e Tokës, komuna e Vitisë e ka shënuar me disa aktivitete, me të cilat u përmbyll edhe aksioni 22 ditor i pastrimit në komunën e Vitisë. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, pjestarë të KFOR-it amerikan, policisë, drejtorë të drejtorive e zyrtarë komunal, punonjës të kompanisë së pastrimit “Eco Higjinea, Njësisë së zjarrëfikësve dhe përfaqësuesit fetarë e të OJQ-ve, me rastin e kësaj dite kanë mbjellur lule në parkun e qytetit, nw sheshin “Calmy Rey” dhe nw disa pjesw tw qytetit në Viti. Kryetari Haliti shprehu përkushtimin e qeverisë lokale për ambient të shëndoshë, por…

Read More

Pasi ka kaluar mbi 4 dekada në procesin e drejtperdrejtë të edukimit dhe arsimimit të shumë e shumë gjeneratave, sot është pensionuar pedagogia gjilanase, Bahrije Veseli. Kontributi i Bahrije Veselit në edukimin e brezave të tërë, ndër vite e dekada, u vlerësua edhe nga Komuna e Gjilanit, gjegjësisht drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, Kushtrim Zeqiri si dhe drejtori i Shkollës së Mesme të Ultë “Abaz Ajeti”, Arsim Bejtullahu, të cilët e nderuar me mirënjohje për kontributin e saj në procesin edukativo-arsimor. Karrierën profesionale prej pedagoge, Bahrije Veseli e ka filluar në fshatin e saj të lindjes,…

Read More

KBI në Gjilan, së bashku me Shoqatën Bereqeti dega në Gjilan sot në natën e Fitër Bajramit ndau 150 pako ushqimore dhe miell. Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti“ sot në natën e Fitër Bajramit ka vazhduar t’u dalë në ndihmë familjeve në nevojë në Komunën e Gjilanit. U ndihmuan 150 familje të cilat kanë kërkuar ndihmë në zyrat e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, familjeve të jetimëve, shoqatave të Hendikosit, shoqatës shurdhmemecëve, komunitetit rom. Koordinatori i SHHB “Bereqeti” – dega në Gjilan, Iljaz Mustafa, tha se pakoja ushqimore përbëhet nga gjërat elementare për përgatitjen e iftarit dhe miell. Ai…

Read More

Komuna e Kamenicës ka pranuar 300 pako ushqimore nga Organizata Qatar Charity në Kosovë, e cila nuk është hera e parë që ndihmon në këtë formë qytetarët e Kamenicës. Këto pako janë shpërndarë gjatë ditës së djeshme për të gjithë ata që kanë pasur nevojë. Komuna e Kamenicës falënderon Organizatën Qatar Charity për ndihmesën e dhënë. Gjithashtu nga “Jetimat e Ballkanit” janë dhuruar 100 pako të tjera, për të cilat komuna i falënderon./GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe drejtoresha e arsimit, Arta Ajeti kanë pritur sot në takim të rregullt drejtorët e shkollave të komunës së Vitisë. Në këtë takim u diskutua rreth ecurisë së procesit arsimorë, nevojat që kanë shkollat për investime si dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta për 22 prillin-Ditën Botërore të Tokës./GJILANI INFO/

Read More

Sot me perëndimin e diellit përfundon muaji i shenjtë i Ramazanit, kurse nesër me mëngjes besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fitër Bajramit, pas një muaji sakrifice dhe përkushtimi. Me këtë rast unë dëshiroj të ju urojë të gjithë besimtarëve këtë festë të bekuar por edhe agjërim dhe lutje të pranuara. Urojë që festën e Fitër Bajramit t’a kremtoni me gëzime dhe harmoni me familjet tuaj. Gëzuar festën e Fitër Bajramit dhe agjërim të pranuar! Sinqerisht Bekim Azizi Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë

Read More

Në prag të shënimit të festës së Fitër Bajramit, dëshiroj të ju urojë të gjithë besimtarëve myslimanë këtë festë fetare. Uroj që pas një muaji sakrifice, pra të muajit të shenjët të ramazanit të festoni festën e Fitër Bajramit me familjarët, miqtë dhe me më të dashurit tuaj, në veçanti edhe me bashkatdhetarët tanë cilët gjenden për pushime në atdheun e tyre. Kjo ditë feste është edhe më e veçantë pasi që pos agjërimit besimtarët tregojnë edhe anën humane duke shtrirë dorën e solidaritetit me ata që janë në gjendje më të rëndë financiare dhe kanë nevojë për ndihmë.…

Read More