- Ndalet një person i dyshuar në Gjilan për kryerje të veprave penale: Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve
- Shqyrtohet mundësia e bashkëpunimit mes Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” nga Gjilani dhe Kolegjit AAB
- Universiteti “Kadri Zeka” ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare STEM-PD 2025 mbajtur në Stamboll
- Sokol Haliti pritet nga qytetarët e shumtë pas rizgjedhjes së tij për mandatin e katërt
- Kryetari Hyseni: Pamje fantastike nga sheshi i ndriçuar gjithandej
- Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 230 gjoba në trafik brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
- Alban Hyseni: Malisheva dhe “Rruga e Prishtinës” fuqishëm me Lëvizjen Vetëvendosje!
- Arbër Ismajli: Tash është momenti vendimtar. Nesër është dita jonë!
Author: admin
Qytetar të nderuar të komunës së Vitisë, sinqerisht kuptoj shqetësimet tuaja lidhur me ngritjen e çmimit të tatimit në pronë e cila fatkeqësisht po vjen në një kohë tani veç se të rënduar për shkak të ngritjeve të çmimeve edhe në shportën e konsumit por edhe në shumë shërbime. Këtë shqetësim dhe mos pajtim për ngritjen e tatimit në pronë e ndaj me ju dhe kërkoj nga qeveria dhe ministrit që të rishikojnë vendimet e saja në favor të qytetarëve. Për hirë të informimit të drejtë dua të ju njoftoj se kjo rritje është pasoj e vendimeve të nivelit…
Teatri Shqiptar i Shkupit prezantohet me shfaqjen “Nyjat” në festivalin “Talia e Flakës” – mirëpritet nga publiku
Festivali i Dramës Shqipe “Talia e Flakës 2023”, në natën e dytë ka sjellur para audiencës së kultivuar gjilanase, shfaqjen “Nyjat”, prodhim i Teatrit Shqiptar të Shkupit, tekst i autorit Refet Abazi. Në fakt drama e autorit Abazi, “Nyjat”, është vënë në skenë nga regjisori Kushtrim Bekteshi, me një kastë të gjërë aktorësh, kryesisht nga ansambli i këtij teatri, përfshirë aktorin Bislim Muçaj nga Prishtina. Fabula e shfaqjes flet për ‘nyjet’ në fatet e personazheve; luftën mes dritës dhe errësirës, të mirës dhe të keqës si dhe në aspektin metafizik – në nyjen mes Zotit dhe djallit, duke pasqyruar…
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se nëse potencialisht kjo qeveri nuk pranon ta themelojë Asociacionin, atëherë mundësia që të shkohet në zgjedhje është proces politik që s’mund ta interpretojë. Megjithatë, sipas tij, qeveria ka obligim kushtetues ta themelojë Asociacionin. “Ata janë përgjegjësi të cilat i kanë marrë ata njerëz. Qeveria duhet me i kry funksionet kushtetuese. Mbi bazën e votave ti ke përgjegjësi, kështu ka qenë gjithmonë dhe kështu duhet të jetë dhe kështu do të jetë dhe ato procese janë të ndara”, ka thënë ai në Info Nata në Tëvë 1. Sipas Hasanit, nëse veriut…
Komuna e Vitisë do të jetë përfituese e një projekti që ka të bëjë me marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve në këtë komunë. Projekt ky që implementohet nga Qendra Kosovare per Studime te Sigurisë (QKSS) i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ne bashkëpunim me Ambasadën e Gjermanisë ne Kosovë. Kryetari Haliti, e ka mirëpritur këtë projekt pasi që në këtë komunë jetojnë komunitete të ndryshme fetare dhe etnike duke potencuar Vitia është shembull në këtë drejtim. Ai megjithatë potencoi se projekti ka një rëndësi të veçantë, pasi që ndihmon në ruajtjen e bashkëjetesës./GJILANI INFO/
ADEM BYTYÇI Vetë i detyroi policët serbë të Kosovës të largoheshin nga institucionet në veriun e Kosovës, popullatën serbe në veriun e Kosovës e nxiti të vendosnin barrikada rrugëve, vetë mobilizoi Ushtrinë Serbe në kufi të Kosovës, dhe pas gjithë kësaj kampanje tha: “Kurti deshi ta konfrontoj Serbinë me NATO-n”. Kjo është inteligjenca e rrenave të serbëve për të cilën flet dhe krenohet edhe baba i kombit serb Dobrica Qosiç. Diçka t’vërtetë në mesin e këtyre rrenave serbe zaten edhe mund të ketë, ani pse ashiqare e gjithë historia serbe është e mbushur me rrena… Si është e mundur…
Anëtari i Arsenalit, Granit Xhaka është zgjedhur futbollisti i vitit 2022 te Zvicra. 30-vjeçari ka marrë çmimin pas një viti fantastik. Xhaka ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për përfaqësuesen, duke ndihmuar ekipin që të arrijë objektivat. Niveli i përformancës së mesfushorit ka njohur rritje viteve të fundit dhe këtë e thonë edhe shifrat. “Falënderoj edhe ata që nuk besuan tek unë, sepse më kanë shtyrë gjithmonë. Tre vjet më parë isha në Arsenal dhe tani jam këtu si lider. Çmimi do të thotë shumë për mua”, ka thënë Xhaka në eventin e organizuar nga Federata Zvicerane e Futbollit…
Laureta Rexha, “Më përcjellë nga larg lutje besimtarësh”, Logos A, Shkup, 2022 Milazim KRASNIQI Promovimi i një libri të ri zakonisht është një solemnitet, ku bëhen bashkë lexues e miq të autorit, me dashamirësi dhe disponim të mirë. Prandaj edhe ky promovim i librit të Laureta Rexhes është brenda kësaj kornize solemniteti, ku dashamirësia dhe disponimi i mirë janë dominues. Përveç që është një standard në jetën letrare e kulturore, kjo praktikë e tubimeve, ku respektohen vlerat, është edhe me peshë të shënueshme shoqërore, sepse në kohën në të cilën jetojmë, ka tendenca që njeriu të mbyllet më vete,…
Një periudhë e ftohtë që u përhap në të gjithë Kinën javën e kaluar teksa të dielën theu rekordet si dita më e ftohtë që është dokumentuar ndonjëherë. Temperatura e ajrit në Mohe, që ndodhet në veri të vendit, në kufi me Rusinë, ishte -53 gradë më 22 janar në orën 07:00 sipas kohës lokale. Kjo mundi rekordin e mëparshëm të vendit prej -52 gradë të vitit 1969, shkruan Bloomberg. Dymbëdhjetë stacione meteorologjike në Heilongjiang gjithashtu raportuan temperatura afër ose nën rekordet e tyre të temperaturës së ulët këtë fundjavë, tha byroja. Vetëm pak muaj më parë, Kina po…
Policia e Kosovës ka njoftuar për katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve. Këto raste kanë ndodhur në komunat Pejë, Gjakovë, Prizren dhe Lipjan. Në të gjitha rastet viktima kanë qenë gratë. Në katër rastet dy persona janë dërguar në mbajtje kurse dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. Rastet e plota sipas policisë: Pejë 21.01.2023-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Gjakovë 21.01.2023-21:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar…
Granit Rushiti me origjinë nga Kosova, mes shumë aktorësh suedezë dhe ndërkombatarë, fiton çmimin e parë në festivalin vjetor për vitin 2022 në Suedi me rolin kryesor në filmin ”Unë jam Zlatan”. Aktori shqiptar, Granit Rushiti, ka arritur ta fitojë çmimin Brumbulli i Artë për aktorin më të mirë në filmin “Unë jam Zlatani”, shkruan albinfo.ch. Rushiti është aktor me prejardhje shqipare, dhe tash po gëzon sukses të madh, pasi luajti rolin e superyllit suedez në futobll, Zlatan Ibrahmovic. “Nuk di prej nga t’ia nis. Fillimisht dua ta falënderoj Zoti për mundësinë që ma dha për ta fituar këtë…

