- Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
- Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
- Po kthehem
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Author: admin
Disa banorë të lagjes Dardania, kanë shprehur shqetësimet në Komunën e Gjilanit, për kalim të pronave të tyre në territorin e Komunës së Artanës. Drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë Bekim Salihu, tha se së fundmi, Komuna e Gjilanit, ka pranuar shqetësime nga qytetarët lidhur me çështjen e kufirit të zonës kadastrale në lagjen Dardania (Gavran). “Ky kufi është përcaktuar gjatë procesit të decentralizimit, të udhëhequr nga qeveritë e kaluara — një proces të cilin Lëvizja VETËVENDOSJE e ka kundërshtuar në mënyrë të vazhdueshme që nga fillimi”, tha Bekim Salihu. Më tej ai theksoi se si pasojë e këtij procesi, përveç…
Artistja Melinda Ademi dhe DJ Ill natën e mbrëmshme u mirëpritën me duartrokitje të shumta nga një numër i madh qytetarësh, të cilët kishin mbushur sheshin për të ndjekur nga afër koncertin e tyre. Të pranishmit u argëtuan pafund nga performanca e këngëtarës Melinda Ademi me hitet e saj, dhe shijuan muzikën elektronike të DJ Ill. Koncerti ishte pjesë e natës së tretë dhe të fundit të koncerteve të cilat u mbajtën në kuadër të Kamenica Summer Fest./GJILANI INFO/
Në kuadër të Kamenica Summer Fest, ditën e djeshme në fshatin Roganë u mbajt Turniri i Futsallit ku morën pjesë 32 ekipe. Një garë e fortë me rivalitet sportiv solli emocione dhe duartrokitje të mëdha nga qytetarët, të cilët erdhën për të përkrahur ekipet e tyre. Në këtë aktivitet Kryetari Kadri Rahimaj, mirëpriti Kryeministrin Albin Kurti, i cili ishte i pranishëm gjatë tërë mbrëmjes. Kryetari Rahimaj përshëndeti të pranishmit dhe u uroi shumë suksese të gjitha ekipeve. “Falëminderit të gjithëve për prezencën tuaj gjë kjo e cila dëshmon se ky turnir është një shembull i shkëlqyer i bashkimit të komunitetit…
Zëvëdës kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu ka pritur sot në takim përfaqësuesit e projektit për Decentralizim dhe Mbështetje të Komunave (DEMOS) i cili zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation . Gjatë këtij takimi është folur lidhur me bashkëpunimin e tyre në veçanti lidhur me kontributin që po e jep DEMO-s në procesin e planifikimit të hershëm buxhetor. Përndryshe komuna e Vitisë ka filluar me cilin e dëgjimeve buxhetore dhe gjithsej gjatë këtij viti parasheh të mbajt 6 takime për të njoftuar qytetarët lidhur me draft buxhetin por edhe për të marrë mendimin e tyre në finalizimin e buxhetit komunal./GJILANI…
Kanë vazhduar dëgjimet buxhetore me qytetarët e komunës së Gjilanit për planifikimin buxhetor të viteve 2026-2028
Zyrtarët komunalë kanë shkuar në Pogragjë, Kisnapole e Bresalc, për të marrë idetë e projekteve të qytetarëve. Në takim mori pjesë edhe banorë të fshatrave Bilinicë, Llovcë, Kokaj, Sllubicë, Gadish, Sllakovc, Gllamë, Ponesh, Livoç i Epërm dhe Vërbicë e Zhegovcit. Udhëheqësit e këshillave të fshatrave dhe banorët që ishin prezent kanë paraqitë projektet e tyre primare. Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Kushtrim Kadriu, ka treguar se kanë zbarkuar në këto fshatra për konsultime me banorët të cilët propozojnë për projektet të cilat duhet të realizohen vitin e ardhshëm dhe viteve tjera. Kryekuvendari i Gjilanit, tregoi se buxheti i vitit…
Ka filluar asfaltimi i segmentit të parë të rrugës rurale në Viti, nga restoranti “Lindi i Ri” deri tek lidhja me rrugën e Mogillës. Kjo ndërhyrje infrastrukturore do të lehtësojë qarkullimin e banorëve dhe automjeteve në këtë zonë rurale, duke rritur sigurinë dhe ndërlidhjen me rrugët tjera lokale. Punimet po realizohen në kuadër të përpjekjeve të Komunës për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në të gjitha vendbanimet./GJILANI INFO/
Inspektorët e Komunës së Gjilanit, po vazhdojnë kontrollin e çmimeve dhe gjobitjen e marketeve, të cilët kanë çmime më të lira në rafte e më të shtrenjta kur paguhen te arka. Pas ankesave të konsumatorëve, inspektorët kanë dalë në terren për të konfirmuar mashtrimet që po bëhen ndaj konsumatorëve, që ndryshe i shohin çmimet në rafte e obligohen të paguajnë ndryshe te arka. Drejtoria e Inspeksionit, njofton se tash me ardhjen e mërgimtarëve në vendlindje, inspektorët kanë shtuar kujdesin që pagesat të jenë sipas çmimeve në raftet e marketeve, me qëllim që mos të zhvatën konsumatorët. “Apelojmë te qytetarët, që…
Policia në Viti, ka arrestuar tre persona, pasi që të njëjtit dyshohet se janë përleshur fizikisht në mes vete. Bëhet e ditur se njësiti policor nga personat e dyshuar ka konfiskuar një armë zjarri dhe një thikë. Pas intervistimit të tyre, me vendim të prokurorit dy nga personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri prej tyre lirohet në procedure të rregullt./GJILANI INFO/
Rasti ësht raportuar në Polici dhe sipas asaj që është thënë dhuna është kryer nga një person që I përket gjinisë mashkullore, ndaj tjetrit, po i të njejtës gjini. Nderkaq, njoftohet se është arrestuar personi i dyshuar, dhe mandej pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
Në Policinë e cila vepron në Gjilan është raportuar rasti i gjetjës së një personi, pa shenja jete. Njësitet relevante policore si dhe ekipi mjekësot kanë dalur në vendngjarje me çrast edhe është konstatuar vdekja e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion./GJILANI INFO/

