Author: admin

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunajku, ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me Projektin për Decentralizim dhe Mbështetje Komunave (DEMOS), që zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation. Qëllimi i këtij memorandumi është bashkëpunimi për përmirësim të qeverisjes pjesëmarrëse dhe sigurimit të angazhimit kuptimplotë të qytetarëve në procesin e planifikimit të hershëm buxhetor komunal”, tha nënkryetarja e komunës. Sipas saj fusha e veprimit të këtij memorandumi përfshinë sigurimin e mbështetjes teknike dhe fuqizimin e kapaciteteve nga projekti DEMOS për të mbështetur komunën në arritjen e këtyre objektivave, së bashku me angazhimet e komunës për të zbatuar masat specifike./GJILANI INFO/

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve A.I. dhe E.D., pasi që në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Grabitja’’ nga neni 317 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas aktakuzës, të pandehurit A.I. dhe E.D., me datën 18 janar 2025, në Gjilan, me qëllim të dobisë pasurore të kundërligjshme, me përdorimin e forcës apo kanosjes serioze, me mjet të rrezikshëm sëpatë dhe thikë, kryejnë grabitje në dëm të të dëmtuarit A.A. Fillimisht e thërrasin të takohen, hyjnë në veturën e tij dhe kërkojnë nga i njëjti që të lëvizë në…

Read More

Koordinatorja e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut në Komunën e Kamenicës, znj. Nazmije Demolli Kastrati, ka marr pjesë në tryezën e diskutimit me temën: “Realizimi i të drejtave të njeriut pas pavarësisë së Kosovës”, e cila u mbajt në Komunën e Vushtrrisë në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Znj. Demolli Kastrati ndau përvojën e saj në këtë fushë, ku tha se kontributi i saj dhe i Komunës së Kamenicës është i vazhdueshëm në avancimin e të drejtave të njeriut, e kjo ka bërë që ky model të jetë e…

Read More

Policia në Gjilan nga 7 deri më 13 shkurt në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik ka shqiptuar 1288 gjoba. Bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në hetimin e nëntë aksidenteve të trafikut me dëme materiale, “Hetim i katërmbëdhjetë (14) aksidenteve të trafikut me të lënduar. Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet e tre (23) ngasës”, thotë policia. Policia atje i ka kujtuar të gjithë shoferëve të mjeteve me veprim motorik se gjatë kohës së drejtimit i ndalohet mbajtja e telefonit…

Read More

Po vazhdojnë punimet me ritëm të shpejt për ndërtimin e qendrës për qëndrim ditor për personat e moshuar, bujtinës për student dhe kuzhinës popullore në Gjilan. Në këtë qendër do të ofrohen shërbime për 100 të moshuar, 200 shujta ditore për familjet në nevojë dhe strehim për 30 studentë që do të kenë mundësinë të banojnë. Për të për parë ecurinë e punimeve në këtë vend punishte ishte kryetari i Komunës s ë Gjilanit, Alban Hyseni. “Po punohet intensivisht për një projekt të rëndësishëm që do të ofrojë mbështetje dhe përkujdesje për qytetarët tanë”, tha Hyseni. I pari i…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, njofton se pas postimit nga qytetarët në rrjetin social “Facebook” të fotografisë së të dëmtuarës A.S. me lëndime trupore, ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë veprime hetimore, lidhur me këtë çështje penale. Me urdhër të prokurorit kujdestar rasti është inicuar si “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria Themelore në Gjilan në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në mënyrë që të identifikohet/en kryerësi/it e kësaj vepre penale, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Gjilanit./GJILANI INFO/

Read More

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan është parandaluar futja e kontrabandës. Tutje thuhet se gjatë kontrollit të rrobave të sjella nga familjarët e të burgosurve, zyrtarët korrektues kanë gjetur dhe konfiskuar lëndë narkotike. Dyshohet se ishte destinuar për ta futur brenda Qendrës së Paraburgimit në Gjilan./GJILANI INFO/

Read More

Universiteti Publik “Kadri Zeka” vazhdon të forcojë bashkëpunimin me institucione akademike ndërkombëtare, duke ofruar mundësi të shkëlqyera për studentët e tij. Këtë herë, dy studente të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Adela Salihu dhe Kaltrinë Rushiti, janë përzgjedhur për të ndjekur nga një semestër në dy universitete të njohura në Turqi, Manisa Celal Bayar University dhe Kastamonu University, përmes Programit të Mobilitetit të Kredive Ndërkombëtare (ICM), pjesë e së cilës është Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan. Kjo tregon angazhimin e Universitetit “Kadri Zeka” për të ofruar mundësi akademike dhe profesionale për studentët e tij. Ky program ndërkombëtar është një…

Read More

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti së bashku me zëvendësin e tij Hasan Aliu, drejtoreshën e Arsimit, Arta Ajeti dhe të tjerë kanë pritur sot në një takim mësimdhënësin vitias, Hajdar Emërllahu, i cili pas 33 vitesh kontribut në arsim po i jep fund karrierës së tij si edukator i gjeneratave të shumta. Gjatë takimit, kryetari Haliti e falënderoi z. Emërllahun për përkushtimin dhe rolin e tij në arsimimin e të rinjve, duke theksuar rëndësinë e punës së mësimdhënësve në edukimin e brezave të shumta. Në shenjë falënderimi, kryetari i komunës i dhuroi atij një mirënjohje. Përndryshe mësimdhënësi…

Read More