- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
- Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve
Author: admin
Vedat Muriqi nuk i njeh emrat e mëdhenj të klubeve: ai u shënon gola. Ai ka realizuar ndaj Barcelonës. Gjithashtu edhe ka asistuar. Në ndeshjen, pjesa e parë e të cilës është mbyllur me rezultat 2-1 për Mallorcan, Muriqi e ka gjetur golin qysh në minutën e tetë, duke e kaluar skuadrën e tij në një epërsi e cila është ruajtur deri në fund të pjesëlojës së parë. Por në minutën e dyzet e një Raphinha ka gjetur golin e barazimit për katalonasit. Megjithatë, Mallorca nuk ka lejuar që në pushimin pesëmbëdhjetë minutësh të shkohet baras. Ka qenë Prats ai…
Baki Ymeri Poeti shëmbëllen me fshirësin e pluhurit të yjeve, sidomos kur në vargjet e tij shpërthen metafora dhe fluturimi në qiell. Shpirti, ëndrrat, heshtjet, mallëngjimet, dhimbjet, meditimet mërgimtare, dashuria ndaj familjes dhe atdheut, janë disa nga subjektet që trajton Monda Hamitaj në korpusin e poezive të saj. Poetja na rekomandon t’i kultivojmë kujtimet dhe ëndrrat. Si e ndjen veten njeriu kur flet heshtja? Ka momente kur në vargjet e saj heshtja është një dhuratë hyjnore. Thonë se kur në dashuri mbizotëron heshtja, është fundi i gjithçkaje apo është vetëm fillimi! Me paqën e shpirtit tim dhe në heshtje,…
Remitancat deri në fund të korrikut 2023 arritën vlerën rreth 754 milionë euro, që paraqet rritje prej 12% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, ku vetëm në muajin korrik ishin 118.8 milionë euro. Këto të dhëna janë publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës, ndërsa remitancat më të larta vijnë nga Gjermania, Zvicra dhe SHBA-ja, transmeton Zeri.info. “Remitancat kryesisht vijnë nga shtetet e BE-së rreth 70% e gjithsej remitancave, prej të cilave kryeson Gjermania me 38.1% dhe ndiqen nga Zvicra me 17.6% dhe SHBA-ja rreth 7.5%. Sipas vlerësimeve preliminare, remitancat për muajin gusht ishin rreth 142.2 milionë euro.…
Në Kosovë çdo vit pothuajse mbyllen mbi 2 mijë biznese, përderisa numri i atyre që pasivizojnë biznesin e tyre është trefish më i madh. Kështu thotë për Radio Kosovën përfaqësuesi i bizneseve, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini. Fuqia e ashpër konkurruese, mos-mbështetja financiare shtetërore, politikat e ashpra fiskale, janë disa nga shkaqet që çojnë deri te mbyllja e një biznesi. Kështu thotë për Radio Kosovën kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini. Ai thotë se në tregun e ndërmarrësisë në Kosovë, në nivel vjetor, pothuajse hapen mbi 8 mijë biznese të reja, përderisa mbyllen mbi…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. Në Prishtinë temperaturat minimale do të jenë 14 gradë, ndërkaq ato maksimalet do të shkojnë deri në 22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare.
Ngjarjet e së dielës në veri të Kosovës, ku u vra polici Afrim Bunjaku, ka tronditur jo vetëm vendin por edhe më gjerë. Në lidhje me këto ngjarje kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi, u shpreh se janë shqetësuese dhe se prapa tyre qëndrojnë Serbia e Rusia. “Zhvillimet në veri të Kosovës janë shqetësuese dhe unë personalisht jam i stresuar me atë që pashë me dëshmi të madhe se nuk ka qenë vetëm një sulm i vetplanifikuar por ka qenë një grup i organizuar terroristë me pajisje të madhe të armatimit që ka planifikuar një proces të gjatë të eskalimit…
RARE me Fokus Grup në kuadër të projektit “Avoko kundër dhunës dhe pro diskutimit për edukimin seksual”
Në vazhdën e aktiviteteve që po organizohen në kuadër të projektit “Avoko kundër dhunës dhe pro diskutimit për edukimin seksual”, në Gjilan është organizuar aktiviteti i radhës. Drejtues të OJQ RARE thonë se ky aktivitet ishte një Fokus Grup i mbledhur për temën e projektit dhe njëkohësisht takimi shërbeu edhe si një sesion informues lidhur me projektin në fjalë. Të ftuar ishin persona me profesione të ndryshme dhe të moshave të ndryshme. Nga të pranishmit u diskutua hapur dhe lirshëm për fenomenet e ndryshme negative që janë pjesë e shoqërisë sonë, çfarë ndikimi kanë, kush janë shkaktarët dhe poashtu…
Presidenti i Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare, Andreas Minnich, ka shprehur ngushëllime për vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku, nga sulmi terrorist i së dielës në Banjskë. Përmes një reagimi zyrtar, Minnich ka thënë se autorët e këtij akti të neveritshëm duhet të mbajnë përgjegjësi. Ky është reagimi i plotë i tij: Kujtojmë Afrim Bunjakun, polici i Kosovës i vrarë me armë zjarri në krye të detyrës. Ne dënojmë fuqishëm sulmin e neveritshëm ndaj policisë së Kosovës. Zemra jonë është me familjen e oficerit të vrarë dhe dy oficerët e plagosur. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi dhe për këtë arsye është…
Mbledhjen e hapi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa të pranishëm ishin: Nënkryetari Faton Jakupi, asambleistët, drejtorët e drejtorive komunale, media dhe OJQ. Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika: 1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit, nga mbledhja e VIII-të e Kuvendit Komunal të Kamenicës. 2. Pytjet e legjislativit drejtuar ekzekutivit. 3. Shqyrtimi dhe Aprovimi i Draft- Buxhetit Komunal për vitin 2024 dhe parashikimet për vitin 2025-2026. 4. Propozim-Vendim Sh.02.nr.31532, për rritje të të hyrave vetanake. 5. Informatë nga Drejtoria Komunale e Arsimit. 6. Të ndryshme. Pas debatit nga asambleistët, me shumicë votash u miratua edhe Draft-Buxheti për…
Një femër ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 13:32, në Prishtinë. Tutje bëhet e ditur se e dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. “Është raportuar se e dyshuara femër kosovare ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. E dyshuar është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

