- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
- Kosova përballë përgjegjësisë së shtetformimit
- Konstituohet Këshilli Drejtues në UP “Kadri Zeka” si dhe zgjedhet ushtruesi i detyrës së Prorektorit për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë
- Më dhuro një lule…
- QKMF Gjilan ka vazhduar angazhimet për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve
- Kryetari Haliti ka pritur në takim studentë nga Universiteti Justus Liebig-Gissen
- Aktiviteti në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit gjatë vikendit të fundit
Author: admin
Përgjigjja e PDK-së në ftesën për takim nga kryetari i Gjilanit z.Hyseni Partia Demokratike e Kosovës e konsideron tejet të vonuar ftesën zyrtare të kryetarit të komunës së Gjilanit, për tu takuar me kryetarin e degës së PDK-së Riad Rashiti, për të diskutuar seriozisht dhe profesionalisht lidhur me miratimin e buxhetit komunal për vitin 2025. Pa pjekuria politike e kryetarit të Gjilanit, e ka sjellë komunën e Gjilanit në këtë gjendje kaosi në të gjitha aspektet dhe në të gjitha fushat. Inatet politike dhe kokëfortësia në qeverisje janë të dëmshme, besoj se tashmë e kanë provuar dhe janë ngopur me…
LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie. Ky rend shtëpie dhe kultura jonë politike e solli Lumir Abdixhikun në krye të LDK-së, i cili e mban rendin e shtëpisë. LDK, me Lumirin në këtë proces, organizoi parafushatë të jashtëzakonshme, proces fushate shembull dhe solli në ditën e zgjedhjeve standard të ri në politikë. Pa LDK-në as nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese. LDK respekton vullnetin qytetar dhe në mënyrë të përgjegjshme e pret Kryetarin e saj me na udhëheq në pjesën e tretë të zgjedhjeve, atë paszgjedhore. Koha për durim!
Me rastin e 34 vjetorit të vrasjes së qytetarit vitias, Milaim Tahiri, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorë, familjarë të martirit dhe të tjerë, kanë bërë sot homazhe. Mbi varrin e tij në Gërmovë të Vitisë janë vendosur kurora lulesh./GJILANI INFO/
Kryetari i Gjilanit Hyseni, fton në takim kryetarin e Degës së LDK-së Hazirin dhe atë të PDK-së Rashitin
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka ftuar kryetarin e Degës së LDK-së në Gjilan Lutfi Hazirin dhe ushtruesin e detyrës së kryetarit të Degës së PDK-së në Gjilan Riad Rashitin, për takim lidhur me votimin e buxhetit të vitit 2025. Sipas kryetarit Hyseni, kjo ftesë po bëhet në vazhdën e përpjekjeve për tejkalimin e situatës së krijuar. “Kemi pasur konferenca të jashtëzakonshme dhe seanca urgjente të shumta për të miratuar buxhetin, por pavarësisht këtyre përpjekjeve, nuk kemi arritur deri tash të biem dakord të bëjmë marrëveshje për miratimin e buxhetit”, tha Alban Hyseni. I pari i Gjilanit, theksoi…
Hyseni: Viktima tani është e sigurt në duar të institucioneve, e vendosur në rehabilitim shëndetësor
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar lidhur me rastin e raportuar në media gjatë ditës së djeshme për qytetaren me inicialet A.S na ka tronditur të gjithëve. I pari i Gjilanit, tregon se si kryetar, ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet e rendit dhe ato shëndetësore. “Ju siguroj se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe ju njoftoj se viktima tani është e sigurt në duar të institucioneve, e vendosur në rehabilitim shëndetësor. Gjithashtu, organet e rendit kanë trajtuar rastin dhe identifikuar të dyshuarin e këtij akti të shëmtuar, i cili është arrestuar nga…
Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar dy mijë e 109 tiketa trafiku, ka evidentuar disa aksidente, ku 27 prej tyre thuhet se ishin me dëme material dhe 13 aksidente tjera me të lënduar. Gjatë kësaj periudhe kohore, janë arrestuar 17 persona, ndërsa 11 të tjerë janë dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
Policia e Gjilanit është njoftuar nga një qytetar për hasjen e tij në një mjet të pa shërthyer në fshatin Partesh. Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes, derisa aty ka dalë njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it. FSK dhe KFORI e kanë tërhequr mjetin e dyshimtë pa ndonjë incident./GJILANI INFO/
Prokuroria Themelore në Gjilan: Janë akuzuar 4 persona për posedim droge, vjedhje shërbimesh dhe shpërfillje të Gjykatës
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale, bëhet e ditur sot nga Prokuroria Themelore në Gjilan. Njoftohet se me urdhër të prokurorit, është ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Mashtrimi”. Ndërkaq, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprat penale: Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”, një (1) aktakuzë…
Pasditen e së martës, në oborrin e shtëpisë në Gjilan është gjetur i vdekur një person I moshës 69 vjeëare, ka njoftuar Policia. Për rastin, dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje. Policia ka njoftuar se afër trupit të tij është gjetur një armë zjarri dhe një gëzhojë me të cilën dyshohet se personi të ketë kryer vetëvrasje. Ndërkaq, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./GJILANI INFO/
Person me inicialet D.M është arrestuar pasi dyshohet se është përfshirë në të paktën dy raste të vjedhjeve të rënda. Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se rastet kanë ndodhur gjatë muajit shkurt të këtij viti. “Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan me datën 11.02.2025 si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të shpejta dhe efikase operative e hetimore ka arritur që të identifikoj, lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin D.M. (viti i lindjes 1992, mashkull kosovar). Arrestimi i tij është bërë me dyshimin e përfshirjes së tij në të paktën dy raste të vjedhjeve të rënda, raste…

