Author: admin

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 17.01.2025 – 23.01.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e treqind e gjashtëdhjetë e katër (1364) gjoba. Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në: Hetim i njëmbëdhjetë (11)  aksidenteve të trafikut me dëme materiale, Hetim i nëntë (9) aksidenteve të trafikut me të lënduar, Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për tridhjetë e dy (32) ngasës. Në përputhje me ligjin për rregullat në trafikun rrugor, kujtojmë të…

Read More

Festivali i dramës shqipe “Talia e Flakës 2025”, në natën e dytë garuese solli në konkurrencë para publikut gjilanas shfaqjen “Stiffler”, prodhim i teatrit alternativ “Integra” nga Prishtina. Që në hapje të siparit, shikuesit e kufizuar në numër, u ballafaquan me disa ndodhi e ngjarje të befasishme e të përnjëhershme në strukturën e shfaqjes, përfshirë tekstin e autores, çasjen e mbarështrimit skenik nga regjisori, si dhe lojën e aktorëve, të cilët përgjatë rrjedhës së shfaqjes i hasim të transformuar në disa karaktere. Në një mëngjes të rëndomtë, Hava, një punëtore seksi mbi të 40-at, futet në dhomën e pranimit të…

Read More

Policia ka arrestuar një person në Radivojcë të Vitisë, pasi që i njëjti dyshohej se kishte shtënë me armë zjarri, bëri me dije sot policia. Sipas saj, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar 13 gëzhoja. Ndërkaq, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 70 fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, njofton policia./GJILANI INFO/

Read More

Policia njofton se fjala është për një person që i përket gjinisë mashkullore, person ky që është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. “Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, bëhet e ditur nga policia. Ndërkaq, thuhet se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML./GJILANI INFO/

Read More

GRATË BASHKË ME 500 MIJË ZEMRA QË RRAHIN SI NJË ME NUMRIN 118 PËR REPUBLIKËN TONË Gratë dëshmuan edhe njëherë, në tubimin madhështor sot në Gjilan, mbështetjen për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe Kryeministrin Albin Kurti. Të pranishmeve iu drejtuan Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari dhe Kryetarja e GVV-së së qendrës tonë, Arijeta Rexhepi. 118 është numri i 9 shkurtit. #cepmëcep

Read More

Menaxhimi i sheqerit në gjak fillon sapo të zgjoheni. Nga ajo që hani deri tek mënyra se si lëvizni, zakonet tuaja mund të kenë një ndikim të madh në stabilitetin e sheqerit në gjak gjatë gjithë ditës. Nivelet e shëndetshme të sheqerit në gjak mund të ndihmojnë në ruajtjen e niveleve më të qëndrueshme të energjisë, humor më të mirë, fokus më të mirë dhe më shumë. Nga ana tjetër, pikat e mprehta dhe rënia e sheqerit në gjak mund të çojnë në lodhje, uri, nervozizëm dhe një rrezik më të lartë të sëmundjeve kronike si rezistenca ndaj insulinës…

Read More

Është mbyllur me rezultatin e barabartë dueli miqësor përballë skuadrës Elimai nga Kazakistani (1-1). Fraksioni i parë i ndeshjes u mbyll me epërsinë minimale të “kuqebardhëve” pas golit të realizuar në fundin e pjesës së parë nga sulmuesi Senad Jaroviq. Ndeshja nisi me ritëm dhe raste për shënim nga të besuarit e Ardian Nuhiut, teksa mundësi shënimi u treguan për Edi Basan, Oltion Bilallin dhe Senad Jaroviq. Megjithatë, goli erdhi në fundin e pjesës së parë, pas një aksioni model të nisur nga vetë Jaroviq përmes Edi Basa, Armend Thaqit dhe Kushtrim Shabanit, ky i fundit asistoi për sulmuesin…

Read More

Libri është një pasqyrë: po doli para ndonjë gomar, mos prit që aty të shfaqet ndonjë apostull – G. Lichtenberg Mund të lexohet mirë vetëm ajo çka lexohet për ndofarë qëllimi vetjak. Ndoshta për të fituar njëfarë pushteti. Nuk bëhet nga urrejtja për autorin  – Paul Valéry Nga: W. H. Auden Përktheu nga origjinali: Elvana Zaimi Interesat e një shkrimtari dhe interesat e lexuesve të tij nuk përkojnë kurrë dhe nëse, në ndonjë rast, ndodh të puqen, ky është një aksident fatlum. Në lidhje me një shkrimtar, shumë lexues i besojnë Standardit të Dyfishtë: ata mund ta tradhtojnë sa herë të…

Read More

Një aksident i rëndë automobilistik në Toronto, Kanada, më 20 janar 2025, i mori jetën tragjikisht 25-vjeçares shqiptare, Agnesa Shukulli. Ngjarja ndodhi kur automjeti ku udhëtonte Agnesa me një djalë doli nga rruga dhe përfundoi në liqenin Ontario, pranë Lakeshore Boulevard East, përcjell albinfo.ch. Referuar raportimeve nga mediat lokale, ekipet zjarrfikëse arritën në vendngjarje dhe gjetën njërin nga personat mbi çatinë e makinës, ndërsa tjetri ishte ende brenda automjetit. Të dy të aksidentuarit u shpëtuan dhe u dërguan me urgjencë në spital. Fatkeqësisht, Agnesa nuk mundi t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë në spital. Agnesa Shukulli kishte emigruar në…

Read More