- Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
- Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
- Po kthehem
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Author: admin
Alban Hyseni, kandidat i Vetëvendosjes edhe për një mandat në krye të Gjilanit ka thënë se Zhegra e lavdishme i tha “Po” punëve të mira dhe fitores së madhe më 12 tetor, dhe se me banorë të këtij fshati diskutuam për projektet dhe vizionin tonë, që Zhegrës krenare t’ia shtojmë bukurinë dhe investimet. “Me kandidatët e listës sonë, Bajram Isufi dhe Sabri Rexhepi, morëm këshilla shumë të vyeshme nga banorët dhe BASHKË do të vazhdojmë me përkushtim”, ka thënë Hyseni.
Në kuadër të aktiviteteve ditore, Alban Hyseni, kreu i komunës së Gjilanit njëherësh kandidat i Vetëvendosjes edhe për një mandat në krye të Gjilanit merr pjesë në ekspozitën e Dion Zeqirit si dhe viziton kreatoren Agona Zeneli. Hyseni ka vizituar Galerinë e Arteve ku pati kënaqësinë të marr pjesë në hapjen e ekspozitës personale “Staring into the Distance” të autorit Dion Zeqiri. “Së bashku me Zëvendësministren znj. Liza Gashi dhe kuratoren, znj. Elira Duro, ndanë një përjetim të veçantë artistik që i jep gjallëri kulturës sonë. Jemi krenarë që Gjilani po bëhet gjithnjë e më shumë hapësirë e artit,…
Policia ka vazhduar me zbatimin e rregullave në trafik dhe brenda një dite ka shqiptuar jo më pas se 2 mijë e 571 gjoba trafiku. Sipas raportit të policisë prej 24 orësh njoftohet se nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 25 aksidente me të lënduar dhe 38 të tjera me dëme materiale./GJILANI INFO/
Nënkryetarja e Kuvendit dhe kryetarja e Grave në Lëvizje Albulena Haxhiu, ka qëndruar në Gjilan në përkrahje të Alban Hysenit, kryetarit aktual dhe kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje edhe për një mandat, në zgjedhjet e 12 tetorit “Ajo ka takuar të gjitha gratë kandidate të listës tonë fituese, e bindur që fitorja për Gjilanin është e padiskutueshme, thuhet në njoftimi ne Lëvizjes Vetëvendosje, Gjilan. Në këtë takim morën pjesë edhe deputetet Arijeta Rexhepi dhe Liza Gashi.
Arbër Ismajli: Kjo garë është për dinjitetin dhe kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet tona si dhe për një qeverisje që punon në heshtje e flet me rezultate
Deri sa po fillojmë këtë mëngjes fundjave me takime e angazhime, derë më derë, e lagje më lagje, dua të ndaj me ju pak fjalë. Kam lindur dhe jam rritur në këtë qytet, në mesin tuaj dhe asnjëherë nuk e kam parë politikën si spektakël, por si shërbim. Sot, më shumë se kurrë, Gjilani ka nevojë për një kryetar që i dëgjon qytetarët, që e ndjen dhe i kupton hallet dhe shpresat e tyre, jo për një figurë televizive që shfaq më shumë makiazh sesa përkushtim. Jam këtu për t’ju shërbyer siç edhe kam bërë paraprakisht. E di mirë se…
Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Era do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes, me shpejtësi prej 11-36 km/h. Temperaturat do të shënojne ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 9 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 30°C.
Hyseni: E gjithë lagjja “Dheu i Bardhë” është gati për fitoren e madhe që do ta shënojmë në Gjilan
Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës, në zgjedhjet e 12 tetorit ka thënë se e gjithë lagjja “Dheu i Bardhë” është gati për fitoren e madhe që do ta shënojmë në Gjilan. ”Me kandidatët tanë të listës fituese për Asamble, Shpresa Orana-Sejdiu e Blerim Haziri, bashkëbiseduam me banorët, të cilët me entuziazëm kujtuan punët që i kemi realizuar gjatë këtyre katër viteve qeverisje. U pajtuam BASHKË që të ecim përpara me projekte edhe më transformuese”, ka thënë Alban Hyseni.
“Doberçani njihet për fermerë të ndershëm dhe që jetojnë nga puna e tyre. Sot vizitova fermën e Emrah Adiler, njëri prej përfituesve të granteve bujqësore, që na mikpriti me bujari dhe na tregoi për angazhimet e përditshme”, ka thënë Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës, në zgjedhjet e 12 tetorit. Hyseni që synon mandatin e dytë në krye të Gjilanit ka thënë edhe se puna dhe përkushtimi i tij është frymëzim për të gjithë neve. “Angazhimi im mbetet i qartë edhe për mandatin e ardhshëm: mbështetje dhe investim për bujqësinë e Gjilanit. Jemi BASHKË!”, ka…
Ismajli: Me punëtorë të ndershëm, me prodhuesit tanë, do ta ndërtojmë Gjilanin e zhvillimit, të shpresës dhe të krenarisë
“Në vazhdën e takimeve të njëpasnjëshme, bashkë me kandidatin tonë për Asamble Komunale Fatos Ramadani, me shumë kënaqësi vizituam fabrikën “ON TRADE FAB”, një histori suksesi në Gjilan që merret me prodhimin e kontejnerëve me standarde të larta dhe dizajn inovativ”, ka thënë Arbër Ismajli, kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit. Sipas tij, biznese të tilla janë krah i fuqishëm i zhvillimit të qytetit tonë. “Për ne, është obligim dhe prioritet mbështetja e prodhuesve të Gjilanit, sepse vetëm kështu ndërtojmë ekonomi të qëndrueshme, krijojmë vende pune dhe i japim qytetit atë që e meriton. Faleminderit shumë “ON…
Mikpritje të jashtëzakonshme gjeta në Zhegër, fshati heroik me tradita dhe histori të bujshme”, ka thënë Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës, në zgjedhjet e 12 tetorit. Hyseni që synon mandatin e dytë në krye të Gjilanit ka thënë se aty takoi qytetarë dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, ku së fundmi është hapur një Pikë e kësaj Lëvizjeje, prej ku do të mobilizohen për fitoren e 12 tetorit. ”Zhegra është gati dhe e bashkuar”, ka thënë Alban Hyseni.

