Author: admin

Në kuadër të përmirësimit të menaxhimit strategjik dhe zhvillimit të qëndrueshëm institucional, Universiteti Publik “Kadri Zeka”, nën udhëheqjen e Rektorit Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, ka organizuar një punëtori për Hartimin e Planit të Veprimit për vitin 2025. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe Prorektorët, Dekanët e Fakulteteve, udhëheqës, profesorë dhe zyrtarë të tjerë të universitetit, të cilët u angazhuan në mënyrë aktive në një proces konsultativ për planifikimin e aktiviteteve të ardhshme. Qëllimi kryesor i kësaj punëtorie ishte të sigurohej zhvillimi dhe cilësia e zbatimit të aktiviteteve të parashikuara për vitin akademik. Në hapjen e punëtorisë, Rektori Prof.…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 27 janar – 2 shkurt 2025, ka regjistruar gjithsej tridhjetekatër (34) kallëzime penale, ndaj pesëdhjetegjashtë (56) personave. Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar: tridhjetedy (32) aktakuza, ndaj tridhjetetre (33) personave, dyzetetetë (48) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime), njëzet (20) kërkesa QPS-së dhe ZMNV-së, katër (4) persona të ndaluar, gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj gjashtë (6) personave. Nga…

Read More

Universiteti Publik “Kadri Zeka”, ka realizuar trajnimin mbi përdorimin dhe implementimin e sistemit anti-plagjiaturë. Ky aktivitet u zhvillua me pjesëmarrjen e gjerë të stafit akademik dhe administrativ të universitetit, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të etikës akademike dhe rritjes së cilësisë së punimeve shkencore. Trajnimi kishte për synim që pjesëmarrësit të kenë njohuri të thelluara mbi funksionalitetet dhe mundësitë e sistemit anti-plagjiaturë, duke ndihmuar në identifikimin dhe parandalimin e praktikave të pahijshme akademike. Në fjalën e saj, Prorektorja për Zhvillim Akademik dhe Cilësi Prof. Asoc. Dr. Voglushe Kurteshi theksoi rëndësinë e këtij trajnimi për universitetin dhe…

Read More

Kreu i PDK-së së Gjilanit, Riad Rashiti, duke iu referuar tubimit të madh që pritet ky subjekt ta mbajë nesër në Gjilan, ka shpërndarë foto nga takimet përgatitëse për këtë tubim, për të shtuar se nesër Gjilani do të festojë bashkë me Bedri Hamzën, kryeministrin e ri të Kosovës. Nesër, Gjilani feston bashkë me Bedri Hamzën, kryeministrin e ri të Kosovës. Gjithmonë krenar me PDK

Read More

“Komuna e Gjilanit, është njëra nga katër komunat përfituese të projektit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës “Skanimi i dokumenteve të arkivuara kadastrale”, thotë Bekim Salihu, drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Gjilanit. AI tha se me këtë projekt do të skanohen rreth 270 mijë dokumente të formateve të ndryshme, duke siguruar ruajtjen dhe qasjen më të lehtë në të dhënat kadastrale, të cilat do të mundësojnë ruajtjen digjitale dhe lehtësimin e qasjes në dokumente kadastrale, duke sjellë përfitime të mëdha për qytetarët dhe institucionet në marrjen dhe ofrimin e shërbimeve. Sipas tij përfitimet e skanimit dhe…

Read More

Objekti i vjetër i Stacionit të Autobusëve në Gjilan, tashmë është rrënuar. Në vend të tij do të ndërtohet godina e re. “Me objektin e ri udhëtarët dhe transportuesit vendës e të huaj, do të kenë kushte e shërbime adekuate”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ai shtoi se Stacioni i Autobusëve po bëhet dhe kjo do të shënojë një epokë të re për transportin në qytetarin e Gjilanit. I pari i komunës, tregoi se tanimë objekti i vjetër është rrënuar dhe do të ndërtohet i riu. “Objekti i Stacionit të Autobusëve në Gjilan, kapë vlerën…

Read More

Lutfi Haziri: “Albimi LTD”, me brendin e tyre, janë bërë krenaria e Gjilanit dhe e Kosovës. Ndihemi të lumtur që “Pilot Bike”, e cila merret me prodhimin dhe shitjen e biçikletave, tashmë ka pushtuar tregun europian me cilësinë e lartë. 70 për qind e prodhimit shkon për tregun europian dhe pas rritjes së kërkesave blerëse, kjo kompani po i zgjeron kapacitetet me ndërtimin e fabrikës re e gjigante. Përgëzime për sukseset e arritura pronarit Ibrahim Krivaqa, dhe bashkë me kandidatët për deputetë nga Gjilani, në krye me Lumir Abdixhikun, kryeministrin në ardhje, do të kujdesemi që të ketë përkrahje…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale. Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale: Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve”,…

Read More

Sindikata e Policisë së Kosovës ka ngushëlluar familjen e Samet Rexhepit, polic i Kosovës, i cili dje në moshën 55-vjeçare ka ndërruar jetë. TELEGRAM NGUSHËLLIMI E nderuara familje Rexhepi, të nderuar kolegë dhe miq, Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor, Samet Rexhepi. Humbja e tij është e rëndë për familjen, kolegët dhe Policinë e Kosovës. Në emër të Sindikatës së Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta. Samet Rexhepi do të kujtohet për përkushtimin dhe sakrificën e tij në shërbim të sigurisë. Qoftë i paharruar kujtimi i tij! Me respekt,…

Read More