- Nëntë të arrestuar në Zubin Potok për krime lufte, Policia: Operacioni lidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve”
- Kuvendi i Vitisë miratoi deklaratën për ish-krerët e UÇK-së dhe projekt buxhetin per vitet 2027–2029
- Kamenica prezente në panairin ndërkombëtar “AMI Compounding & Recycling Expo Europe 2026”
- Me vota unanime, Kuvendi i Gjilanit miraton deklaratë kundër atgjykimit të padrejtë në Hagë
- Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan takon përmbaruesit privatë të regjionit të Gjilanit
- Gjilani heq taksën komunale për bizneset dhe fal të gjitha borxhet për këtë taksë për periudhën 2000–2026
- Miratohet buxheti i Komunës së Gjilanit për vitin 2027, në vlerë mbi 43 milionë euro
- Filluan punimet për zëvendësimin e gypit të asbest-betonit në pjesët e mbetura të qytetit të Vitisë
Author: admin
Në Stubëll të Vitisë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime trupore, ka njoftuar sot policia. Sipas policisë thuhet se një drejtues automjeti, derisa po drejtonte automjetin e tij përfundon jashtë rrugës si pasojë e humbjes së kontrollit mbi vozitjen. Në këtë aksident thuhet se lëndime trupore të kenë marrë drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer. Të njejtit pas aksidentit kanë pranuar trajtime mjerkësore, njofton policia./GJILANI INFO/
Në Gjilan është arrestuar një person i dyshuari për shkak se kishte ngacmuar me fjalë ofenduese një femër, bëhet e ditur sot përmes raportit të policisë Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
Zëvëndësministri, Syla: Vepra patriotike e burrit të madh të kombit – Rexhep Elmazi, ka vendin e pazëvendësueshëm në historinë e përpjekjeve për Liri dhe Bashkim
Shemsi Syla, Zëvëndësministër i Mbrojtjës, Luan Aliu, Deputet i Parlamentit të Kosovës dhe Bejtullah Osmani, Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim në Gjilan, në 44 vjetorin e vrasjes tinëzare nga UDB-ja serbe, kanë përkujtuar dhe ndereruar poetin unik e atdhetarin e madh, Rexhep Elmazin, njëherit udhëheqësin e Komitetit për Gjilan në Lëvizjen për Bashkimin e Shqiptarëve, organizatës patriotike, në krye të së cilës ishte atdhetari, Adem Demaçi. Të njejtit, pas homazheve pranë varrit të tij, kanë vizituar familjen e tij, ku edhe janë pritur ngrohtësisht nga bashkëshortja e Rexhep Elmazit, i biri Salvadori dhe familjarët. “Vepra patriotike e burrit të…
Kabineti federal ka miratuar vazhdimin e pjesëmarrjes gjermane në misionin e KFOR-it në Kosovë edhe për një vit tjetër, ndërsa Parlamenti federal, Bundestagu do ta shqyrtojë këtë kërkesë në javët në vijim. Mandati parashikon pa ndryshime që në Kosovë të dërgohen deri në 400 ushtarë gjermanë. Aktualisht, sipas informacioneve nga Qeveria Federale, aty janë të angazhuar rreth 70 anëtarë të Forcave të Armatosura Gjermane, Bundeswehrit. Shifra e 400 ushtarëve të Bundeswehr-it, megjithatë, është vendosur që më parë që të mos pakësohet, në mënyrë që Bundeswehri të reagojë shpejt dhe me fleksibilitet. Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në…
Zgjedhen kryetarët dhe anëtarët e Këshillave Lokale në Lagjen Iliria, Lagjen Qamëria dhe fshatin Hajnoc
Komuna e Kamenicës dje ka mbajtur procesin për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Anëtarëve të Këshillave Lokale në Lagjen Iliria, Lagjen Qamëria dhe fshatin Hajnoc. Në Lagjen Iliria të pranishëm kanë qenë 48 pjesëmarrës në takim, ku me 47 vota është zgjedhur Kryetar i Këshillit Lokal Agim Maliqi, ndërsa anëtarë të Këshillit janë zgjedhur Jeton Maliqi, Sami Maliqi, Bajram Mehmeti, Liridon Cakolli. Kurse në Lagjen Qamëria dhe fshatin Hajnoc të pranishëm në takim ishin 30 pjesëmarrës, ku me 27 vota është zgjedhur Kryetar i Këshillit Lokal Burim Imeri, ndërsa anëtarë të Këshillit janë zgjedhur Armend Hajrizi, Edon Bunjaku, Gazmend Ajvazi, Selami…
Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës për bashkëfinancim të projekteve në vlerë prej 2.4 milionë euro
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi, për bashkëfinancim të projekteve infrastrukturore në vlerë prej 2,417.272 euro. Kryetari Hyseni ka thënë se tashmë Gjilani do të ketë mbështetjen e nevojshme për të siguruar një infrastrukturë më të mirë. “Me vlerën e shtuar nga ky financim, tanimë Gjilani do të ketë mbështetjen e nevojshme për të siguruar një infrastrukturë më të mirë. Vazhdojmë para me jetësimin e programit qeverisës!”, ka thënë kryetari Hyseni./GJILANI INFO/
Mbahet diskutimi me temën “Dhuna ndaj gruas, dhuna në familje – shkelje e të drejtave të njeriut”
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) në bashkëpunim me Njësinë Komunale për të drejtat e njeriut në Kamenicë, organizuan takimin me temë: “Dhuna ndaj gruas/dhuna në familje – shkelje e të drejtave të njeriut”. Në këtë takim morën pjesë Dea Fetiu, Dorjeta Rukiqi – Asistente hulumtuese dhe Bridget Wright nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Koordinatorja e NJKDNJ Nazmije Demolli Kastrati, përfaqësues të komunës, zyrtarë policorë, mbrojtësi i viktimave nga prokuroria e shtetit, drejtori i QPS- së me bashëpuntor, punëtorët social, përfaqësues nga organizatat e grave, përfaqësuesja e Zyrës për Ndihmë Juridike Falas, aktivist të shoqërisë civile,…
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor ka pranuar video-incizim lidhur me kundërvajtjen e shkaktuar në trafik ku shihet vetura me targa 06, e parkuar ne vend të ndaluar sipas shenjës së Komunikacionit, ka njoftuar togeri Ismet Hashani, zëdhënë i policisë nga rajoni i Gjilanit. “Menjëherë veprimet policore kanë rezultuar me identifikimin e personit/automjetit dhe me pas shqiptimin e gjobës për kundërvajtësin në trafik sipas Ligjit 05/L-088 për rregullat e trafikut rrugor “, ka thënë ai. Ai ka falënderojmë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin me Policinë dhe kontributin e tyre për të mundësuar një qarkullim…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë dje pjesë në konferencën e donatorëve për Efiçiencë të Energjisë për Ekonomitë Familjare në Kosovë të organizuar nga Fondacioni Mijëvjeçarit Kosovar (MFK) dhe Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC). Me këtë rast, kryetari Haliti, tha se sipas vlerësimit të MCC-së dhe përfaqësuesit të USAID-it, komuna e Vitisë është kampion në projektet e Efiçiencës në Energji, dhe në menagjimin e inplementimin e tyre. Në këtë konferencë, të ftuar ishin edhe përfaqësues të lartë të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) nga Uashingtoni, si e dërguara Alicia Phillips Mandaville, përfaqësues të Ministrisë…
Komuna e Kamenicës përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat, ka bërë asgjësimin e mbeturinave të deponive ilegale në fshatrat Shipashnicë e Epërme, Shipashnicë e Ulët dhe Muçiverc. Po ashtu edhe në Berivojcë është bërë hapja e rrugës dhe largimi i deponisë ilegale. Ky aktivitet është mbajtur në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovë”./GJILANI INFO/

