- Nëntë të arrestuar në Zubin Potok për krime lufte, Policia: Operacioni lidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve”
- Kuvendi i Vitisë miratoi deklaratën për ish-krerët e UÇK-së dhe projekt buxhetin per vitet 2027–2029
- Kamenica prezente në panairin ndërkombëtar “AMI Compounding & Recycling Expo Europe 2026”
- Me vota unanime, Kuvendi i Gjilanit miraton deklaratë kundër atgjykimit të padrejtë në Hagë
- Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan takon përmbaruesit privatë të regjionit të Gjilanit
- Gjilani heq taksën komunale për bizneset dhe fal të gjitha borxhet për këtë taksë për periudhën 2000–2026
- Miratohet buxheti i Komunës së Gjilanit për vitin 2027, në vlerë mbi 43 milionë euro
- Filluan punimet për zëvendësimin e gypit të asbest-betonit në pjesët e mbetura të qytetit të Vitisë
Author: admin
Ardian Haxhaj Tashmë është bërë përditshmëri të dëgjojmë politikanë, ministra e akademikë serbë që publikisht e zyrtarisht t’u referohen fqinjëve, shqiptarëve, me emrin përçmues e denigrues “šiptari”. Me ndonjë përjashtim të ndonjë organizate joqeveritare serbe, apo të ndonjë intelektuali e opinionisti serb që e kundërshton këtë gjuhë urrejtëse, për të tjerët, për shumicën dërmuese të institucioneve serbe, ky emërtim përbuzës racist është krejt i zakonshëm në diskursin e tyre shovinist. Faktikisht, ky emërtim përçmues ka histori të gjatë dhe të vazhdueshme në kohë e rrethana të ndryshme, ku shumica e kalemxhinjve serbë me lehtësi të padurueshme raciste e mbllaçitin…
Futbollistët e Kombëtares së Kosovës pas pushimit të pardjeshëm iu kanë rikthyer përgatitjeve për ndeshjen e parë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve kundër Qipros, që zhvillohet më 2 qershor në Larnaca. Pas seancës së sotme stërvitore, Arbër Zeneli ka folur për faqen zyrtare të Futbollit të Kosovës. Anëtari i Reimsit tha se i kanë munguar ndeshjet me Kosovën, teksa shtoi se shpreson që edicionin e ri të Ligës së Kombeve të ia nisin me fitore. “Mund të presim ndeshje shumë të mira. Shpresoj ta nisim me fitore ndaj Qipros në ndeshjen e parë e pastaj ndaj…
NGA: BAKI IMERI Remzi Basha është poet i dashurisë dhe flamurtar i lirikës shqipe në trojet e Skandinavisë. Ai shkruan me zërin e zemrës për afshin e femrës. Poeti shkruan për lotin e fjalës, për buzëqeshjen e hënës, për pluhurin e yjeve, për dëshmorët e kombit dhe luftëtarët e lirisë. Herë pas here, në vargjet e tij shpërthen ndjenja e dashurisë që të shpie në Universin e Përjetësisë: Shija e buzëve tua gjendet/ Në lëkurën e portokallit/ Dhe të frutave të tjera/ Veç me ty vjen pranvera!/ Jehona e shkujve të shkuar është/ dëshmi e provave të dashurisë/ Me uratën…
Tajvani “trazon” aeroplanët pasi Kina bën “inkursionin më të madh në zonën e mbrojtjes ajrore” të këtij vendi, që nga janari
Nga Tajvani thonë se ata kanë ngritur në fluturim aeroplanët e tyre luftarakë në mënyrë paralajmëruese ndaj 30 aeroplanëve të cilët u dërguan nga Kina në zonën e tyre të mbrojtjes ajrore. Incidenti ajror i ditës së hënë ishte incidenti më i madh që nga janari i këtij viti. Ky incident ndodhi disa ditë pas deklaratave të presidentit amerikan Joe Biden, i cili e paralajmëroi Kinën se çfarë do të ndodhë nëse ata pushtojnë ishullin. Gjatë ditës së hënë, kur edhe ndodhi incidenti, një zyrtar amerikan udhëtoi në Tajvan për të diskutuar me liderët shtetërorë në lidhje me sigurinë e vendit,…
Kompania Two.jobs në Cyrih të Zvicrës ofron mundësinë e lidhjes së kontakteve mes të interesuarve për punë dhe kompanive që kërkojnë punëtorë Kristian Oroshi, 26-vjeçar, tani udhëheq kompaninë Two.jobs, në Cyrih të Zvicrës. Kjo kompani ofron shërbim për dy palët, si për personat që kërkojnë punë, ashtu edhe për kompanitë që kërkojnë punëtorë. Pikërisht kjo është arsyeja pse edhe emri i kompanisë është Two.jobs. Themelimi i Two.jobs E krijuar në vitin 2016, kompania Two.jobs po prek majat e suksesit. Kristian Oroshi, themelues dhe njëri prej pronarëve të Two.jobs, ka treguar për albinfo.ch se si i erdhi ideja për ta…
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, beson se përparimi në integrimet evropiane është i domosdoshëm për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se tani është koha për integrim të shpejtë evropian të rajonit, ndërsa sipas presidentit Stevo Pendarovski, shanset për heqjen e vetos bullgare janë më të ulëta. Ndërsa sipas ish-presidentit bullgar Petar Stojanov, “Bullgaria është shumë e skllavëruar ndaj opinionit publik dhe ai beson se udhëheqësit e vërtetë të shtetit duhet të krijojnë opinionin publik, veçanërisht kur bëhet fjalë për vendime historike”. “Fakti është se “ndërtimi i skenës politike bullgare” aktualisht është i tillë që vështirë të arrihet një…
Numri i madh i armëve ilegale në duart e qytetarëve ka alarmuar organet e sigurisë në vend, duke i shtuar edhe angazhimet në aktivitetet për sekuestrimin e tyre. Sipas ekspertit të sigurisë, Nuredin Ibishi, statistikat e Policisë po tregojnë që ka mbi 1200 konfiskime të armëve ilegale brenda vitit, e ku sipas tij shifrat janë mjaft të frikshme. Duke folur për këtë dukuri, Ibishi për Ekonominë Online ka thënë qytetarët që i dorëzojnë armët duhet të shpërblehen e jo të denoncohen. “Që nga përfundimi i luftës në Kosovë ka pasur kërkime dhe hulumtime rreth numrit të armëve në posedim ilegal tek…
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se me kërkesë të institucioneve, kompania ka filluar pastrimin dhe mirëmbajtjen e varrezave të qytetit. Kryetari Hyseni ka thënë se varrezat janë pasqyra e shoqërisë, duke shtuar se mirëmbajtja deri tani nuk ka qenë asnjëherë në nivelin e duhur. “Jemi duke përgatitur projektin edhe për lokacionin e ri të varrezave, zgjidhje kjo për dhjetëra vite në të ardhmen!”, ka thënë kreu i Komunës./GJILANI INFO/
Futbollisti me origjinë shqiptare, Agon Sadiku ka shënuar golin e fitores për Honkan në kampionatin finalndez, në duelin ndaj HIFK, ku skuadra e Sadikut triumfoi me rezultatin 1-2, ndërsa sulmuesi 19-vjeçar, realizoi golin e dytë në minutën e 85-të. Sadiku u fut në lojë në minutën e 66-të, teksa 19 minuta i mjaftuan për të bërë heroin. Për 19-vjeçarin ishte goli i katërt i shënuar në nëntë paraqitje në Finlandë. Sulmuesi me origjinë shqiptarë është pjesë e moshave të Finlandës, e ardhmja e tij pritet të jetë tepër e ndritur.
E quajtën veten “mish për top”, tani ushtarët rusë tregojnë se si po u kërkohet të paguajnë për armët dhe pajisjet që humbën në Ukrainë
Se ushtarët rusë që luftojnë në Ukrainë, shumë prej tyre, ndihen të “mashtruar”, kjo më nuk është lajm. Madje, siç ishte supozuar më herët, disa kanë menduar edhe të plagosin veten në mënyrë që të largohen nga konflikti. Kjo gjë ishte pretenduar pasi në pah kishin dalë disa telefonata ku ushtarët rusë dyshohet se e kanë quajtur veten “mish për top”. Por kjo nuk është e vetmja gjë që flet për trajtimin e keq që u bëhet atyre, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Dhe kjo nuk ndodh vetëm në luftën në Ukrainë. Që nga luftërat e Rusisë në…

