- Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim
- Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
- Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit
- Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij
- Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!
- Shqiptohen 1,606 tiketa trafiku, regjistrohen 67 aksidente dhe arrestohen 18 persona për 24 orë në Kosovë
- Prokuroria në Gjilan ndalon një person, kërkon paraburgim dhe ngre tetë aktakuza ndaj 11 personave
- Shënohet java botërore të diabetit në Viti
Author: admin
Vajza e rritur në Francë me origjinë shqiptare ka bërë një publik të tërë të brohorasë për performancat e saj në shumë koncerte të botës, përfshirë edhe ato shqipe, shkruan albinfo.ch. Erza Muqolli tashmë ka fituar zemrat e publikut dhe ka një sukses të madh, duke e cilësuar si një ndër zërat e rinj më të talentuar. Ajo me origjinë është nga fshati Zabel i Drenicës. Talentin për muzikë e ka spikatur familja e saj në moshën dyvjeçare. Ajo tani krahasohet edhe me këngëtaren e famshme franceze Indila. Viti 2024 është optimist për Erzën, e cila pritet të debutojë…
Diskriminimi i Serbisë ndaj komunitet shqiptar në Luginë të Preshevës ka prekur kufijtë e racizmit, thotë kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu. Lutfiu thotë se jeta e shqiptarëve në këto tri komuna nuk i ngjason një qytetari të rajonit. Në intervistën për kp, ai deklaron se vetëm në Bujanoc, Serbia po investon 5.3 milionë euro në shkollat serbe. Një gjë e tillë nuk po ndodh edhe në shkollat shqipe, për çka shprehet se janë në rrezik për mbyllje. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu thotë se çdo ditë e më tepër ka rënie të numrit të nxënësve…
Sfidat e ndryshme të cilat e përcollën ekonominë e vendit gjatë 2023-s, parashihet se do ta përcjellin edhe sivjet. Kështu të paktën vlerësojnë njohës të ekonomisë dhe deputetë të opozitës. Sipas tyre, ekonomia zor se mund të dalë nga kriza gjatë këtij viti. Por, optimistë se do t’ia dalin janë deputetët e partisë në pushtet. Kriza ekonomike vlerësohet se do të jetë kryefjala e zhvillimeve të cilat do ta përcjellin vendin gjatë këtij viti. Kështu të paktën thonë njohës të kësaj fushe dhe deputetë të opozitës, sipas të cilëve, mungesa e fuqisë punëtore, projekteve të reja e investimeve, do…
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me fjolla bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius. E krahasuan vazhdimisht me të, Loredana Zefi e befason me një video Ilirianën në Big Br… Ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare – çfarë ndikimi kishte Beckenbauer në zhvillimin e fu… Shigjetari: Horoskopi vjetor për 2024 Rast i rëndë në Prizren, 94-vjeçari tmerrohet në shtëpi nga grabitësi për 140 euro “Nga ai pres gjithçka” – banorët komentojnë vendimin…
Kryetari Hyseni prezanton projektin e KultQendrës, paralajmëron prezantimin e 7 projekteve në shtatë javë (VIDEO) 7 javë – 7 projekte Të dashur qytetarë, Për çdo javë do të prezantohen projektet më të mëdha për vitin 2024-25. Këto projekte, do të transformojnë qytetin, do të sjellin zhvillim dhe më e rëndësishmja do të rikthejnë Gjilanin në një nga qytetet më atraktive të Kosovës. KultQendra – 1.2mil € KultQendra është projekti i parë, që do të ndajmë me ju. Tashmë kontrata është lidhur. Ndërtimi pritet të përfundojë në këtë vit. – Sallë alternative e teatrit me rreth 250 ulëse; – Mbi 400…
Është pritur në një takim nga kryetari i komunës Sokol Haliti, ish futbollisti i mirënjohur dhe ish reprezentuesi i parë shqiptar në kombëtaren e Zvicres, Milaim Rama. Në këtë takim u bisedua për ecurinë e futbollit vitias dhe planet në të ardhmen. /GJILANI INFO/
Lutfi Haziri: Ekzekutivi i Gjilanit injoron personat e verbër duke mos e shënuar Ditën Botërore të Alfabetit të të Verbërve
“As këtë vit e për faqe të zezë, Komuna e Gjilanit nuk e ka shënuar në asnjë formë 4 janarin, Ditën Botërore të Alfabetit të Braille. Pavarësisht vendimit të qeverisë së Kosovës për respektimin e ditëve të veçanta kalendarike të personave me aftësi të kufizuara, institucionet lokale të udhëhequra nga z. Hyseni, shpërfaqën edhe njëherë arrogancën ndaj këtij komuniteti duke injoruar aktivitetin e tyre”, thuhet në një reagim të drejtuesve të LDK-së së Gjilanit. Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka uruar të gjithë personat e verbër për këtë ditë, veçanërisht, siç u shpreh ai: “Kryetarin…
Sot është mbajtur mbledhja e parë e Këshillit të Drejtorëve për vitin 2024, në të cilën u diskutua rreth të arriturave gjatë vitit që lëmë pas, për planet e punës së veprimit të drejtorive komunale dhe projekteve për këtë vit. Në këtë takim, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, fillimisht ka falënderuar drejtorët për punën dhe përkushtimin në realizimin e punëve gjatë vitit 2023, ndërkohë i ka uruar shëndet dhe rikthim sa më të shpejt drejtorit të Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari, Naim Pira, që gjendet jashtë vendit për shërim. Kryetari Haliti gjithashtu ka kërkuar nga drejtorët që…
Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Avdullah Tahiri” në Gjilan, ka njoftue policia, me c’rast janë lënduar tre persona, e të cilët pastaj janë liruar. pas pranimit të trajtimeve mjekësore. Rasti ka shkuar në procedurë hetimore njoftoi policia e Kosovës./GJILANI INFO/
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër pesë (5) personave. Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale: Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’, Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Kanosja’’./GJILANI INFO/

