Author: admin

Ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal në Qendrat e Mjekësisë Familjare, thuhet në njoftimin e QKMF-së, Gjilan. “Punëtorët shëndetësorë ishin të parët që morën vaksinën, duke dhënë shembullin e tyre për mbrojtjen nga gripi”, thuht në njoftim. Procesi i vaksinimit do të vazhdojë sipas planifikimit, duke përfshirë të gjitha grupet e synuara nga Ministria e Shëndetësisë. Vaksinimi kundër gripit është një masë e rëndësishme për të mbrojtur shëndetin personal dhe atë të komunitetit./GJILANI INFO/

Read More

Pas arritjes së dy marrëveshjeve të mirëkuptimit, në mes të Komunës së Gjilanit dhe projektit Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor (Accessible Quality Healthcare), janë blerë ultrazëri modern dhe pajisje mjekësore për urgjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare. Ultrazëri në vlerë rreth 20 mijë euro dhe pajisjet mjekësore në vlerë mbi 21 mijë eurove, ku Komuna e Gjilanit ka participuar me 20 për qind ndërsa AQH-ja me 80 për qind, janë dorëzuar në QKMF “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan. Këto do të jenë një mbështetje të rëndësishme për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe krijimin e kushteve më të…

Read More

Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit BASHKË po dëshmojmë se Gjilani po ecën drejt së ardhmes me hapa të sigurt Banorët e Lagjes së Vishnjeve, bashkë me aktivistin e shquar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Jetgzon Bunjaku, na pritën me entuziazëm të jashtëzakonshëm dhe me besim të palëkundur për vazhdimin e punëve të mira. Kjo lagje, që dikur përballej me infrastrukturë të mjerueshme, sot është shembull i ndryshimit të prekshëm, me rrugë moderne, ndriçim publik në çdo cep dhe kushte më të mira për jetesë. BASHKË po dëshmojmë se Gjilani po ecën drejt së ardhmes…

Read More

Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit Akvitete zgjedhore – Vetëvendosje – Vizitë në disa biznese të Gjilanit Vizitë në biznesin “Durrësi” Me kënaqësi vizitova biznesin “Durrësi” në Gjilan, ku na priti me respekt pronari, Mexhit Osmani. Ky takim më dha forcë dhe bindje të thellë se qyteti ynë ka njerëz që me punë dhe vizion të qartë po e shtyjnë përpara zhvillimin ekonomik të qytetit tonë. Në këtë biznes gjeta po ashtu përkushtim dhe angazhim fantastik për të mbajtur gjallë shpirtin sipërmarrës. Për katër vjet iu kemi dalë në ndihmë bizneseve lokale, që…

Read More

Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Është koha e qeverisjes së popullit, e jo e sundimit të pushtetarëve, është koha më e mirë e ndërtimit të projektit për Gjilanin e ri! Të dashur qytetarë, Kam nderin dhe kënaqësinë të jem pranë me disa nga veprimtarët më të devotshëm të LDK-së, njerëz që për dekada kanë dhënë gjithçka për idealin e lirisë, demokracisë dhe ndërtimin e Republikës së Kosovës. Janë ata që në kohët më të vështira e mbajtën gjallë shpresën, e mbanin gjallë LDK-në, dhe me sakrificën e tyre ngritën themelet e shtetit tonë.…

Read More

Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Premtimet për fshatin Pogragjë Pogragja: 3 projekte kryesore në qeverisjen tonë; Ujë i pijshëm i sigurt për çdo familje. Asfaltim i rrugëve lokale dhe funksionalizim i Kalasë së Pogragjës si destinacion turistik. Pastrim dhe rregullim i shtratit të lumit për një ambient më të pastër e më të shëndetshëm.

Read More

Kushtrim Ibrahimi, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin Komunal të Gjilanit Faleminderit për mikpritjen, familja Jetishi I nderuar që pata rastin të jem pjesë e këtij takimi në familjen Jetishi – një familje e respektuar dhe e çmuar. Së bashku me kryetarin tonë, Alban Hyseni, shpalosëm punën tonë katërvjeçare si dhe programin qeverisës për mandatin e ardhshëm. Në këtë takim morëm mbështetje të madhe për përkrahjen edhe për mandatin tonë të ri. Ky besim na jep forcë dhe motivim të vazhdojmë rrugën tonë për një Gjilan më të zhvilluar, me më shumë investime dhe me shërbime më cilësore për…

Read More

Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit Dardania e Lëvizjes sonte foli njëzëri për 12 tetorin kur do ta shënojmë fitoren e përbashkët Besimi i këtyre banorëve gjilanas për qeverisjen tonë gjatë këtij mandati është dëshmia më e fuqishme që do të qeverisim drejt edhe për katër vjet të tjera. Me krenari dhe përkushtim kemi punuar që Gjilani të transformohet dhe të jetë shembull i punëve të mira. Jemi BASHKË edhe për festën e madhe!

Read More

Riad Rashiti kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Shpalosëm programin tonë politik e zgjidhjet që do t’ju ofrojmë problemeve të qytetarëve Përlepnica gjithmonë ka kontribuar për lirinë e pavarësinë e vendit, duke dhënë figura emblematike në çdo përiudhë historike, sikurse Zija Shemsiun e Xhavit Ahmetin. Prandaj, edhe sonte si çdo herë tjetër mbetet po ai përkushtim e ideal, që vendi jonë të përparojë, zhvillohet e të bëhet MaMirë! Shpalosëm programin tonë politik e zgjidhjet që do t’ju ofrojmë problemeve të qytetarëve për katër vitet e ardhshme! Faleminderit!

Read More