Author: admin

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhunimi që ka ndodhur të shtunën në Mitrovicë. Sipas raportit 24 orësh thuhet se viktimë e dhunimit ka qenë një vajzë e mitur. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës femër kosovare- e mitur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read More

Ndonëse konsumatorët janë të mbrojtur ligjërisht edhe në Kosovë, shkeljet e të drejtave të tyre janë mjaft të shpeshta. Nga shoqata “Konsumatori” thonë se konsumatorët janë njëherësh taksapagues dhe gjenerues kryesor të buxhetit të shtetit, por nuk përmenden asnjëherë nga institucionet. Ekonomia Online ka pyetur disa qytetarë se sa jamë të kënaqur si konsumatorë dhe a kanë vërejtur parregullsi nëpër markete. “Po ka shkelje. Në rend të parë që nuk janë çmimet në rregull. Çmimet i rrit secili market sipas interesave të veta. Sidomos çmimet për produktet bazike duhet me qenë të rregulluara me ligj, pra asnjëri të mos…

Read More

Është vetëm një nxënës që ndjek mësimet në klasën e parë të Shkollës Fillore “Rilindja” në fshatin Keqekollë të Komunës së Prishtinës. Klasa e dytë nuk ka asnjë, ndërsa të tjerat kanë nga dy deri në katër nxënës. “Për çdo vit ka rënie të numrit [të nxënësve]. Shkolla është më e heshtur”, thotë drejtoresha Qamile Gashi. Kur në vitin 2015 mori këtë pozitë, ajo tregon se shkolla i kishte 60 nxënës – sot i ka 19. “Disponimi i fëmijëve nuk është edhe aq në nivel, sepse nuk ka konkurrencë në klasë, nuk kanë shokë mjaftueshëm. Me padurim presin të…

Read More

Instituti Hidrometeoroligjik i Kosovës ka dhënë aprshikimi për pesë ditët e ardhshme. Ky është parashikimi i plotë: Parashikimi i motit për pesë ditë ( 27- 31 mars 2023)! Mot i ndryshueshëm E hënë- Mot kryesisht  i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat do të pësojnë ulje , sidomos në vlerat e maksimaleve. Parashihen edhe erëra të fuqishme në disa rajone të veriut të Dukagjinit, ndërsa në viset e larta me lartësi mbidetare mbi 800m , reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë. E martë- Mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Vranësirat vende-vende…

Read More

Në përvjetorin e rënies së dëshmorit të kombit Nijazi Azemi-komandant Mjekra, Institucionet komunale të Vitisë në krye me zv. kryetarin, Hasan Aliu dhe përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, përfaqësues nga Lugine e Preshevës dhe veteran të luftës së UÇPMB-së, policisë së Kosovës, subjekteve politike, deputetë të Republikës së Kosovës dhe të tjerë, kanë bërë homazhe dhe kanë vënë kurora lulesh tek varri i dëshmorit. Përndryshe për 3 ditë rresht, në komunën e Vitisë janë zhvilluar aktivitete të shumta kulturore e sportive në kuadër të Manifestimit “Flakadani i Karadakut 2023 ”, i cili manifestim do të përmbyllet sonte me…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti së bashku me drejtoreshën e Arsimit Arta Ajeti dhe kryetarin e sindikatës në nivel komunal Kemajl Bislimi, kanë vizituar sot mësimdhënësit të cilët janë duke mbajtur trajnimin me temë ,,Aplikimi dhe programimi i kompjuterëve në mësimdhënije”. Me këtë rast, kryetari Haliti i ka falenderuar mësimdhënësit për punën dhe përkushtimin e tyre që po e bëjnë edhe në këto ditë vikendi, me qëllimin e vetëm ngritjen e cilsisë në arsim. Përndryshe, ky trajnim që po mbahet në shkollën teknike, është organizuar nga SBASHK-u. /GJILANI INFO/

Read More

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ka bërë përgatitjet e nevojshme për pritjen sa më të mirë të muajit të Ramazanit. Sonte ka shtruar iftar për imamët dhe administratën e KBI në Gjilan. Në këtë iftar të gjithë imamët morën mesazhin nga kryetari i KBI-së, Naim Aliu, që gjatë ditëve të Ramazanit të japin maksimumin në mënyrë që xhematit t’i ofrojnë aktivitete të larmishme nëpër xhamitë e tyre. /GJILANI INFO/

Read More

Xhaka shënon dhe asiston Zvicra e ka turpëruar me rezultat 5:0 Bjellorusinë, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Karagjorgje” në Novi Sad të Serbisë. Granit Xhaka ia qet flakën Serbisë, përveç që ka shënua gol nga rreth 20 metra edhe ka asistuar në golin e pestë, nuk duhet harruar edhe goli i parë që ka qenë si kontribut i tij. Futbollisti Renato Steffen është trim i ndeshjes me het-trik që ka shënuar në minutën e 4-të, 17-të e 29’. Në minutën e 62-të, Xhaka nga rreth 20m metra ka shënuar në këndim e poshtëm të majtë, 4:0. Tre…

Read More

Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me barazim ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani. Të përzgjedhurit e Alain Giresse morën sonte një pikë nga përballja me Izraelin, rivalin që vlerësohet si një prej rivalëve për dy pozitat e para në grup. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Bloomfield” përfundoi me rezultatin 1:1. Kjo ishte ndeshje e parë në kuadër të Grupit I. Izraelitët ishin më të mirë në pjesën e parë, por ishin “Dardanët” që shkuan në pushim me epërsi minimale. Milot Rashica sulmoi portën kundërshtare në minutën e 36-të,…

Read More

Një person është arrestuar pasi ishte i kërkuar nga Policia e Kosovës për ngacmim. Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 28 shkurt në rrugën William Walker, ndërsa arrestimi është bërë të premten, në Prizren. Tutje bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Lexo po ashtu: Policia në kërkim të një të dyshuari për “ngacmim” në Prizren “William Walker , Prizren 28.02.203-19:15. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”,…

Read More