- Nëntë të arrestuar në Zubin Potok për krime lufte, Policia: Operacioni lidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve”
- Kuvendi i Vitisë miratoi deklaratën për ish-krerët e UÇK-së dhe projekt buxhetin per vitet 2027–2029
- Kamenica prezente në panairin ndërkombëtar “AMI Compounding & Recycling Expo Europe 2026”
- Me vota unanime, Kuvendi i Gjilanit miraton deklaratë kundër atgjykimit të padrejtë në Hagë
- Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan takon përmbaruesit privatë të regjionit të Gjilanit
- Gjilani heq taksën komunale për bizneset dhe fal të gjitha borxhet për këtë taksë për periudhën 2000–2026
- Miratohet buxheti i Komunës së Gjilanit për vitin 2027, në vlerë mbi 43 milionë euro
- Filluan punimet për zëvendësimin e gypit të asbest-betonit në pjesët e mbetura të qytetit të Vitisë
Author: admin
NGA: HASAN QYQALLA Flavia vie nga qyteti i Lasgushit, siç identifikohet Pogradeci. Është fëmiu i parë i qiftit simpatik Marsela dhe Fortan Pupa. Prindërit e çapkënes, fillimisht emigruan në Greqi, ku u lind edhe Flavia e çuni Floreni, ndërkaq Felixi i vogël u lind në Gjermani. Aty filluan dhe hapat e parë në institucionet parashkollorë, por që gjuhën shqipe e flasin dhe shkruajnë sikur t’ishin në Pogradecin e bukur. Natyrisht, në rrethana të tilla, s’do mend se e mësuan edhe gjuhën greke. Babai i Flavias, Fortani me punën e tij bënte vërtet art, gjersa mamaja Marsela ka mbaruar për parukere…
Bullgaria do të heq veton kundër Maqedonisë së Veriut për çeljen e negociatave, shkruan Telegrafi Maqedoni. Lajmi u konfirmua përmes një statusi në “Twitter” nga eurokomisioneri për zgjerimin Oliver Varheily. “Falënderojmë kreun e opozitës Gerb, Bojko Borissov për vendimmarrjen historike për Evropën dhe Maqedoninë e Veriut që të marrin propozimin e Francës si bazë për fillimin e bisedimeve ndërshtetërore mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Shpresoj që vendet do të propozojnë në Parlamentin evropian që Evropa të ecë para”, ka shkruar Oliver Varhelyi.
Presidentja Osmani në Bruksel për takimin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor
Me ftesë të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Bruksel, ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në takimin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Presidentja Osmani do ta përçojë mesazhin e qartë të popullit të Kosovës mbi nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit, duke filluar nga liberalizimi i stërvonuar i vizave, deri tek mbështetja për statusin e vendit kandidat për Republikën e Kosovës, pas aplikimit. Liderë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel ndër të…
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Kamenicës është angazhuar që t’u lehtësoj qytetarëve qasjen në rrugë, përkatësisht në zonat më të thella malore. Kësaj radhe kjo Drejtori është angazhuar duke intervenuar në rrugët e fshatit Karaçevë e Epërme duke bërë largimin e mbeturinave në atë pjesë në mënyrë që banorët të kenë qasje më të lehtë në rrugë. Po ashtu Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim është e gatshme që të intervenoj kur është e nevojshme në mënyrë që qytetarët të kenë qasje sa më të lehtë në rrugë./GJILANI INFO/
Një autobus është aksidentuar mbrëmjen e kësaj të marte në rrugën Gjilan-Ferizaj, ku edhe janë lënduar tre persona. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka bërë të ditur se autobusi i kishte këputur telat e rrymës. “Ju njoftojmë se mbrë ë rreth orës 21:20 në rrugën e Ferizajt, ka ndodhur një aksident ku ishte i përfshirë një autobus i cili ka këputur telat e rrymës dhe një korsi ka qenë e bllokuar për pak kohë. Sipas hetimeve janë lënduar lehtë tre persona”, ka thënë Hashani. Me rastin janë…
Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur takimin e radhës, nën drejtimin e Arianit Sadikut, kryesues i Kuvendit, ku ka shqyrtuar dhe rekomanduar për Kuvend Kornizën Afatmesme Buxhetore 2023-2025. Sadiku tha se deri te takimi i sotëm përmbyllës në KPF, janë mbajtur pesë dëgjime buxhetore nëpër lokalitete dhe interesimi i qytetarëve për të marrë pjesë dhe për t`i paraqitur kërkesat e tyre, ka qenë i kënaqshëm. KAB-in e ka prezantuar drejtori i Buxhetit, Riad Rashiti, i cili ka thënë se gjatë viteve 2023-2025 buxheti komunal do të shënojë rritje nga viti në vit. Vetëm në vitin 2023 buxheti do…
Sot në Viti, është mbajtur mbledhja e pestë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF). Gjatë kësaj mbledhje janë shqyrtuar këto dhe votuar me shumicë votash këto pika: Propozim vendimi për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) të Komunës së Vitisë 2023-2025. Propozim vendimi për themelimin e grupit punues për hartimin e planit vjetori të punës së Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2023. Propozim vendimi për aprovimin e planit të punës se Komitetit për Shërbime Publike për vitin 2022. Propozim vendimi për aprovimin e planit të punës se Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për vitin 2022. Propozim…
Policia me aktivitete vetëdijesuese për fëmijët se si të kalojnë rrugën në mënyrë të sigurt me trafik të zhvilluar
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, njësiti i Komunitetit të stacionit policorë në Gjilan, në zbatim të Strategjisë së Udhëhequr nga Inteligjenca dhe Policimi në Bashkësi, e bazuar në aktivitetet e parapara nga projekti për “Parandalimi e aksidenteve në trafik”, kanë realizuar aktivitetet të planifikuara me nxënës të shkollës fillore “Thimi Mitko” këtu në Gjilan. Nxënësve dhe kalimtarëve të rastit u janë shpërndarë fletë palosje me porosi “Kalimi i rrugës në mënyrë të sigurt në vendkalim për këmbësor”. Aktivitetet kanë qenë të koordinuar në konsultim dhe bashkërendim me drejtorinë e shkollës, dhe janë mirëprit si nga nxënësit ashtu edhe nga stafi i shkollës . Policia…
Me qëllim të përmirësimit të jetës dhe krijimit të sigurisë së qytetarëve në trafik, në disa fshatra të komunës së Vitisë, po rregullohen trotuaret. Për ti pa nga afër punimet që po zhvillohen në ndërtimin e trotuareve, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, ka vizituar sot fshatrat Zhiti, Ballancë, Radivojc e Devajë. Kryetari Haliti, theksoi se punime të tilla po kryhen edhe në fshatrat: Gushicë, Gërmovë, në Fshatin e ri, Kabash përkatësisht tek rrethrrotullimi te xhamia dhe kisha, si dhe nëpër shumë vendbanime tjera. Me këtë rast përfaqësuesi i fshatit Zhiti, Burim Emini, tha se ende…
Haliti: “Ne synojmë të krijojmë institucione të forta dhe shërbyese për mirëqenien e qytetarëve tanë”
Organizuar nga Komuna e Vitisë, sot është mbajtur një punëtori e përbashkët në mes të përfaqësuesve komunal nga sektorët e ndryshëm dhe të bizneseve vitiase, lidhur me finalizimin e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal të Komunës së Vitisë për vitin 2022-2025. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili është edhe iniciues për hartimin e kësaj strategjie. Ai ka folur për rëndësinë e hartimit të kësaj strategjie. “Krahas dokumenteve të tjera të rëndësishme që i kemi hartuar dhe po hartojmë, pas Planit Zhvillimor Komunal, tani po hartojmë edhe Strategjinë e Zhvillimit…

