Author: admin

Lutfi Haziri: Pëlcet masoviteti nga tri lagje urbane – Dashnia po e shpëton Gjilanin, Anamoravën dha tanë Kosovën Jemi të impresionuar. Këtë kryengritje politike do ta përkthejmë në përparësi Gjilanin, Anamoravën e Kosovën tonë. Falënderim prej fundit të zemrës për këtë përkrahje madhështore Kodrës së Dëshmorëve, Rrugës se Ferizajt e Rrugës së Prishtinës, ndaj listës së LDK-së, të cilës i prinë kryeministri në ardhje, miku im Lumir Abdixhiku. Ne, kandidatët e LDK-së nga Gjilani, zotohemi se në Kuvendin e Republikës do të jemi gardianë të projekteve zhvillimore. Ju falënderoj deri në përulje. Do të mbetem gjithmonë, Lut4 Juaj!

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve V.S. dhe F.M., të cilët gjenden në masën e paraburgimit që nga data 12 nëntor 2024. Sipas aktakuzës, i pandehuri V.S., më 7 nëntor 2024, rreth orës 14h, në rrugën ,,Mërgimtarët e Gjilanit”, në Gjilan, me dashje, për shkak të një konflikti fizik të ndodhur para dy viteve, ka privuar nga jeta tani të ndjerin S.O., në atë mënyrë që derisa i ndjeri ishte duke hyrë në veturë, i afrohet dhe me armë e gjuan në pjesën e pasme të shpinës, ku pasi rrëzohet…

Read More

Një delegacion i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, i udhëhequr nga Rektori, prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, po merr pjesë në takimin fillestar (Kick Off) të projektit DELTA, që po mbahet në Universitetin Europian të Tiranës. Delegacioni i UKZ-së përfshin Prorektorin për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte, Prof. Dr. Dukagjin Leka, Dekanin e Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku dhe Prodekanin e Fakultetit Ekonomik, Prof. Ass. Dr. Lulzim Rashiti. Ky takimi shënon një hap të rëndësishëm për realizimin e qëllimeve të projektit DELTA, duke diskutuar përgjegjësitë e secilit partner, metodat e realizimit të aktiviteteve dhe zhvillimin…

Read More

Njësite Patrulluese nga Stacioni Policor në Kamenicë, gjatë patrullimit kanë hasur në dy kundërvajtës në dy raste të ndara të cilët gjatë drejtimit të mjeteve kanë përdorur telefonin mobil në kundërshtim me ligjin për rregullat në trafikun rrugor. Gjatë verifikimit është kuptuar se që të dy kundërvajtësit e kanë përsëritur kundërvajtjen e njëjtë për herën e dyte, andaj ndaj tyre janë shqiptuar gjoba në vlerë prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj. Në përputhje me lagjin për rregullat në trafikun rrugor, kujtojmë…

Read More

Ka nisur Festivali i Dramës Kombëtare “Talia e Flakës“, i cili tash e 34 vite me radhë mbahet në kuadër të Manifestimit “Flaka e Janarit” nën organizimin e Komunës së Gjilanit, përkatësisht Drejtorisë për Kulturë. Këtë vit atë e ka shpallur të hapur Donika Gërvalla, zëvendëskryeministre e Kosovës dhe njëherit edhe Ministre e Punëve të Jashtme. Ndryshe, Migjen Fazliu dhe Avni Shkodra, nga OJQ “Varg e Vi”, pasi kanë lëvduar punën e mëhershme të organizatorëve të Festivalit, kanë bërë me dije se cilat shfaqje do të jenë në program këtë vit: “Bëje ose vdis” – Teatri i Gjakovës, “Stiffler” –…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot moti do të jetë i vranët por me intervale të shkurtra me diell. IHMK-ja ka theksuar se në mëngjes ka kushte për mjegull dhe ngrica. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3°C deri në -1°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 6°C deri në 8°C.

Read More

Lutfi Haziri: Shikojeni madhështinë e Livoçit të Ulët e Livoçit të Epërm, në dy tubime të ndara, në shkollë dhe te “Eltoni”. Nuk ia falim asnjë minutë atyre që Komunën e shndërruan në një çiflig kunatash, balldëskash e baxhanakësh. Jam i impresionuar me këtë përkrahje të paparë të banorëve të këtyre dy fshatrave me Blinajën. Në fakt, me investimet tona në qeverisjen e LDK-së, këto vendbanime i kemi shndërruar në paralagje të qytetit dhe jemi krenarë për këtë. Ky besim na bënë nder dhe gardianë të projekteve zhvillimore për nahinë tonë. Ju falënderoj deri në përulje për këtë standard të ri…

Read More