Author: admin

Kryetari Kadri Rahimaj së bashku me drejtorin Shpend Morina kanë pritur në takim Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe deputeten Jeta Statovci. I pari i komunës ka thënë se me Ministrin Peci është diskutuar bashkë8punimi i mëtutjeshëm mes Komunës dhe Ministrisë. “Bashkë me drejtorin Shpend Morina kemi pritur në takim Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z.Faton Peci dhe deputeten e Kuvendit të Republikës së Kosovës znj. Jeta Statovci. Kemi diskutuar për bashkëpunime të mëtutjeshme, duke ditur se vizita e ministrit vie menjëherë pas mbështetjes së dhënë për komunën tonë. Planet e qarta dhe konkrete…

Read More

 Distria nuk ndalet, sigurohet medalja e parë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare! Xhudistja, Distria Krasniqi, fiton gjysmëfinalen me Ana Perez të Spanjës dhe kualifikohet në finalen e kategorisë -52 kg. Bravo DISI Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, dëshmon cilësitë edhe në Lojëra Mesdhetare  Oran 2022. Ajo e nisi mbarë garimin, duke mundur qiprioten Sofia Asvesta, kategoria 52 kg. Xhudistja Distria bëri paraqitje fenomenale. Disi është favotite e madhe për medalje.

Read More

Kuvendi Komunal i Gjilanit e ka ndërprerë seancën e sotme, në mungesë të kuorumit, pasi opozita e ka lëshuar sallën pas mospajtimeve të shumta me pozitën sidomos rreth borxheve dhe obligimeve të trashëguara, derisa po shqyrtohej Korniza Afatmesme Buxhetore. Arianit Sadiku, kryesues i Kuvendit, pas një takimi me shefat e grupeve, kërkoi që diskutimet të mbylleshin me aq dhe seanca të vazhdonte punën tutje, por opozita (LDK, AAK, Vatra), nëpërmjet Nazim Gagicës bëri me dije se nuk mund të vazhdojë të rrijë në seancë për shkak të, siç tha ai, mungesës së mirëkuptimit. Kryesuesi Sadiku konstatoi se në situatën…

Read More

Pozitive u vlerësua rritja e buxhetit për bujqësi, shëndetësi, kulturë, rini dhe sport, asistencën sociale, bursat për studentë dhe të tjerë Kuvendi komunal i Vitisë, nën kryesimin e Bekim Azizit, ka mbajtur sot mbledhjen e gjashtë të rregullt, në të cilën janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash, disa pika të rëndësishme për këtë komunë. Fillimisht pjesën më të madhe të hapësirës kohore e kanë marrë pyetje dhe përgjigjet në mes të këshilltarëve të kuvendit dhe të ekzekutivit. Me pas me theks të veçantë është diskutuar Propozim vendimin për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) të Komunës së Vitisë 2023-2025, të…

Read More

Katër vajza raportohet se janë rrahur mes vete të martën në Prizren. Policia njofton se si pasojë e rrahjes, dy prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. “Prizren 28.06.2022 – 17:40. Është raportuar një rrahje në mes të katër femrave kosovare. Si pasojë e rrahjes dy prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë. Rasti është duke u hetuar.

Read More

Këngëtari Arian Agushi, i njohur me nofkën “Gold AG” ka bërë me dije se e ka vizituar, Rexhep Selimin në qendrën e paraburgimit në Hagë. Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtari,  i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, i cili kësaj vizite ia ka dedikuar disa vargje. Postimi  i Agushit pa ndërhyrje: TAKIMI ME REXHËN Pas një kohe prap u pamë Po s’mujtëm kangës me ja thanë E shtrënguam njëri tjetrin Sikur vëllau me vëllanë. A po munesh i thash vlla? Qysh jon knej kta krejt vllaznia? M’tha ma mire kurr s’jena kon Se…

Read More

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, Stacioni Policor në Gjilan ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në një rrugë në qytetin e Gjilanit, ndërsa kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin shtetas i Republikës së Kosovës D.K. (2003). I dyshuari në vendin e ngjarjes ka tentuar për ta fshehur armën duke e hedhur nga automjeti që e drejtonte. Zyrtarët policor kanë arritur që të e gjejnë armen e tipit Zoraki M 906, Cal .9mm, si dhe dy fishkë të pa shkrepur të armës përkatëse të cila janë konfiskuar si prova materiale. Gjatë intervenimit në këtë lokacion…

Read More

Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur në takim përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut në Bruksel, perspektivën evropiane të Kosovës, si dhe liberalizimin e vizave. Osmani ka folur edhe për angazhimin konstruktiv të Kosovës në dialogun me Serbinë, duke përçuar synimin e qartë të institucioneve tona që procesi të jetë i përqendruar në njohjen e ndërsjellë. Osmani ka theksuar se marrëveshja mbi zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë është hap pozitiv në këtë aspekt, duke përmendur se zbatimi është shumë i rëndësishëm. E para…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka nënshkruar marrëveshje me Ministrin e Bujqësisë, Faton Peci për ndërtimin e pendës në Muqiverc. I pari i komunës ka thënë se kjo marrëveshje përfshin zgjerimin dhe rehabilitimin e sistemit të ujitjes në Kamenicë. “350,000€ investime në sistemin e ujitjes në Komunën e Kamenicës “Toka të mbjellura” ishte sllogani që kishim për Bujqësinë në fushatë. Ndërsa sot kemi nënshkruar një nga projektet më të mëdha në histori për bujqësinë e Kamenicës. Marrëveshja e nënshkruar sot me Ministrin e Bujqësisë z. Faton Peci, do të sigurojë ndërtimin e pendës në Muqivërc, si dhe…

Read More

Shkruan: Kimete Berisha – Gratë e moshuara flasin veç për vuajtjet, për rininë e humbur, për të kaluarën, për nënat e tyre dhe për ëndrrat që nuk i kanë realizuar. Nxitojnë të plaken, të bëhen tragjike. Gratë nuk luajnë. Si burrat, që kur ata vet nuk mund të luajnë – i shikojnë të tjerët kah luajnë… gjithë ditën shikojnë futboll, presin deri në 3 të natës për të shikuar boks… dhe luajnë shah. Kur burrat nuk luajnë – heshtin! Ku ke parë ti gra të moshuara që tubohen e luajnë! Nuk ka. Deri vonë, besa, me do shoqe luanim…

Read More