- Nëntë të arrestuar në Zubin Potok për krime lufte, Policia: Operacioni lidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve”
- Kuvendi i Vitisë miratoi deklaratën për ish-krerët e UÇK-së dhe projekt buxhetin per vitet 2027–2029
- Kamenica prezente në panairin ndërkombëtar “AMI Compounding & Recycling Expo Europe 2026”
- Me vota unanime, Kuvendi i Gjilanit miraton deklaratë kundër atgjykimit të padrejtë në Hagë
- Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan takon përmbaruesit privatë të regjionit të Gjilanit
- Gjilani heq taksën komunale për bizneset dhe fal të gjitha borxhet për këtë taksë për periudhën 2000–2026
- Miratohet buxheti i Komunës së Gjilanit për vitin 2027, në vlerë mbi 43 milionë euro
- Filluan punimet për zëvendësimin e gypit të asbest-betonit në pjesët e mbetura të qytetit të Vitisë
Author: admin
Një person është arrestuar, i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht gjyshin e tij duke e goditur me kokë në fytyrë. Në raportin 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 08:00, në Gjilan. Siç thuhet në raport, viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjilan, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar-gjyshin e tij, duke u goditur me kokë në fytyrë. Viktima është dërguar për tretman…
Komuna e Kamenicës ka mbajtur procesin për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit Lokal në fshatin Koretin. Të pranishëm kanë qenë 103 pjesëmarrës në takim, ku me 59 vota është zgjedhur Kryetar i Këshillit Lokal Isuf Canaj, ndërsa anëtarë të Këshillit janë zgjedhur Fadil Bunjaku, Ismail Berisha, Ekrem Kovani, Adhurim Dervishi. Zgjedhjet janë mbajtur në Shkollën Fillore “Avdullah Krashtica-Presheva”./GJILANI INFO/
Kryetari i Komunës Vitisë, Sokol Haliti kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi kanë vizituar dje komunën e Tetovës të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me këtë rast ata janë pritur aty nga, kryetari i Tetovës, z. Bilall Kasami me bashkëpunëtor me të cilën kanë bashkëbiseduar rreth mundësisë së bashkëpunimit të dy komunave në kuadër të projekteve të ndryshme në mesin e tyre në kuadër të projektit ndërkufitar. Ndërkaq kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, gjithashtu shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit të dyja komunave në interes të qytetarëve Vitias dhe të Tetovës. Ai e njoftoj homologun e tij lidhur me…
Numri i përdoruesve të drogës në Kosovë është në trend të rritjes, ndërsa konsumues gjithnjë e më të shpeshtë po bëhen adoleshentët. Samire Braina, udhëheqëse e Repartit të Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, thotë se në pesë muajt e deritashëm të këtij viti, trajtim atje kanë kërkuar 60 përdorues drogash. Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kjo shifër ka qenë 43, ndërsa gjatë gjithë vitit 2021, trajtim kanë kërkuar 112 veta. “Moshat [e përdoruesve] janë nga 18 vjeç e sipër, por kemi pasur raste edhe nën 18 vjeç, 15 apo 16 vjeç”, thotë Braina për Radion Evropa…
Kurti kërkon mbështetje për Kamberin: T’iu japim mësim atyre që provuan ta ndalin zërin shqip në Beograd
Pas vendimit për përsëritjen e zgjedhjeve në qendrën numër 6 të vendvotimit në Bujanoc, gjasat që Shaip Kamberi të ruaj ulësen në Kuvendin e Serbisë janë shumë të mëdha. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë thirrje që të votohet Shaip Kamberi dhe subjekti i drejtuar nga ai. “Tashmë e kemi parë që Serbia, figurat dhe mekanizmat politik të saj, kanë bërë gjithçka që t’ua pamundësojnë shqiptarëve ta kenë zërin e tyre në Kuvend. Andaj nesër punën e parë në agjendën tuaj ditore, bëni daljen dhe votimin në Qendrën e Votimit nr. 6 në Bujanoc”, ka shkruar Kurti në mesazhin mbështetes…
Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, nën drejtimin e Arianit Sadikut, kryesues, ku ka anuluar vendimin për miratimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) 2021-2029, për arsye, siç ka thënë drejtori i Urbanizmit, Ali Arifi, përmbajtjesore, procedurale, ligjore e teknike. Alban Hyseni, kryetar i Komunës, tha se arsyeja kryesore pse duhet të anulohet vendimi dhe të bëhen ndryshime në PZHK është zona ekonomike, e cila është paraparë të ndërtohet, ndërmjet Kmetocit dhe Shillovës, në një hapësirë prej 100 hektarësh e ku 84 hektarë prej tyre janë pronë private. Shpronësimi i një hapësire kaq të madhe është i…
Kryetari Hyseni nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me MAPL-në për asfaltimin e rrugës Livoç i Ulët – Livoç i Epërm
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar sot marrëveshje mirëkuptimi me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, për financimin e asfaltimit të rrugës Livoç i Ulët – Livoç i Epërm. Kryetari Hyseni e ka falënderuar ministrin Krasniqi për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Gjilanit. Ai ka bërë të ditur se kostoja e mbështetjes për këtë projekt nga ana e MAPL-së është 50 mijë euro. “Falë bashkëpunimit me nivelin qendror, komuna e Gjilanit po pasurohet edhe me projekte të reja”, ka thënë me këtë rast kreu i Gjilanit, Alban Hyseni./GJILANI INFO/
Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, më datë 23 maj 2022, rreth orës 17:05, është informuar nga viktima e rastit, sipas të cilit deri sa ishte në një lokal në Pejë i kanë rënë nga xhepi të holla në shumë prej dyqind (200) euro, viktima ka dyshuar se dikush i ka marrë këto të holla. “Nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë është bërë shikimi i kamerave të sigurisë se objektit, aty është vërejtur një person i panjohur e cila shihet duke i marrë të hollat dhe duke u larguar me veturën e tipit Opel me targa të…
Ambasadorja amerikane në NATO, Julianne Smith, ka thënë se Aleanca Veri-Atlantike është e shqetësuar për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, pas shpërthimit të luftës së Rusisë në Ukrainë. Smith për Radion Evropa e Lirë ka përsëritur qëndrimin e Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Kosovës në programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s. “Shtetet e Bashkuara e mbështesin integrimin e Kosovës në organizatat dhe institucionet evropiane apo euroatlantike. Ne besojmë se vendet duhet të kenë të drejtën të përcaktojnë bashkimin dhe anëtarësimin e tyre. Ne sigurisht që do të mbështesnim lëvizjen e Kosovës drejt programit të Partneritetit për…
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj ka bërë të ditur për një stërvitje të përbashkët ndërmjet efektivëve të Kosovës dhe Shqipërisë. Mehaj në një postim në Facebook shkruan se po vazhdojnë me ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve për operacione luftarake. “Vazhdojmë me ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve për operacione luftarake. Përgëzime për suksesin në stërvitjen e përbashkët të efektivëve tanë me efektivët e Forcave Tokësore të Shqipërisë. Së bashku gjithmonë më të fortë!”, shkruan Mehaj.

