Author: admin

Organizata joqeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi dhe Avancimi i të Drejtave të komunitetit Rom në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur tryezën lidhur me diskutimin në mes të grupeve të komuniteteve jo shumicë me institucionet komunale. Qëllimi i organizimit të tryezës ishte rritja e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve dhe institucioneve komunale përmes diskutimit të problemeve dhe sfidave që ballafaqohen qytetarët e komunitetit Rom. Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve në tryezën e organizuar kanë shprehur shqetësimet, sfidat dhe mendimet e tyre lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve të komunitetit Rom në proceset e vendimmarrjes për avancimin e të drejtave të komunitetit Rom në Komunën…

Read More

Për ata që nuk ishin në dijeni të saj, lëvozhgat e mandarinës përmbajnë përbërje të pabesueshme të dobishme që ofrojnë sheqer në gjak dhe ndihmojnë në mbajtjen e një mëlçie të shëndetshme. Përveç kësaj, disa studime kanë treguar se ndihmon sistemin e tretjes sepse lejon tretjen më të mirë të ushqimeve yndyrore. Ato janë në gjendje të shërojnë këto 7 probleme serioze: 1) Bronkit – Vetëm shtoni lëkurat e mandarinës në një gotë me ujë të vluar, lërini të qëndrojnë për një orë dhe pastaj konsumojeni. Kjo rekomandohet të konsumohet tri herë në ditë në mënyrë që të shëroheni nga…

Read More

FC Kosova Düsseldorf është nisur për Belek të Turqisë për fazën përgatitore për sezonin pranveror. Siç bëhet e ditur nga zyrtaret e klubit FC Kosova.. ekipi dhe stafi teknik do të qëndrojnë për 7 ditë në këtë qytet bregdetar për t’i mbushur nevojat fizike e teknike. Njoftimi i plotë i klubit FC Kosova Düsseldorf: Te nderuar bashkatdhetar, sponsorë, tifozë të FC Kosova Düsseldorf e.V. Skuadra ka fluturuar sot drejt Turqisë, atje ku do ta zhvillojë fazën e dytë përgatitore për vitin 2025, para se të nis sezoni pranveror. Presidenti dhe kryesia janë shumë te kënaqur me sukseset e fundit…

Read More

Investime të shumta janë realizuar në fushën e arsimit në Komunën e Gjilanit, ku tashmë janë krijuar kushte adekuate për mësim, për të rritur cilësinë e mësimdhënies dhe të mësimnxënies. Pos përmirësimit të infrastrukturës së shkollave e çerdheve, janë pajisur edhe me laboratorë, mjete adekuate për punë praktike, inventarë, me mjete didaktike dhe sportive. Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se që nga fillimi i qeverisjes kanë përkushtim të veçantë për fushën e arsimit që të ofrojnë një mjedis cilësor për të gjithë nxënësit. Fusha e arsimit është shtylla kryesore për formimin e brezave të rinj dhe përgatitjen…

Read More

Nga Prend Buzhala Kalosh Çeliku: Kopeja me zgjebe ndjek Autorin – dhjetë drama groteske, Botim i Autorit – Shkup, 2024).Në vend të parathënies Shtatë dramat e vëllimit “Imzot, lehin qentë“ të Kalosh Çelikut (“Imzot, lehin qentë“, “Ndihma e shpejtë“, “Zorra qorre“, “Kopeja me zgjebe ndjek Autorin“, “Lamtumirë bërllok”, “Kali i Trojës na polli në Bit-Pazar”, “Repriza e vëllazërim – bashkimit“, si dhe tri monodramat “Një vit frikë“, “Pabesia” dhe “Disidenti i Unionit të viçave“ përbëjnë një strukturë përmbajtësore – tematike, një tërësi stilistike e satirike. Është koha e thyerjeve sistemore – politike, kur po zhvisheshin kultet e totalitarizmit dhe kur…

Read More

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi, ka reaguar ashpër ndaj politikave të fundit të Serbisë, duke theksuar se ky shtet po rrëshqet drejt izolimit ndërkombëtar dhe një regjimi autoritar. Mustafi ka kritikuar dëbimin e dy shtetasve shqiptarë dhe ndalimin e 14 aktivistëve nga vende të BE-së dhe rajonit gjatë një seminari në Beograd, duke e cilësuar këtë si dëshmi të rrugës së gabuar të regjimit të Aleksandar Vuçiqit. “Me pretekstin e rrezikut për ‘sigurinë kombëtare,’ Serbia po shkel të drejtat themelore të individëve dhe po dëmton marrëdhëniet fqinjësore,” ka shkruar ai. Bashkimi Evropian ka…

Read More

Nga: Skënder KARAÇICA Në Çikago,në organizim të organizatës,,Car for Albania,,dhe të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan(KSHA)në manifestimin kulturor,,Dita e Lirisë,,do të nderojnë jetën dhe krijimtarinë letrare të shkrimtarit me shpirtin e dritës së lirisë, të demokracisë,të njeriut  shqiptar,i burgosuri politik Visar Zhiti.Për këtë manifestim kulturor në KSHA në Çikago thuhet se do të flitet për burgjet komuniste në Shqipëri dhe kalvari i botës intelektuale të kohës, nën prangat e regjimit komunist,që ngulfatnin frymën e njeriut shqiptar e ndalonin, e anatemonin artin e letërsisë me shkrimtarët,përmes ,,verdiktit ligjor,,(sic!)të mbyllur brenda grillave të burgjeve. Krijimtaria letrare dhe kronikat e jetës së shkrimtarit Visar Zhiti,tashmë kanë kaluar…

Read More

Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kandidatët për deputetë mbajtën takim me sportistë dhe përfaqësues të klubeve në Gjilan. 2.7 milionë euro është vlera e investimit, bashkëfinancim në mes të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Gjilanit, për krijimin e kushteve më të mira dhe përmirësimin e infrastrukturës në Palestrën e qytetit. Për sportin e sportistët, cep më cep. #118

Read More

Ish i burgosuri politik, Shaban Klaiqi nga Kamenica, është ndarë nga jeta, dje. Klaiqi, 75-vjeçar u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij, në orët e mëngjesit. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme. Lajmin e trishtë e kanë dhënë edhe familjarët në rrjete sociale. “Sot në mëngjes ka ndërru jetë baba jonë Shaban Latif Klaiqi. Për varrim ju njoftojmë me kohë.” “Lamtumirë shqiptar i madh e qëndrestar! Sot ne humbëm një familjar e Kosova një prej bijve që i dha shumë. Shaban Klaiqi – ish…

Read More

Sot në Viti, është duke u mbajtur një tryezë diskutimi me temën “Sfidat dhe mundësitë për të përmirësuar marrëdhëniet ndëretnike në komunën e Vitisë”. Aktiviteti po organizohet nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), me mbështetjen e National Endowment for Democracy (NED). Në hapje të takimit, zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, mbajti një fjalë rasti, ku theksoi rëndësinë e diversitetit kulturor dhe fetar në komunë. “Ne duhet të kemi parasysh se Komuna e Vitisë është një shembull i veçantë i bashkëjetesës multietnike dhe multifetare. Në qytetin dhe fshatrat tona, qytetarët nga kombësi të ndryshme dhe…

Read More