Author: admin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës së punës në Singapor është pritur në takim nga Presidentja e Singaporit Halimah Yacob. Pavarësisht distancës së largët gjeografike, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është e interesuar për intensifikimin e marrëdhënieve me këtë shtet të Azisë Juglindore, sidomos duke e ditur potencialit e bashkëpunimit tregtar. Në kontekst të thellimit të marrëdhënieve më këtë shtet, Presidentja Osmani ka potencuar se Singapori ka shënuar përparim të jashtëzakonshëm në teknologji si dhe në fushën e mbrojtjes, ndaj ka shfaqur gatishmërinë për bashkëpunim të fokusuar në këto fusha. Ky bashkëpunim sipas…

Read More

Kriza ekonomike që ka goditur pothuajse mbarë botën, ka bërë që të ketë rritje të çmimeve në  shumë produkte. E rritjes së këtyre çmimeve nuk i ka shpëtuar as buka. Nga 50 cent sa ishte në qytetin e Gjilanit tash e tutje buka do të kushtojë 60 cent. Kështu është  bërë ditur në rrjetet sociale. Në muajt e fundit, çmimi i bukës është rritur disa herë. Që nga viti i kaluar deri më tani, çmimi i bukës është rritur për 20 cent.

Read More

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi  do të vizitojë sot ish-kryeparlamentarin, Kadri Veseli i gjendet në paraburgim në Hagë. Këtë e ka bërë të ditur vet Arifi përmes një postimi në rrjetin social, Facebook. Arifi është shprehur i shqetësuar në lidhje me procesin, që sipas tij, është i padrejtë ndaj siç i quajti ai, burrështetasve të Kosovës. “Vizitë krerëve të UÇK-së në Hagë. Të shqetësuar me procesin e padrejtë ndaj burrshtetasve tanë, nesër do të qëndroj në Hagë për të vizituar ish kryeparlamentarin Kadri Veseli. Të bindur, ne besojmë fuqishëm në pastërtinë e luftës çlirimtare në krye me…

Read More

Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur sot mbledhjen e III-të të rregullt. Në këtë takim gjendja e sigurisë në komunën e Vitisë është vlerësuar si e qetë dhe stabile nga pjesëmarrësit në këtë takim. Megjithatë u ngritën disa çështje që kanë të bëjnë me sigurinë publike nga anëtarët e këtij këshilli. Hasan Aliu, zv.kryetari i komunës së Vitisë dhe njëherit kryesues i KKSB-së tha se gjendja e sigurisë në këtë komunë vazhdon të mbetet e qetë dhe stabile. Për këtë ai falënderoi të gjitha mekanizmat por edhe në veçanti qytetarët. Kurse Përfaqësuesi i Policisë së Kosovës në…

Read More

Policia ka njoftuar sot për një rast  t ë  dhunës në familje në Kamenicë. Bëhet e ditur se një femër ka raportuar përmes telefonit se është kërcënuar verbalisht nga një personi i dyshuar. Njoftohet gjithashtu se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/

Read More

Në Gjilan është arrestuar dje një person zyrtar, bëhet e ditur përmes raportit të policisë. Sipas policisë thuhet se lidhur me rastin është arrestuar personi i dyshuari nën ndikim të alkoolit. Me vendim të prokurorit, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/

Read More

Komuna e Kamenicës ka mbajtur procesin për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit Lokal në Kopernicë-Kolloleq. Të pranishëm kanë qenë 21 pjesëmarrës në takim, ku me 20 vota është zgjedhur kryetar i Këshillit Lokal Endrit Beqiri, ndërsa anëtarë të Këshillit janë zgjedhur Leotrim Ajvazi, Osmon Rahimaj, Ando Ismajli, Suad Çitaku. Zgjedhjet janë mbajtur në Shkollën Fillore “Skenderbeu”./GJILANI INFO/

Read More

Në kushtet e një inflacioni të tillë që po shënon rritje nga muaji në muaj, është ende herët të bëhet një parashikim përfundimtar për sa i përket normës së rritjes ekonomike për vitin 2022, kështu ka thënë drejtori i Odës Ekonomike Amerikane (OEAK), Arian Zeka. Zeka ka thënë se gjithçka do të varet nga ardhja e diasporës dhe shtyrja përpara ose jo e investimeve kapitale. Megjithatë, Zeka shtoi se në rast se ndodh ndonjë mrekulli e hyrjes në qarkullim të qindra miliona eurove brenda këtij viti, atëherë natyrisht mund të flitet për realizimin e parashikimit të qeverisë për normën…

Read More

Të hënën do të jem përballë jush Të nderuar qytetarë të Gjilanit Unë e kam marrë mandatin në zgjedhjet e fundvitit 2021. Të hënën do të jem para jush për të shpalosur sukseset dhe sfidat e gjashtëmujorit të parë të qeverisjes sonë. Ju ftoj të vini në takim publik dhe t`i dëgjoni të arriturat e kësaj periudhe, planet dhe synimet për gjashtëmujorin e dytë dhe vitet tjera të mandatit tonë. Jam i vetëdijshëm se kemi shumë për të bërë, por zotohem para jush se do të punoj shumë për ta bërë maksimumin e mundshëm. Ejani më 27 qershor dhe…

Read More