Author: admin

I njejti, gjatë ikjes, disa herë ka goditur veturën zyrtare të policisë e cila ishte në ndjekje të tij, me ç’rast lëndime trupore  patën pësuar katër zyrtarë policorë që ndodheshin në veturë e tyre. Personi që kishte shkaktuar rrezik të përgjithshëm në rrugën e Kumanëvës në Gjilan, më 29 janar të këtij viti, duke mos u ndaluar në pikën e kontrollit të policisë, përkatësisht ikjes së tij nga vendi i ngjarjes me automjet është arrestuar, njofton policia. Sipas policisë, personi i dyshuar gjatë ikjes, disa herë ka goditur veturën zyrtare të policisë e cila ishte në ndjekje të tij, me…

Read More

“Në fluturimin e radhës mbi 14 orësh për në Nju-Jork, e pata mundësinë e rrallë me fluturu me B777 për pak minuta mbi Kosovën tonë të dashur, kënaqësi dhe emocion i veçantë t’i përshëndes në gjuhën shqipe miqtë në kontrollin e trafikut ajror të Prishtinës Veton Breznica është piloti shqiptar i A320-B777, një nga aviatorët më me përvojë, që realizon fluturime me profesionalizëm të lartë. Përvoja e gjatë e tij në shume destinacione të botës ka bërë që Vetoni të jetë emër suksesi, ku së fundmi ka realizuar edhe një udhëtim 14 orësh drejt Nju-Jorkut, me aeroplanin B777, tranmseton…

Read More

Në kuadër të Projektit “Zhvillimi i Zonave Rurale përmes Avansimit të Shërbimeve Këshillimore” të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Drejtorisë së Bujqësisë, i cili implementohet nga organizata KDC, është mbajtur një trajnim për fermerët e lëmisë së perimkulturës në komunën e Vitisë, në sallën e Kuvendit të Komunës së Vitisë. Tema e trajnimit ishte “Teknikat e përgatitjes dhe llojet e moduleve për mbjelljen e farërave të perimeve”. Trajnimi ka pasur një interes të kënaqshëm nga ana e fermerëve, të cilët kanë marrë informacione të vlefshme për këtë aktivitet. Ky trajnim është mbajtur nga Viola Xhemajli, inxhiniere e…

Read More

Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, viti 2024 ka sjellë një rritje të konsiderueshme në vlerën e importit të duhanit, një produkt që po konsiderohet gjithnjë e më shumë si një artikull luksi. Vlera e përgjithshme e importit të duhanit në Kosovë ka arritur në 125 milionë e 244 mijë e 175 euro, duke qenë kështu mbi 6 milionë euro më shumë se në vitin 2023, kur shifra përkatëse ishte 119 milionë e 170 mijë e 767 euro. Në aspektin e sasisë, Kosova ka importuar gjithsej rreth 4 mijë e 150 tonë duhan gjatë vitit 2024, ndërsa në…

Read More

“Kënga e Bilbilit ” e orkestruar nga Jusuf Gërvalla dhe e interpretuar nga Kuarteti Frymorë i përbërë nga Fisnik Behluli, Kushtrim Rexhepi, Rron Rrustemi dhe Jetmir Rrudhani e ka hapur Festivalin “Fest Flaka”, festival i interpretëve të muzikës popullore, që organizohet në kuadër të Festivalit Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2025”. Ky festival sivjet ka ardhur me format krejt ndryshe dhe nuk ka patur karakter garues, kurse në të kanë dominuar këngët epike e patriotike. Festivalin e ka shpallur të hapur nënkryetarja e komunës, Leonora Morina – Bunjaku, e cila ka theksuar se “Festa e Flakës së Janarit”, është një ngjarje,…

Read More

Ekspertët e shëndetit sugjerojnë gjithmonë konsumimin e vezëve për përfitime të shumta shëndetësore. Nga vlerat e larta ushqyese deri te ndihma në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, vezët vijnë me disa përfitime. “Vezët janë të pasura me lëndë ushqyese dhe janë shumë të dobishme për shëndetin. Ka studime të panumërta, të cilat tregojnë se vezët nuk rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës”, shtoi nutricionistja Anjali Mukerjee teksa foli për disa fakte rreth vezëve. Anjali shtoi se vezët janë të ngarkuara me llojin më të mirë të proteinave, të cilat gjithashtu ndihmojnë në uljen e sheqerit në gjak. Vezët…

Read More

Futbollisti i parë shqiptar që luajti për Zvicrën, Milaim Rama, ka publikuar një foto me vajzën, Alketa Rama, e cila luan për Kosovën, duke e përmbushur zemrën e babait të saj, i cili e kishte kryer karrierën pa e realizuar ëndrrën për të luajtur për vendin e tij të lindjes, transmeton albinfo.ch. Padyshim se kjo histori ishte tërheqëse edhe për mediet zvicerane. Gazeta “Blick” e ka publikuar një artikull lidhur me Milaim dhe Alketa Ramën. Alketa, 21 vjeçe, është pjesë e skuadrës së femrave të FC Zurich që nga vera e kaluar. “Tani jam më krenarë për karrierën e…

Read More

Lutfi Haziri: Sa herë që lagjja urbane Qendra e Qytetit u çu në këmbë, fitorja LDK-në në Gjilan ka qenë plebishitare. Ky masivitet i sontëm në formë manifestimi politik, e rikonfirmoi fitoren e madhe më 9 shkurt, në krye me Lumir Abdixhikun, kryeministrin në ardhje. Me besim në Zot, shtet e familje, dashnia po e shpëton Gjilanin, Anamoravën dhe tanë Kosovën. Mbështetja e paparë e Qendrës s Gjilanit ndaj nesh, na bënë shumë më të përgjegjshëm në punë dhe gardian të projekteve zhvillimore të Gjilanit, siç është edhe rizhvillimi i qendrës së qytetit. Ju falënderojmë deri në përulje. Do…

Read More