Author: admin

Arbër Ismajli, kandidati LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, ka vizituar biznesin “Natyra” të Ahmet Govorit. Ai është zotuar se si kryetar i komunës do të ofrojnë përkrahje për sipërmarrësit lokalë. Në postimin e tij thuhet: Miku ynë dhe sipërmarrësi i suksesshëm, Ahmet Govori, me kompaninë “Natyra” po na bën krenarë të gjithëve me prodhimin e bimëve mjekësore, çajrave të shumëllojshëm dhe produkteve bio 100% organike e të certifikuara. Ahmet Govori me punën dhe përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm si dhe me pasionin dhe besimin në tokën tonë të shenjtë po japin rezultate të mëdha dhe të veçanta.…

Read More

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni Mbrëmë, së bashku me kandidatin tonë për Asamble, Fadil Ademi, ishim mysafirë në familjen e Agim Mujit në Bresalc. Biseduam për punët që kemi realizuar gjatë këtij mandati në Bresalc dhe për planet tona për mandatin e dytë. Banorët e kësaj ane treguan mbështetjen e tyre për vazhdimin e rrugëtimit tonë të përbashkët dhe për fitoren që po e synojmë pa balotazh më 12 tetor. Takimet me qytetarë i vazhduam edhe në fshatin Vrapçiq, ku isha mysafir në familjen e Halil Miftarit. Së bashku me kandidatin tonë…

Read More

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit në zgjedhjet e 12 tetorit, Arbër Ismajli Mbrëmë pata kënaqësinë të jem në konakun e fshtatit Selishtë. Selishta është vendi që gjithmonë ka ditur të jetë mikpritëse e madhe dhe përkrahëse e pakompromis për vizionin tonë për Gjilanin e ri. Bashkë me miqtë tanë dhe kandidatin për Kuvendin Komunal, Muhadin Haziri, vizituam banorët e Selishtës për të qenë pranë tyre për t’ia përcjellë për së afërmi modelin e ri të bashkëqeverisjes me qytetarët. Bashkëbisedimi me ta tregoi edhe një herë se qytetarët e Selishtës e dinë qartë se ku është…

Read More

Në vendin tonë kanë ndodhur 54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, ka njoftuar sot policia. Bëhet e situr se njëri prej tyre, ishte  me fatalitet, 20 me të lënduar dhe 33 me dëme materiale. Gjatë të njëjtës periudhë kohore janë shqiptuar 1 mijë e 883 gjoba trafiku. Ndërkaq, janë arrestuar shtatë persona dhe katër janë dërguar në mbajtje, njofton policia./GJILANI INFO/

Read More

“Takimet me qytetarët e Gjilanit sonte i vazhduam bashkë me kandidatin e listës sonë fituese për Asamble, Kushtrim Ibrahimin”, ka thënë Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së. Hyseni tha se në këto katër vjet kanë realizuar projekte madhore dhe kanë bërë punë konkrete që kanë ndryshuar jetën e qytetarëve tanë, nga infrastruktura e re e deri te shërbimet më cilësore për secilën familje. “Me mbështetjen e jashtëzakonshme më 12 tetor, do ta vulosim fitoren e radhës për një Gjilan që ecën përpara”, ka thënë Alban Hyseni.

Read More

Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit ka thënë se bashkë me banorët e lagjes “Dardania” janë të vendosur që më 12 tetor të shënojnë fitoren e madhe. ”Gjilani do të vazhdojë të udhëhiqet me dinjitet dhe me projekte të mëdha. Bashkë me Arbër Musliun, që është pjesë e listës sonë për Asamble, morëm besimin e banorëve për të punuar edhe më me zell pas 12 tetorit”. BASHKË për Gjilanin”, ka thënë Hyseni.

Read More

“Një mbrëmje e paharruar me qytetarët e Malishevës, Malishevës së Epërme, Uglarit dhe Caparit. Faleminderit për pritjen e ngrohtë dhe përkrahjen e madhe që na dhatë”, ka thënë Arbër ismajli, kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit. Sipas tij, këmbëngulësia  e qytetarvëe të kësaj ane për kauzë dhe besimi i japin forcë edhe më shumë që bashkë me ta, të jetësojnë përpara rrugën e fitores. Bashkë jemi të pandalshëm.  Bashkë do ta fitojmë betejën për të qeverisur me bashkëqytetarët. Faleminderit nga zemra, ka thënë Arbër Ismajli, i LDK-së.

Read More

“Lagjja e Vishnjeve e mobilizuar për fitoren tonë”, ka thënë Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit. Hyseni që kërkon mandatin e dytë, tha se në një odë me banorët e Lagjes së Vishnjeve folën për punët e kryera gjatë qeverisjes katërvjeçare dhe për 12 tetorin, si datë kur e konfirmojnë vazhdimin e punëve. “U zotuam se edhe mandati i ardhshëm do të karakterizohet me ndershmëri dhe profesionalizëm. Jemi bashkë për 12 tetor”, ka thënë Alban Hyseni.

Read More

Arbër Ismajli, kandidat  i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit në zgjedhjet e 12 tetorit ka thënë se së bashku me mikun e tij Artan Cani, kandidat për Kuvendin Komunal dhe kryetarin e nëndegës, Ekrem Hasani patëm kënaqësinë të vizitojmë familjen e nderuar të Musli Ramushit në Llashticë. ”Një falënderim i veçantë për mikpritjen e ngrohtë dhe bashkëbisedimin e sinqertë, që na dha vullnet e besim për rrugën tonë të përbashkët drejtë Gjilanit të ri. Gjilani ka zemër të madhe, dhe kjo zemër rreh fuqishëm në çdo shtëpi e në çdo lagje të saj. Ecim bashkë për fitore”,…

Read More

Alban Hyseni, kandidat i Vetëvendosjes edhe për një mandat në krye të Gjilanit ka thënë se bashkë me kandidaten për Asamble, znj.Shpresa Orana-Sejdiu, sot i vizituam personat me dëgjim të kufizuar në Gjilan. “U njohëm me sfidat dhe nevojat e tyre, si dhe me idetë që kanë për një qytet më të drejtë dhe më të barabartë. Gjilani është i të gjithëve dhe së bashku do të vazhdojmë punën që askush të mos ndihet i përjashtuar”, ka thënë Alban Hyseni i Vetëvendosjes.

Read More