Author: admin

Sopranoja e njohur ndërkombëtare me prejardhje nga Kosova, Elbenita Kajtazi, është vlerësuar me kurorën e operës së vitit 2022. Këtë e ka bërë të ditur drejtori artistik i Operës Shtetërore të Hamburgut, Christoph von Dohnányi, transmeton albinfo.ch. “Në opera, interpretimi Violetta nga sopranoja Elbenita Kajtazi, e cila këndoi dhe interpretoi edhe më bindshëm se paraardhëset e saj po aq të shquara si Pretty Yende dhe Aida Garifullina, ajo gjithashtu la nën hije partnerë të fortë, si Stephen Costello si Alfredo dhe Artur Ruciński si Germont, të cilët gjithashtu shfaqën një performancë fantastike. Për më tepër, Kajtazi në rolin e…

Read More

Shërbimet e sigurisë në Bosnje ua kanë ndaluar hyrjen gjashtë shtetasve të Serbisë, të cilët janë të lidhur me formacionin paraushtarak rus “Wagner”. Hyrja në Bosnje i është ndaluar Damnjan Knezheviq, lider i shoqatës “Patrulla e Popullit” në Serbi, anëtarëve të kësaj shoqate, Zoran Lekiq dhe Aleksandar Lisov, si dhe pjesëtarët e formacionit paraushtarak Wagner, Aleksandar Milovanoviqit, Zoran Paviqit dhe Dragan Mirkoviqit iu ndalua hyrja në shtetin bosnjak, shkruan istraga.ba. Ata janë shpallur persona të rrezikshëm për sigurinë kombëtare dhe u është ndaluar hyrja në Bosnje dhe Hercegovinë që nga fillimi i këtij viti. Milovanoviq, Paviq dhe Mirkoviq ndodhen…

Read More

VOA Njohës të fushës së ekonomisë në Kosovë thonë se një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë do të shmangte krizat e ngjashme me ato të fundvitit të kaluar në veriun e vendit që lanë pas vetes pasoja negative në aspekte të ndryshme ekonomike e posaçërisht në nxitjen e investimeve të huaja. “Një sfidë që ne e shohim dhe urojmë të mos ndodhë është përsëritja e krizave të mundshme në aspektin e sigurisë siç i kemi parë në fund të vitit 2022 meqë ato pastaj ndikojnë edhe në gjendjen e përgjithshme edhe sa i përket konsumit e nivelit…

Read More

Një personi i është konfiskuar patentë shoferi për një vit dhe i janë shqiptuar 500 euro gjobë, si dhe i janë vendosur pesë pikë negative, pasi i njëjti ka vozitur 125 kilometra në orë, në një zonë kur shpejtësia e lejuar është 40 kilometra në orë. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediet dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, e-mail: [email protected]  dhe numrat kujdestarë:…

Read More

Aktivitetet e Manifestimit  Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2023”, kanë vazhduar edhe këtë të diele, me ecjen për “Flakën e Janarit” në nderim të të rënëve për liri, gjegjësisht në nderim të heronjve Rexhep Mala, Nuhi Berisha e Kadri Zeka. Edhe nga Gjilani, por edhe nga Kamenica, pjesëmarrësit janë bërë bashkë për të nisur ecjen në nderim të këtij manifestimi, ecje kjo fillimisht deri te Kulla e Nuhi Berishës në Sfircë, për të vazhduar më pas deri te kulla (e papërfunduar) e Rexhep Malës në Hogosht, si dhe deri te kulla e Kadri Zekës në Poliçkë. Që edhe e ka…

Read More

Do të jetë po aq e shijshme sa edhe receta origjinale Përbërësit Për koren: ▪ 10 të bardha veze ▪ 200 gr arra ▪ një majë kripë ▪ 200 g sheqer ▪ xhelatinë 40 g Për mbushjen: ▪ 10 të verdha veze ▪ 130 g sheqer ▪ 150 ml qumësht ▪ 20 g kakao ▪ 200 g gjalpë Për dekorim: ▪ 15 g kakao ▪ 50 gr arra Përgatitja: Rrihni të bardhat e vezëve me pak kripë derisa të bëhen të forta. Shtoni xhelatinë dhe sheqerin dhe i përzieni me mikser. Pastaj shtoni arrat e grira apo të bluara…

Read More

Arsenali synon fitoren në derbin kundër Tottenhamit për të rritur diferencën e pikëve në krye të tabelës. Derbi i Londrës veriore është një prej ndeshjeve më të zjarrta në futbollin anglez. Kjo ndeshje do të zhvillohet sot, në “Tottenham Hotspur Stadium”, me fillim nga ora 17:30. Takimi në fjalë i takon javës së 20-të në Premierligë. Arsenali, që po kalon një sezon të shkëlqyer, synon që t’i kthehet fitores pas barazimit me Newcastle Unitedin javën e kaluar. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta me një fitore eventuale do të rriste edhe diferencën me Manchester Cityn, që të shtunën pësoi…

Read More

Kur intervista është drejt fundit me shumë gjasa intervistuesi do të ju pyes: “A keni ndonjë pyetje për mua?”. Kur e dëgjoni këtë pyetje, mund të mos e keni përgjigjen e menjëhershme dhe ju duket pak kohë të orvateni brenda vetes dhe ky është një sinjal që intervista është gati të përfundoj. Edhe pse të bësh pyetje mund të jetë e vështirë, megjithatë është gjithmonë më mirë të përgjigjesh në një pyetje sesa të refuzosh me mirësjellje ta bësh atë. Përndryshe, ju mund t’u lini intervistuesve përshtypjen se nuk jeni të përfshirë në bisedë, ose se nuk jeni mjaftueshëm…

Read More

Përpara se të merrni ilaçin, provoni mënyrat natyrale për të ulur temperaturën që përdornin paraardhësit tanë. Do të habiteni!Temperatura normale e trupit varion nga 36°C deri në 37°C, edhe pse te disa persona mund të kalojë 37 gradë nëse qëndrojnë në diell për një kohë të gjatë. Temperatura e trupit luhatet gjatë ditës, kështu që është më e larta ndërmjet 17 dhe 20 orë, dhe më e ulëta midis 3 dhe 5 orë. Gjithashtu, temperatura mesatare e trupit të njeriut ulet me moshën dhe ndryshon shumë nga temperatura e fëmijëve. Kur duhet ta ulim temperaturën? Temperatura te të rriturit…

Read More

 Fikret Lulanaj AMANETIN QË KA MARRË ÇDO SHQIPTAR NGA MALESIA, kur është nisur gyrbetqar Mbrëmjen e fundit para nisjes në gyrbet, secili i afërm që kishte ardhur “tma jepte dorën” fjalën e fundit që më tha ishte; ” Mos na harro, mos e harro Malsinë”. Baba plak at natë vonë me tha:” Djali im, këtë tokë të pergjakur e kemi trashiguar, amanet mos e harro, ktheju kur ti nevojitesh”, më përqafoj dhe ktheu kokën që mos ti shifeshin lotët që kishin filluar tja mbulonin fytyrën. Gjyshja ishte në shtrat, ishte e sëmurë, me thirri dhe me tha: “Eja të…

Read More