Me rastin e pensionit të tyre, Kryetari i Vitisë, Haliti i ka nderuar me mirënjohje dy mësimdhënësit për kontributin e tyre në fushën e arsimit.
Ai i ka pritur sot në një ceremoni të veçantë mësimdhënësit e dalluar të kësaj komune, Ibadete Jahiri, arsimtare e gjuhës shqipe në shkollën fillore “Mirali Sejdiu” në Goshicë, dhe Abedin Tahiri, mësues në shkollën “Dëshmorët e Lubishtës” në Lubishtë, me rastin e pensionimit të tyre.
Në ceremoninë e rastit i ka falënderoi për përkushtimin dhe angazhimin e tyre shumëvjeçar në edukimin dhe arsimimin e brezave, duke theksuar se puna dhe sakrifica e mësuesve mbetet një nga shtyllat më të forta të zhvillimit shoqëror.
Ndërkaq, në shenjë nderimi dhe respekti për kontributin e tyre në fushën e arsimit iu ndau mirënjohje, duke i cilësuar si shembull të përkushtimit profesional dhe human në formimin e gjeneratave të reja./GJILANI INFO/






