Author: admin

Arben Veselaj (Sali Bytyçi: “Shinat e braktisura”, botoi “Faik Konica”, Prishtinë, 2024). Libri poetik “Shinat e braktisura” i autorit të mirënjohur nga Prishtina, Sali Bytyçi, është i shkruar me një frymëzim të lartë. Në poezitë e këtij libri, mbi të gjitha, ka lartësim për të mirën dhe përbuzje për të keqen. Poezitë e këtij libri brenda tyre e kanë këngën, filozofinë, historinë, kulturën, kritikën dhe dramën njerëzore. Ky libër, si rrallë ndonjë tjetër, na bënë dëshmi se poezia, përveç ndjenjë, është edhe dije. Autori Bytyçi, ashtu si edhe në librat pararendës, e shkund fjalën shqipe për t’ia nxjerrë ndryshkun, për…

Read More

Feride Rushiti, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), bëri të ditur se ajo dhe organizata e saj janë nominuar për Çmimin Nobel për Paqe 2025. “Jam thellësisht e lumtur dhe e nderuar se unë dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) jemi nominuar për Çmimin Nobel për Paqe 2025. Ky vendim për nominim, i propozuar nga deputeti i Parlamentit Suedez, z.Magnus Jakobsson më mbush me emocione të papërshkrueshme dhe mirënjohje të thellë”, bënë të ditur drejtoresha e QKRMT-së Rushiti. Nëpërmes një postimi në Facebook, ajo ka falënderuar deputetin suedez,…

Read More

Këtë të enjte, në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, në kuadër të Klubit të Karrierës që vepron në këtë shkollë, është mbajtur një sesion informues, në të cili para më shumë se 60 nxënësve në cilësinë e folësit mysafir (guest speaker) ka ligjëruar Ridvan Aliu, themelues i Future Minds Academy, i shoqëruar nga zyrtari i lartë në këtë akademi, Patrik Shehu. Fillimisht, Ridvan Aliu, duke folur për rëndësinë e orientimit në karrierë, ai është shërbyer me shembullin e tij personal, kur në moshë të re, para luftës në Kosovë, në kushte tejet të rënda kishte lënë atdheun dhe ishte zhvendosur…

Read More

Qeveria për Punësimin dhe Superpuna, ishte tema kryesore e bashkëbisedimit të kandidatëve për deputetë: Labinotë Demi Murtezi, Burim Demiri, Liza Gashi dhe Arbëreshë Kryeziu Hyseni, me drejtuesit dhe stafin shëndetësor, gjatë vizitës në klinikën shëndetësore “Swis Hospital”. Përmes programit të Superpunës, shumë profesionistë shëndetësorë dhe të profileve të tjera, në çdo cep të vendit, janë angazhuar me kontrata pune. Masave të qeverisë për qytetarët do t’i shtohet në mandatin që vjen edhe Superpuna për gratë. Vvazhdojmë me 500 mijë zemra që rrahin sikur një, me numrin 118.

Read More

Nazim Gagica, kandidat për deputet nga radhët e AAK-së. #137    #43 Takim me strukturat e AAK-së në Lladovë. Mobilizim i jashtëzakonshëm për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Është vlerësim i përgjithshëm se Aleanca është e vetmja që ka program zhvillimor dhe të realizueshëm, kandidat serioz për kryeministër dhe kandidatë të përgjegjshëm dhe të dëshmuar për deputetë. Kosova Fituese tanimë është e paalternativë.

Read More

Motiv i lartë për fitoren e PDK-së në Zhegër Takimet mobilizuese kanë vazhduar me nëndegët e Zhegrës dhe Llashticës, ku janë prezantuar kandidatët tanë për deputetë: Arben Mustafa, Zenun Pajaziti, Aurorë Osmani Buca, Florentina Osmani Vokshi, Qendrim Qerimi dhe Ilir Tahiri. Ata ndanë motivin e tyre për kandidim dhe theksuan arsyet pse kërkojnë mbështetjen tuaj. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, nënvizoi se PDK-ja është e vetmja forcë që mund ta nxjerrë Kosovën nga kriza, duke ofruar ide, propozime dhe alternativa konkrete që e bëjnë programin tonë më të mirë për ndryshimin e vendit. Kryetarët e nëndegëve, Burhan Isufi nga Zhegra…

Read More

PËR TË GJITHA MOSHAT, CEP MË CEP GJILANIT. Kandidatët për deputetë sot mbajtën takim të përzemërt me pensionistët dhe bashkëbiseduan ngrohtësisht me ta. Pensionet janë rritur dhe do të rriten përsëri. Po punojmë çdo ditë për dinjitetin e prindërve dhe gjyshërve tanë. Po ndërtohet Qendra për Qëndrim Ditor dhe kemi rikthyer kontrollat, duke shtuar kujdesin shëndetësor për pensionistët në Gjilan. Angazhohemi për kushte më të mira dhe mirëqenie për ta. Pensionistët, bashkë me 500 mijë zemra që rrahin sikur një për vendin tonë.

Read More

Skuadra e Gjilanit ka mbërritur në Antalia të Turqisë në mbrëmjen e 15 janarit, derisa është akomoduar menjëherë në hotel pas një dite udhëtimi. “Sistemi i punës do të nis një ditë më pas me ekipin që tashmë ka marrë planprogramin për gjatë qëndrimit në tokën turke. Zhvillimi i ndeshjeve miqësore është planifikuar nga data 18 janar me kundërshtarët tashmë të konfirmuar. Gjithë grupi është në dispozicion të stafit teknik, derisa pritet të kompletohet me ardhjet e reja”, njofton SC Gjilani.

Read More

Xhemile Adili Sonte Më lër të të puth shumë Të digjem në puthjet zjarr! Sonte Jam e dehur me dashuri Digju dhe ti në zjarrin tim! Bëhu prush! Sonte S’dua lot S’dua dhimbje Po dua stuhi! Territ dua t’ia lë trishtimin. Sonte Më lë të pushoj mbi rrahjet e zemrës sate Të pushoj sa të dua Të më shikosh Dhe të të shikoj thellë në sy Të heshtur të kuptohemi. Sonte Ndjenjat do të flasin vetë Kur buzët tona të përplasen Të lidhur me përqafim Të më shtrydhet loti i mallit Deri në agim. Sonte Jam e dehur me dashuri…

Read More