- Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim
- Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
- Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit
- Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij
- Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!
- Shqiptohen 1,606 tiketa trafiku, regjistrohen 67 aksidente dhe arrestohen 18 persona për 24 orë në Kosovë
- Prokuroria në Gjilan ndalon një person, kërkon paraburgim dhe ngre tetë aktakuza ndaj 11 personave
- Shënohet java botërore të diabetit në Viti
Author: admin
Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të sheqerit, si në brendësi të frytit dhe në lëkurë. Mandarina përmban vitamina A,B,C, sasi të konsiderueshme hekuri dhe sheqerna. Është një fryt tretës, freskues dhe me lëngun e tij mund të bëhet një limonadë shumë e kirë, që është e pranueshme edhe nga stomaku i fëmijëve. Në mjekësinë popullore përdoren gjethet, frutat, lulet, të cilat kanë po atë përdorim si tek portokalli dhe ndihmojnë sidomos në luftimin e infeksioneve. Kurimi i anemisë Në sajë të përmbajtjes së vitaminave dhe një sasie të konsiderueshme hekuri, kura…
Një tjetër prurje e bujshme duket se po bëhet gati nga Silvinjo për Kombëtaren shqiptare. Në skenë ka dalë emri i sulmuesit 18-vjeçar që aktivizohet te Mainz, Nelson Veiper. Burime të besueshme pranë FSHF-së, bëjnë me dije për “Panorama Sport”, se negociatat janë në rrugën e duhur dhe me shumë gjasa talenti me nënë shqiptare dhe baba gjerman do të zgjedhë të përfaqësojë Shqipërinë. Deri më tani Veiperi është pjesë e moshave të Gjermanisë, por jo për shumë gjatë, pasi së shpejti do të mbajë veshur fanellën kuqezi. Sulmuesi i Mainz, momentalisht është i dëmtuar dhe po rikuperohet pas…
Baki Ymeri Fjala e bukur poetike rumune u gjurmua edhe në këto komunitete bashkëkohore. Në themelet e panteonit të modernitetit poetik rumun, një kontribut meritor dha edhe “babai” i madh që do ta quaja poezi moderne, me në krye me poetin e famshëm Mihai Eminescu, i cili u pasua nga një grup poetësh si: Octavian Goga, George Coşbuc, Tudor Arghezi, Lucian Blaga, Nichita Stănescu, Anghel Dumbrăveanu, Marin Sorescu etj Në kuptimin femëror, vazhdimisht mbi bazën e këtij moderniteti poetik, në panteonin e letërsisë rumune veçanërisht, militon një brez i ri, me në krye Ana Blandina, Gabriela Melinescu, Florica Bud, Camelia…
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me shtatë muaj burgim serbin Millovan Bozoviq, i cili ka pranuar fajësinë për veprën – pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm – paraparë me Kodin Penal. Millovan Bozoviq kishte djegur dy vetura që kishin regjistrimin RKS. Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi konfirmoi për Telegrafin se të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim. “Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarit M.B, i akuzuar për veprën penale Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi nga…
Një bastisje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ndodhur të hënën në mëngjes në banesën e Blerim Shalës, ish-këshilltar politik i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po gjykohet nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për krime të pretenduara lufte në Hagë të Holandës. Artan Qerkini, avokat i Shalës, ka thënë në një përgjigje për mediat se bastisja ka qenë e shkurtër dhe se për shpalosjen e detajeve të tjera do të konsultohet gjatë ditës klientin e tij, ndërsa nuk dihet ende arsyet dhe rrjedha e bastisjes në banesën e ish-këshilltarit politik në Presidencën e Kosovës. Edhe…
Agjencia e Statistikave të Kosovës njofton se gjatë muajit shtator ka pasur rënie të përfituesve nga skema e ndihmës sociale, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në muajin shtator 2023, nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 20,671 familje me gjithsej 81,113 anëtarë, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, që ishte 24,169 familje me gjithsej 95,478 anëtarë, vërehet një rënie e numrit të familjeve përfituese nga kjo skemë për 3,498 ose 14,5%. Rënie e përfituesve nga skemat e pensioneve, krahasuar me një vit më parë Në muajin shtator 2023, krahasuar me muajin shtator…
Këshilli i spitalit Kantonal të Schaffausen-it ka zgjedhur Dr. med. Kujtim Veselin shef të Klinikës së Kirurgjisë dhe të Kirurgjisë Vaskulare, transmeton albinfo.ch. Ai do të fillojë detyrën e re më 1 janar 2024 duke pasuar Dr. med. Oliver Graubitz, i cili do të largohet nga spitalet e Schaffhausen. Dr. med. Kujtim Veseli ka përfunduar studimet për mjekësi humane në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës në Kosovë, të cilat i ka përmbyllur me sukses në fund të vitit 2008. Një vit më pas ai doli vullnetar si mjek në kujdesin ambulator në Qendrën për Mjekësi të Përgjithshme…
Vikendi i kësaj jave në Komunën e Kamenicës mblodhi qytetarë të shumtë jo vetëm vendas por edhe nga vendet e tjera të Kosovës, si dhe vizitorë nga vendet e huaja, për të provuar për herë të parë litarin rrëshqitës tek “Lugu i Verdhë”. Adrenalinë, buzëqeshje e mbi të gjitha një ambient tejet relaksues, ishte pamja që përcolli këta qytetarë së bashku më Kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, të cilët shijuan bukuritë e shumta të këtij vendi në Kamenicë. E shtuna ishte dita ku të gjithë të interesuarit shijuan për herë të parë falas litarin rrëshqitës tek “Lugu i…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbaj mot kryesisht me diell. Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 -7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-10m/s.
Të dielën FC Drita zhvillon ndeshjen e xhiros së 11-të atë ndaj KF Liria. Para kësaj ndeshje trajneri, Akis Vavalis tha se e bukura e kësaj ndeshje është se do të luajmë para tifozëve të tyre në stadium, ndonëse është një ndeshje e vështirë. “Nesër e kemi një ndeshje të vështirë dhe e rrezikshme kundër Lirisë. Pavarësisht pozitës së tyre momentale në tabelë janë një ekip shume i mirë me lojtarë shume cilësorë dhe meritojnë gjendje më të mirë tabelare. Për ne do të jetë një ndeshje ndryshe nga të tjerat, sepse duhet të dominohet nga ne dhe në…

