- Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda ditës në Kosovë
- Arrestim për posedim të paautorizuar të armës dhe prishje të rendit familjar
- Moti sot
- Pensionohet Mehra Gashi pas më shumë se 43 vitesh kontribut në shërbim të shëndetësisë
- Është mbajtur punëtoria në kuadër të procesit të pas-akreditimit për programin “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane”
- Gjykata e Hagës, Drejtësi apo Gjykatë Politike?
- Brenda një jave 1931 gjoba në Rajonin e Gjilanit, policia shton kontrollet në trafik
- Prokuroria në Gjilan ndalon një person për ngacmim seksual, ngre tri aktakuza për vjedhje shërbimesh
Author: admin
Kanë nisur punimet në ndërtimin e rrethit në kryqëzimin e rrugës transit në dalje të Gjilanit për Prishtinë, e cila krijonte vështirësi në lëvizjen e lirë të mjeteve. Për të parë nga afër fillimin e punimeve, ishte edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimin e zyrtarë të tjerë. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se edhe një zotim po kthehet në projekt konkret. Ai tregoi se kryqëzimi në magjistralen Gjilan-Prishtinë nuk do të jetë më pikë bllokimi. “Pas përfundimit të procedurave administrative dhe lidhjes së kontratës, kemi nisur me…
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të sotme në Asociacionin e Komunave të Kosovës, duke i cilësuar zgjedhjet për kryetar dhe kryesi si të parregullta dhe të ndikuara nga marrëveshje partiake. Sipas tij, procesi zgjedhor është shoqëruar me shkelje serioze që, siç thekson, e dëmtojnë rëndë legjitimitetin e këtij institucioni. Hyseni ka deklaruar se në vend të një gare të hapur dhe transparente, ka pasur koordinim të drejtpërdrejtë ndërmjet subjekteve politike Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, për të ndikuar në rezultatet përfundimtare. Ai ka theksuar…
Përfaqësues të Komunës së Gjilanit, deputetë nga Kuvendi i Kosovës, asamblistë qytetarë e familjarë, kanë bërë homazhe te përmendorja e dëshmorëve në fshatin Malishevë. Po ashtu janë bërë homazhe te varrezat e martirëve dhe te përmendorja e dëshmorit Avdullah Tahiri. Më pas është vizituar edhe familja e martirit Adem Salihu. Me 16 prill të vitit 1999, është bërë largimi i malishevasve drejt Maqedonisë dhe Shqipërisë, por edhe vrasjet, djegiet dhe rrënimet e gjithçkaje, nga regjimi serb përmes mekanizmave të ndryshëm ushtarake, policore dhe paramilitare./Gjilani INFO/
Maturantët e Shkollës së Mesme “Xhavit Ahmeti” mirëpresin përfaqësuesit e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan
Maturantët e Shkollës së Mesme “Xhavit Ahmeti” në Gjilan patën mundësinë të zhvillojnë një takim informues me përfaqësuesit e Universitetit Publik “Kadri Zeka”, me qëllim të orientimit të tyre drejt zgjedhjeve të duhura akademike dhe profesionale pas përfundimit të shkollimit të mesëm. Të shoqëruar nga profesorët e tyre, Enver Sadiku dhe Enver Rexhepi, maturantët u njoftuan nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, si dhe Prodekani i kësaj njësie akademike, Prof. Ass. Dr. Blerim Haziri, për ofertën akademike të universitetit, duke përfshirë programet studimore, si dhe mundësitë për zhvillim profesional që ofron UKZ. Gjatë prezantimit,…
Një i ndaluar për vjedhje të rëndë, Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një person i dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, sipas nenit 315 të Kodit Penal të Kosovës. Ndërkaq, kjo prokurori ka bërë të ditur se ka ngritur tri aktakuza ndaj tre personave për vepra të ndryshme penale. Dy prej tyre akuzohen për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, ndërsa një person tjetër për “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”. Autoritetet kanë theksuar se do të vazhdojnë trajtimin e rasteve në përputhje me ligjin./Gjilani INFO/
Sot, në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, është pritur për vizitë një delegacion nga Danimarka
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan Dr.Afrim Cana u dëshiroi mirëseardhje përfaqësuesve dhe i njoftoi se jemi në dijeni për bashkëpunimin e shtetit danez me Republikën e Kosovës. Ne tashmë kemi përvojë të gjatë në mënyrën se si funksionon procesi i ofrimit të shërbimeve shëndetësore për personat e burgosur. Si spital i përgjithshëm, ofrojmë shërbime për të gjithë pacientët që kanë nevojë, ndërsa për të burgosurit zhvillojmë procedura më specifike, por pa dallime në ofrim të shërbimeve. Delegacioni danez njoftoi se janë në proces të ofrimit të disa shërbimeve shëndetësore specialistike brenda hapësirave të burgut, por megjithatë spitalin e…
Në Komunën e Kamenicës është bërë sot dorëzimi i një autoambulance të dhuruar nga bashkëatdhetari ynë, Muhamet Fazliu, në funksion të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore lokale. Ky donacion u realizua pas një koordinimi të ngushtë ndërmjet Drejtorit të Shëndetësisë, Besart Kryeziu dhe donatorit Muhamet Fazliu.Autoambulanca iu dorëzua Drejtorit të QKMF-së në Kamenicë, Latif Sylaj, me qëllim të rritjes së kapaciteteve për ndërhyrje emergjente dhe përmirësimit të efikasitetit në ofrimin e kujdesit shëndetësor për qytetarët. Në ceremoninë e dorëzimit mori pjesë edhe Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj ku me këtë rast shprehu mirënjohjen e tij për këtë donacion. “Falënderoj sinqerisht bashkëatdhetarin…
Forca e Sigurisë së Kosovës, njofton qytetarët e Komunës së Gjilanit e më gjerë, se më 17–19 prill 2026 dhe 24–26 prill 2026, kadetët e FSK-së do të zhvillojnë ushtrime ushtarake vlerësuese, në përputhje me plan-programin e tyre trajnimor. FSK-ja, njofton se trajnimi do të mbahet në zonën e Bukovikut, Komuna e Gjilanit, pasi kjo zonë është e përshtatshme për realizimin e aktiviteteve të planifikuara dhe për vlerësimin praktik të kadetëve. Qytetarët këshillohen për kujdes gjatë ditëve kur do të zhvillohen ushtrimet dhe mos të kenë panik./Gjilani INFO/
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka evidentuar gjithsej 45 aksidente trafiku në nivel vendi, prej tyre 13 me të lënduar dhe 32 vetëm me dëme materiale, fatmirësisht pa asnjë rast me fatalitet. Sipas statistikave zyrtare, janë shqiptuar 2,831 tiketa trafiku ndaj shkelësve të rregullave në komunikacion, çka tregon për një intensifikim të kontrolleve dhe masave ndëshkuese. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 19 persona, ndërsa 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje. Nuk është raportuar asnjë rast i ndalimit policor, ndërkohë një person është duke vuajtur dënimin. Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar në trafik dhe…
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prit kolonel Sam Sargeant, komandant Komandës Rajonale-Lindje të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja. Në takim është biseduar lidhur me situatën e sigurisë në Komunën e Gjilanit, e cila vlerësohet të jetë stabile. “Në kuadër të bashkëpunimit institucional, zhvilluam një takim zyrtar me kolonelin Sam Sargeant, komandant i Komandës Rajonale-Lindje të KFOR-it. Bashkë diskutuam gjerësisht për situatën e përgjithshme të sigurisë në Gjilan dhe rëndësinë e ruajtjes së një mjedisi të qetë për të gjithë qytetarët tanë”, tha Alban Hyseni. Kryetari i komunës, kolonelin Sargeant e ka informuar me prioritetet komunale,…

