Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë

June 27, 2026

U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik

June 26, 2026

Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë

June 26, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë
  • U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik
  • Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë
  • Kryetari Hyseni dhe ministri i Shëndetësisë, flasin për investime të reja shëndetësore në Gjilan
  • Policia e Gjilanit apelon për kujdes të shtuar ndaj përdoruesve të trotinetëve
  • Kuvendarët e Gjilanit miratojnë Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027-2029
  • Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026
  • Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Inxh. Mr. Sc. Nexhmedin Arifi ishte veprimtar i çështjes kombëtare
Lajme Lokale

Inxh. Mr. Sc. Nexhmedin Arifi ishte veprimtar i çështjes kombëtare

adminBy adminJuly 27, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nga Sami Arifi

Ish kryetari i komunës së Vitisë Inxh. Mr. Sc. Nexhmedin Arifi ishte veprimtar i çështjes kombëtare dhe ndërtues i institucioneve të shtetit ligjor të RK-së
Lajmi i hidhur për ndërrimin e jetës së ish kryetarit të komunës së Vitisë inxh. Mr. Sc.Nexhmedin Arifit nga Sllatina e Epërme, më 27. 07. 2025, mbetët dhembje e thellë, jo vetëm për familjen e tij, por për të gjithë atdhetarët e përkushtuar si ai, të cilët frymëzuan masën e gjerë popullore për kauzën e madhe kombëtare.
Ish kryetari i komunës së Vitisë Inxh. Mr. Sc. Nexhmedin Arifi ishte i lindur në fshatin Sllatinë të Epërme, në vitin 1955, ai rrjedhte nga një familje me taban atdhetar i edukuar nga odat tradicionale shqiptare dhe i shkolluar me gradat shkencore, ai qysh si i ri ishte i brymosur me ide përparimtare e liridashëse. Inxh. Mr. Sc. Nexhmedin Arifi ishte nip i derës fisnike të atdhetarit të madh Xhemajl Arifit i cili ishte i njohur në popull si Mulla Xhema i Sllatinës, që kishte dhënë një kontribut të pakontestuar për çështjen kombëtare, kryetar i “Gjyqit të Paqit” për Anamoravën e Epërme si dhe kryetar i komunës së Sllatinës së Epërme i zgjedhur me votën e lirë të popullit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Vëllai i Mulla Xhemës, Ahmet Arifi, ra në luftë kundër ushtrisë serbo-çetnike të kapiten Kaliqaninit në vitin 1941, ndërsa Mulla Xhemë Sllatina u pushkatua nga komunistët-serbo-çetnikë në masakrën e Gjilanit në fund të vitit 1944 bashkë me 8000 shqiptarë të pafajshëm.
-Nexhmedin Arifi ishte profesor gjatë viteve 1978-1982 në Gjimnazin atëherë të ashtquajtur “Boro e Ramizi” që tani quhet “Kuvendi i Lezhës” në Viti, ai punoi gjatë viteve 1982-1989 shef i prodhimit të fabrikës së Vinex-it në Viti.
Magjistër Nexhmedin Arifi ishte pjesëmarrës i vizitës, dhe organizuar i gtupit të rinjve, nga Kosova për në Shqipëri më 1980.
Udhëtimin, për të vu kontakt me Ambasadën shqiptare në Beograd e bëri Nexhmedin Arifi me Hamdi Berishën, meqë Hamdiut i kishte rënë shpesh të ishte në Ambasadën e Shqipërisë në Beograd, për shkaqe të sigurisë, për t‘u mos hetuar nga sigurimi shtetëror serbo-jugosllav, i kishte propozuar Nexmedinit të hynte vetë brenda, në Ambasadë kurse Hamdiu ta pres Nexhmedinin në një vend të caktuar në Beograd. Ashtu kishte ndodhur, bisedat kryesisht ishin bërë përmes personit autorizuar të Ambasadës shqiptare me Nexhmedinin për verifikim e grupit prej 27 personave nga Kosova si dhe rreth çështjes së organizimit të shkuarjes në Shqipëri, për këto procedura brenda një kohe të shkurtër u morë përgjigjja nga shteti shqiptar. Nexhmedini ishte edhe veprimtar e kontribues i palodhur i ilegalës për çështjen kombëtare.
Më 28. 03. 1989 kur Kosovës iu hoq edhe ajo pak autonomi që kishte më parë nga shteti serb, shqiptarët me frymë të fuqishme kombëtare në Kosovë u seleksionuan nga shteti serb dhe u morën me dhunë në të ashtquajturin “izolim” famkeq dhe u dërguan për në Serbi. Kjo valë e shëmtuar e armikut shekullor e përfshiu edhe komunën e Vitisë.
-Për komunën e Vitisë armiku shekullor serb me bashkëpunëtorët e tij iu bëri atdhedashsëve të popullit shqiptar të ashtquajturin “izolim” inxh. Mr. Sc. Nexhmedin Arifit nga fabrika “Vinex” ku punonin me qindëra e qindëra punëtorë, dhe dy bashkëvëndësve të tij nga fshati Sllatinë e Epërme, Fahri Imerin dhe Përparim Azemin i morën në të ashtquajturin “Izolim” famëkeq, ndërsa nga fshatrat tjerë të komunës së Vitisë, dy sodovinasitë nga fshati Sodovina e Jerlive prof. Jakup Jahirin dhe Gursel Sylejmanin, ndërsa nga fshati Vërban u morë në izolim Abdyl Bajrami.
-Inxh. Mr. Sc. Nexhmedin Arifi gjatë viteve 1982-1989 punoi shef i prodhimit të fabrikës së Vinex-it në Viti. Nexhmedini përmes Sindikatës së Pavarur të Kosovës kishte kontakte edhe me familjen Jashari për çështje të UÇK-së.
Poashtu pas luftës në Kosovë gjatë viteve 2000-2002 ai ishte nënkryetar i komunës së Vitisë. Nexhmedini gjatë viteve 2002-2007 ishte menaxher i Shtëpisë së Kulturës “Bajram e Gursel Sylejmani” në Viti, ndërsa ai gjatë viteve 2007-2013 udhëhoqi funksionin e kryetarit të komunës, me votën e lirë të qytetarëve të Komunës së Vitisë. Nexhmedini gjatë tërë jetës së tij ishte i përkushtuar për kauzën kombëtare, ndërsa ai pas Luftës në Kosovë ishte dhe mbeti i përkushtuar për ndërtimin dhe funksionimin e shtetit ligjor të RK-së.
Mungesa e Inxh. Mr. Sc. Nexhmedin Arifit gjithmonë do të jetë zbraztësi e veprimit shumëdimensional në rrafshin kombëtar…
Qoftë i paharruar dhe i përjetshëm kujtimi për inxh. Nexhmedin Arifin, Perëndia e shpërbleftë me Parajsë, pushoft i qetë në dritën e pashterrshme në amshim…/GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik

June 26, 2026

Kuvendarët e Gjilanit miratojnë Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027-2029

June 26, 2026

Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026

June 24, 2026
Mos humbni
Opinione

Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë

By adminJune 27, 2026

Shkruan: Sabri Abdullahu Rrëfimet e Nënë Zelës për vuajtjet dhe sakrificat e familjes së…

U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik

June 26, 2026

Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë

June 26, 2026

Kryetari Hyseni dhe ministri i Shëndetësisë, flasin për investime të reja shëndetësore në Gjilan

June 26, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë

June 27, 2026

U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik

June 26, 2026

Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë

June 26, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.