- Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
- Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
- Po kthehem
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Author: admin
Kamenicë: Mbahet takimi publik për punën e ekzekutivit për gjashtë mujorin e dytë të vitit 2025
Kryetari Kadri Rahimaj ka prezantuar punët e ekzekutivit për gjashtë mujorin e dytë të vitit 2025. Projekte të realizuara në arsim, infrastrukturë rrugore, shëndetësi, kulturë e zhvillim u paraqiten në detaje. Kryetari Rahimaj e nisi këtë takim publik me fushën e arsimit ku tha se gjashtë mujorin e dytë në fushën e arsimit janë realizuar punë tejet të rëndësishme si: është hapur drejtimi i ri – kulinari, 154 përfitues të bursës komunale këtë vit, të gjitha shkollat me kamera sigurie dhe sistem vijushmërie, është ndërtuar çerdhja e re në Koretin, mjete të reja didaktike dhe lodra për fëmijë në çerdhe,…
Me rastin e ditës së veteranit sot në varrezat e dëshmorëve në Viti, janë bërë homazhe dhe u vendosën kurore lulesh. Në emër të komunës së Vitisë, këtyre homazheve ju ka prirë zv.kryetari i komunës, Hasan Aliu me bashkëpunëtorë. Kurse homazhe dhe nderime kanë bërë edhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së në Viti si dhe qytetarë të shumtë. Përndryshe sot në ora 13:00 në fshatin Gjylekar, pritet të bëhet edhe inaugurimi i shkronjave të arta të UÇK-së./Gjilani INFO/
Bazuar në raportin e fundit ditor prej 24 orësh të Policisë së Kososvës, thuhet se brenda kësaj kohe kanë ndodhur 100 aksidente trafiku dhe se janë shqiptuar 1 mijë e 810 tiketa gjobitëse trafiku në tërë teritorin e vendit. Ndërkaq, për të njejtën periudhë kohore janë arrestuar 10 persona dhe 7 të tjerë janë dërguar në mbajtje, njoftuan sot autoritetet zyrtare policore të Kosovës./Gjilani INFO/
Me rastin e shënimi të “Ditës së Veteranit”, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjilan. Kjo vizitë u bë në kuadër të aktiviteteve, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës. Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka premtuar mbështetje edhe më të madhe për ta nderuar sakrificën dhe kontributin e tyre./Gjilani INFO/
Në prezencë të menaxhmentit të QKMF-së, shërbimit të Stomatologjisë dhe familjes Baliu është pensionuar pas një periudhe të gjatë pune, mbi 33 vite në shërbim të qytetarëve, Dr. Spec. Rukije Limani. Duke dhuruar mirënjohje dhe disa fjalë rasti, drejtori Dr. Basri Kamberi çmoi lartë profesionalizmin dhe karrieren e saj. Shefi i Shërbimit të Stomatologjisë Dr. Taulant Ramadani tha: “Pensionimi i Dr. Spec. Rukije Limani reflekton humbje për institucionet shëndetësore të Anamoravës e me gjerë. Ajo mbetet një prej personaliteteve më të shquara të shëndetësisë, qysh nga fillimet e saj të karrierës në vitin 1992 e gjerë më sot. Udhëheqësja…
“Arbnorja, gruaja më e votuar në Kamenicë në zgjedhjet lokale nga të gjitha partitë politike, për dy palë zgjedhje radhazi, do të udhëheq legjislativin komunal”, ka bërë me dije kreu i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj. Ai tha se përvoja e saj (Arbnore Beqiraj) profesionale dhe angazhimi i saj politik, e bëjnë Arbnoren njeriun më të denjë për këtë pozitë të rëndësishme e angazhim të ri. “Me këtë rol të ri, Arbnorja pritet të jetë zë i fuqishëm i qytetarëve dhe garantuese e funksionimit demokratik të Kuvendit Komunal, duke hapur rrugë për një kapitull të ri të përgjegjshmërisë dhe…
Fakulteti Juridik i UP “Kadri Zeka” ka organizuar takim me studentët për kampanjën “Qasja në Drejtësi”
Në kuadër të projektit “Ngritja e Vetëdijes dhe Besimit të Qytetarëve në Institucionet e Drejtësisë”, mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Fakulteti Juridik i Universitetit Publik “Kadri Zeka” organizoi panelin “FOL Hapur mbi Qasjen në Drejtësi”. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të kampanjës “Qasja në Drejtësi”, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe studentëve mbi të drejtat dhe mekanizmat e sistemit të drejtësisë. Studentë dhe njohës të fushës, krijuan një diskutim të hapur mbi sfidat dhe mundësitë për të përmirësuar qasjen në drejtësi. Prof. Asoc. Dr. Fatmire Krasniqi, Dekane e Fakultetit Juridik, tha se ky…
Qytetarët e Kosovës dëshmuan kulturë të lartë demokratike – Lëvizjes Vetëvendosje arriti fitore historike!
Ismajl Kurteshi Qytetarët e Kosovës i përgëzoj që dëshmuan kulturë të lartë demokratike, gjatë zhvillimit të këti procesi zgjedhor të lirë e të ndershëm. Lëvizjes Vetëvendosje! ia uroj fitoren historike të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025. Uroj që VV-ja këtë besim të fituar nga qytetarët, t’ua kthen atyre me punë të mira e të ndershme në dobi të vendit. Me drejtësi për të gjithë qytetarët. Me luftë kundër dukurive negative. Me bashkëpunim me ata që kanë vullnet për punë, për të mirën e Kosovës dhe respekt për të gjithë ata që e meritojnë. Suksese!
Është arrestuar një femër për shkak të dyshimit se ka ushtruar ndikim te votuesit e subjekteve tjera. E dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Gjilani INFO/
Arrestohet një qytetar në Gjilan për pengim të procesit të votimit dhe cenim të fshehtësisë së votimit
Policia ka arrestue një qytetar në Gjilan nën dyshimin se i njejti kishte ekspozuar fletëvotimin në qendrën e votimit, pasi e kishte plotësuar, para se ta vendoste në kutinë e votimit. Ky veprim është cilësuar nga Policia si pengim i procesit të votimit dhe cenim i fshehtësisë së votimit. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Gjilani INFO/

