- Nëntë të arrestuar në Zubin Potok për krime lufte, Policia: Operacioni lidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve”
- Kuvendi i Vitisë miratoi deklaratën për ish-krerët e UÇK-së dhe projekt buxhetin per vitet 2027–2029
- Kamenica prezente në panairin ndërkombëtar “AMI Compounding & Recycling Expo Europe 2026”
- Me vota unanime, Kuvendi i Gjilanit miraton deklaratë kundër atgjykimit të padrejtë në Hagë
- Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan takon përmbaruesit privatë të regjionit të Gjilanit
- Gjilani heq taksën komunale për bizneset dhe fal të gjitha borxhet për këtë taksë për periudhën 2000–2026
- Miratohet buxheti i Komunës së Gjilanit për vitin 2027, në vlerë mbi 43 milionë euro
- Filluan punimet për zëvendësimin e gypit të asbest-betonit në pjesët e mbetura të qytetit të Vitisë
Author: admin
Më 2 korrik, 1990, 114 delegatë miratuan publikisht Deklaratën Kushtetuese, me të cilën Kosova u shpall njësi e veçantë në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave. Ky ishte një akt historik i pritur moti dhe që shprehte aspiratat shekullore të popullit të Kosovës për pavarësi shtetërore e territoriale nga Serbi. Dy muaj pas shpalljes së Deklaratës Kushtetuese, që në popull njihet edhe si Deklarata e Pavarësisë, më 7 shtator të vitit 1990 në Kaçanik, të njëjtët delegatë nxorën aktin më të lartë juridik – Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, e me këtë ata…
Shkolla Fillore “Musa Zajmi” në Gjilan është bërë tërësisht e qasshme për fëmijët me aftësi të kufizuara. Kjo fal iniciativës së Unicef Kosova Programme në bashkëpunim me Team Rijad, pasi të premten u përurua projekti i krijimit të qasjes në tualete për nxënësit me aftësi të kufizuara, duke i bërë të përshtatshme për ta. Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Arianit Sadiku, e ka falënderuar UNICEF-in dhe Team Riad për këtë mbështetje për t’ju krijuar nxënësve të kësaj kategorie qasje të plotë. Sadiku konfirmoi se Komuna po punon në vazhdimësi për implementimin e programit të gjithëpërfshirjes në shkolla, sikurse…
AKV ” Kemajl Azizi” nga Vitia, po qëndron për vizitë në shtetin Turk. Sipas Arsim Abazit, drejtor i këtij ansambli ata po marrin pjesë në disa koncerte dhe festivale të rëndësishme në Denizli dhe Pamukale të Turqisë. Ai theksoj se, ky ansambël ka marrë edhe disa ftesa të tjera që të performojë në koncerte dhe festivale si në Itali, Bullgari, Austri dhe të tjera. Abazi falënderoi antarët dhe të gjithë ata që po e përkrahin këtë ansambël në rrugëtimin e tyre, duke theksuar se ata po bëjnë çmos, që të përfaqësojnë sa më mirë vendin në shtetet e huaja./GJILANI…
Statusi Juridik i Adem dhe Hamëz Jasharit sipas të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare: Luftëtarë, vrasja e tyre nuk mund të hetohet
Adem dhe Hamëz Jashari, pjesëtarë të një “populli të shtypur” dhe që luftuan kundër “pushtuesit të huaj” për të realizuar të “drejtën e tyre të vetëvendosjes”, ligjërisht e gëzojnë statusin e “luftëtarit”. Si anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ata përfaqësuan “forcat disidente ose grupe tjera të armatosura” në një konflikt jondërkombëtar, ose ishin të lidhur me një lëvizje çlirimtare—lufta për çlirim kombëtar e së cilës—njihet si “konflikt ndërkombëtar” në të drejtën ndërkombëtare humanitare. Shkruan: Sebahate J. Shala Statusi i luftëtarit në konflikt tëbrendshëm tëarmatosur ka qenë subjekt i polemikave për shkak të legjitimitetit të grupeve të armatosura (joshtetërore)dhe pajtueshmërisë sëtyre…
Futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani, është transferuar te skuadra e Milanit. Asllani me Milanin ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, njofton Klankosova.tv. “Krenare që i bashkohem AC Milanit në një marrëveshje 2-vjeçare. Super e emocionuar për t’u transferuar në Itali”, ka thënë Asllani. Ndryshe, Kosovarja më parë ishte pjesë e Real Madridit.
Nga: Emil Lafe Në “Open” (News 24) të mbrëmjes së 20 qershorit publicisti i njohur Fatos Lubonja u shpreh se Kosova më mirë të kishte mbajtur gegërishten si gjuhë letrare, se kjo do të ishte pasuri: këndej toskërishtja, andej gegërishtja! Me një fjalë shqipja letrare do të frymonte me dy palë mushkëri e jo me një palë, siç është shprehur vite më parë edhe një publicist tjetër. Lidhur me këtë e quaj të nevojshëm një sqarim miqësor për z. F. Lubonja (po edhe për të tjerë që ndajnë e shtjellojnë të njëjtën pikëpamje). Kur diskutohej në kohën e Rilindjes…
Ushtria e Kosovës nga sot i ka edhe 17 oficerë të tjerë, të cilët i janë bashkuar Forcës së Sigurisë se Kosovës (FSK) pas katër vjet studime në Qendrën për Studime Universitare (QSU). “17 oficerë të rinj i janë bashkuar FSK-së dhe do të jenë shtyllë dhe mbështetje e madhe ushtrisë së Kosovës”. “Armiqtë tanë shpresojnë qe vendi ynë te mos ketë të rinj që bartin mbi supe barrën e atdhetarit, por përkushtimi juaj do të dëshmojë se e kanë gabim. Luftoni për idealet e shenjta dhe leni vendin më mirë sesa e keni trashëguar”, ka thënë ministri i…
Presidenti amerikan, Joe Biden njoftoi sot në një konferencë shtypi në Madrid një paketë të re ndihme ushtarake amerikane për Ukrainën me vlerë rreth 800 milionë dollarë. Por ai gjithashtu njoftoi se një koalicion prej më shumë se 50 vendeve në mbarë botën do t’i dërgonte Ukrainës sasi të mëdha armësh. “Ministri ynë i Mbrojtjes ka mbledhur më shumë se 50 vende, të cilat kanë premtuar se do të dërgojnë armë në Ukrainë. Është një përpjekje globale për të mbështetur Ukrainën: po flasim për gati 140 mijë sisteme antitank, më shumë se 600 tanke, afro 500 sisteme artilerie, më…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar arritjen e propozimit francez për kompromisin mes Sofjes dhe Shkupit, por nuk jep detaje për përmbajtjen, shkruan Deutsche Welle”. Jam i bindur se kemi gjetur një zgjidhje kompromisi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut tha presidenti francez Emanuel Makron në fund të Samitit të NATO-s, në Madrid. Sipas tij gjatë takimit të NATO-s u bënë përparime drejt gjetjes së një zgjidhjeje mes dy vendeve. “Mund të them se është gjetur kompromis, një kompromis që është në përputhje me të dyja palët dhe besoj se është i pranueshëm. Në ditët në vijim, të…
Një qytetar në Gjilan ka raportuar në polici se ka pranuar një kartëmonedhë të vlerës prej 50 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar, bëri me dije policia. Nga njësiti policor për procedurë hetimore është sekuestruar kartë-monedha në fjalë, kurse rasti vazhdon të hetohet, thuhet nga policia./GJILANI INFO/

