Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë

June 27, 2026

U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik

June 26, 2026

Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë

June 26, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë
  • U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik
  • Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë
  • Kryetari Hyseni dhe ministri i Shëndetësisë, flasin për investime të reja shëndetësore në Gjilan
  • Policia e Gjilanit apelon për kujdes të shtuar ndaj përdoruesve të trotinetëve
  • Kuvendarët e Gjilanit miratojnë Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027-2029
  • Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026
  • Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Universiteti Publik “Kadri Zeka” organizon punëtorinë për hartimin e Planit të Veprimit 2025
Lajme Lokale

Universiteti Publik “Kadri Zeka” organizon punëtorinë për hartimin e Planit të Veprimit 2025

adminBy adminFebruary 3, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Në kuadër të përmirësimit të menaxhimit strategjik dhe zhvillimit të qëndrueshëm institucional, Universiteti Publik “Kadri Zeka”, nën udhëheqjen e Rektorit Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, ka organizuar një punëtori për Hartimin e Planit të Veprimit për vitin 2025.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe Prorektorët, Dekanët e Fakulteteve, udhëheqës, profesorë dhe zyrtarë të tjerë të universitetit, të cilët u angazhuan në mënyrë aktive në një proces konsultativ për planifikimin e aktiviteteve të ardhshme. Qëllimi kryesor i kësaj punëtorie ishte të sigurohej zhvillimi dhe cilësia e zbatimit të aktiviteteve të parashikuara për vitin akademik.

Në hapjen e punëtorisë, Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku theksoi rëndësinë e një planifikimi të qartë dhe të strukturuar për të siguruar një qeverisje efikase të universitetit dhe për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies, kërkimeve shkencore dhe shërbimeve akademike.

“Universiteti ynë synon të përmirësojë vazhdimisht standardet akademike dhe të krijojë një mjedis të favorshëm për studentët dhe stafin akademik. Hartimi i një Plani të Veprimit gjithëpërfshirës për vitin 2025 do të na ndihmojë të arrijmë objektivat tona strategjike dhe të sigurojmë një zhvillim të qëndrueshëm në përputhje me standardet ndërkombëtare,” u shpreh Rektori Dermaku.

Plani i Veprimit është një vazhdimësi e Planit Strategjik të Universitetit, i cili përfshin pesë objektiva strategjike:

Ofrimi i programeve cilësore të studimit në përputhje me kërkesat e tregut dhe zhvillimin social;

Zhvillimi i veprimtarisë shkencore për përmirësimin e cilësisë së studimeve dhe inovacionit;

Ndërkombëtarizimi si element i zhvillimit të brendshëm;

Krijimi i kushteve infrastrukturore për mësim cilësor;

Zhvillimi i praktikave efektive të menaxhimit.

Këto objektiva zbërthehen në objektiva specifike, ku përcaktohen aktivitetet përkatëse dhe monitorohen përmes treguesve të performancës.

Gjatë punëtorisë, pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime dhe analiza të thelluara mbi fushat kryesore të zhvillimit institucional, duke përfshirë:

Përmirësimin e cilësisë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor, si dhe zhvillimin e programeve studimore, zhvillimin e kapaciteteve akademike dhe administrimit të burimeve njerëzore, rritjen e bashkëpunimit me universitetet dhe institucionet ndërkombëtare, zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës universitare, digjitalizimin dhe inovacionin në proceset akademike dhe administrative, si dhe forcimin e angazhimit me komunitetin dhe tregun e punës.

Pjesëmarrësit dhanë propozime konkrete për secilën prej këtyre fushave dhe u dakorduan për nevojën e vendosjes së objektivave të matshme dhe të realizueshme që do të ndihmojnë në zbatimin efektiv të planit.

Në fund të punëtorisë, u bë një përmbledhje e pikave kryesore të diskutuara dhe u përcaktuan hapat e mëtejshëm për finalizimin dhe miratimin e Planit të Veprimit për vitin 2025.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” do të vazhdojë të punojë në detajimin dhe zbatimin e këtij plani, duke përfshirë konsultime të mëtejshme me të gjitha palët e interesit për të siguruar një proces gjithëpërfshirës dhe efektiv. Kjo punëtori ishte mjaft e rëndësishme për zhvillimin e një institucioni më të fortë, më inovativ dhe të orientuar drejt standardeve më të larta akademike dhe kërkimore, për një të ardhme më të mirë për studentët, stafin dhe komunitetin në përgjithësi. /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik

June 26, 2026

Kuvendarët e Gjilanit miratojnë Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027-2029

June 26, 2026

Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026

June 24, 2026
Mos humbni
Opinione

Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë

By adminJune 27, 2026

Shkruan: Sabri Abdullahu Rrëfimet e Nënë Zelës për vuajtjet dhe sakrificat e familjes së…

U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik

June 26, 2026

Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë

June 26, 2026

Kryetari Hyseni dhe ministri i Shëndetësisë, flasin për investime të reja shëndetësore në Gjilan

June 26, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë

June 27, 2026

U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik

June 26, 2026

Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë

June 26, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.