Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit
Vota e të rinjve është vendimtare për të vazhduar zhvillimin dhe për t’i bërë realitet projektet që i kemi nisur bashkë
Sot, bashkë me deputeten Liza Gashi dhe kandidatët për Asamble, Andi Shkodrën dhe Erza Kqikun, takuam të rinjtë që votojnë për herë të parë.
Ishte kënaqësi e veçantë të takohemi dhe të bisedojmë për qytetin tonë me ata që janë e tashmja dhe e ardhmja jonë.
Diskutuam për projektet që planifikojmë t’i realizojmë gjatë mandatit tonë të dytë dhe për rëndësinë që ka pjesëmarrja e secilit në votim.
Vota e të rinjve është vendimtare për të vazhduar zhvillimin dhe për t’i bërë realitet projektet që i kemi nisur bashkë.










