Author: admin

Rasti i një zjarrëvënje në Hodonovc të Kamenicës është raportuat në polici nga pronari i një are, ka bërë me dije sot  policia. Sipas asaj që i njejti ka deklaruar në polici merret vesh se fjala është për një sipërfaqe prej katër hektatësh, rast ky i cili tashmë është duke u  hetohet./GJILANI INFO/

Read More

Në Gjilan është arrestuar një person i dyshuar për dhunë në familje, bëhet e ditur sot përmes raportit të policis. Sipas këtij burimi thuhet se pas një mosmarrëveshje, i njejti ka ushtruar dhunë fizike ndaj një femre, shtetase e Kosovë të cilës pastaj iu është ofruar edhe trajtimi mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit,  me vendimin e të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton policia./GJILANI INFO/

Read More

Një marrëveshje që lejon eksportin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi është nënshkruar në qytetin turk të Stambollit të premten, pas muajsh negociatash midis Ukrainës dhe Rusisë të ndërmjetësuara nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, tha të premten sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres. Marrëveshja synon rifillimin e eksporteve të grurit nga portet ukrainase, të cilat janë bllokuar nga konflikti pesë-mujor midis Rusisë dhe Ukrainës, transmeton Telegrafi. Zyrtarët perëndimorë kanë akuzuar Moskën që përdori si “armë” furnizimet ushqimore, derisa OKB-ja, liderët dhe ekspertët kanë paralajmëruar për një krizë katastrofike ushqimore pasi dërgesat e drithërave nuk kanë arritur…

Read More

Në prezencë të shumë veprimtarëve kombëtarë, dhe përfaqësuesve diplomatik në vend, Komuna e Tetovës, ka shpallur sot “Qytetar Nderi” Rifat Jasharin. Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, tha se shpallja “Qytetar Nderi” për Rifat Jasharin është nderim i pafund, si trashëgimtar i shpirtit të komandantit dhe familjarëve të rënë, por, edhe një mirënjohje për atdhetarin që nuk pushon kurrë, dhe ngre zërin sa herë që i jepet rasti për vlerat e historisë dhe Lirisë. Edhe pse ky manifestin iu dedikua Rifat Jashari, ikonës së familjes së Jasharajve nga Prekazi i Kosovës, i njëjti për shkaqe shëndetësore, nuk mundi…

Read More

Presidenti në largim i Shqipërisë, Ilir Meta, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët për media tha se angazhimi i tij për Kosovën nuk do të pushojë pas përfundimit të mandatit të tij si president. Meta, duke iu përgjigjur falënderimeve të presidentes Osmani, për gjithçka që ka bërë ai si president për Kosovën, tha se nuk pranon asnjë falënderim, sepse ka bërë detyrën kushtetuese dhe morale siç e ka këtë obligim çdo qytetar i Shqipërisë. “Po shprehi keqardhje që nuk kam mundur të bëjë më shumë gjatë këtyre pesë viteve pasi kam pasur probleme…

Read More

Pas takimit, me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët për media, tha se presidenti Meta ishte zë i fuqishëm kundër tendencave për ndarje të Kosovës dhe ndryshim kufijsh Osmani tha se Meta po e përmbyll mandatin si president, duke vizituar Kosovën e motrave dhe vëllezërve të tij. “Dua të uroj Shqipërinë që para pak ditësh së bashku me Maqedoninë e Veriut bënë një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian, në familjen evropiane, aty ku e ka vendin edhe Kosova”, tha Osmani, transmeton Telegrafi. “Zoti president keni qenë zëri ynë…

Read More

Sami Mazreku drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit(BKS), ka folur në lidhje me subvencionimin e policës së sigurimit, për bashkatdhetarët të cilët vijnë nga diaspora. Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës, ka ndryshuar formën e subvencionimit të policës kufitare, e cila tani dallon nga ajo e kaluara. Të gjithë ata që hyjnë në Kosovë, duhet ta paguajnë  për Policën e Sigurimit por me vendimin e ri do të ketë dallime nga viti i kaluar,  sepse tash duhet që bashkatdhetarët aplikojnë për rimbursimin e mjeteve. Mazreku ka sqaruar, se  ata kanë bërë një njoftim në media, në pika kufitare…

Read More

Me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për ta falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme publike që i ka dhënë këmbëngulësisë tonë për përfaqësim dhe për përkrahjen konkrete që po i jep Luginës së Preshevës. Koordinimi dhe bashkërendimi i politikave është me rëndësi vitale për Luginën e Preshevës. Faleminderit, Kryeministër, ka shkruar deputeti Shaip Kamberi./presheva.com/

Read More

Në vazhdën e përgatitjeve për fillim vitin e ri shkollor, Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Arsim, ka ndarë sot mbi 70 video-projektor për të gjitha shkollat e kësaj komune. Në ceremoninë e shpërndarjes së këtyre pajisjeve, ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës Sokol Haliti, i cili theksoi se ky projekt është vazhdimësi e investimeve të mëparshme, e që do të vazhdojë edhe tutje në zhvillimin e ngritjes së cilësisë në arsim. Drejtoresha e Arsimit Fatbardha Emini, bëri të ditur se ka qenë domosdoshmëri që gjitha shkollat të pajisen me video-projektor dhe kështu po bëhen përgatitjet e duhura…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim kryetarin e komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet mes të dyja komunave, e gjithashtu projektet që janë në realizim dhe ato që do të realizohen në të ardhmen. Kryetari Haliti e njoftoi mysafirin për zhvillimet aktuale në komunën e Vitisë, për punët që janë duke u kryer dhe shprehi gatishmërinë e bashkëpunimit për realizim të projekteve të përbashkëta që kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve të Anamoravës. Në këtë takim u kërkua që të rifillojnë punimet sa më parë…

Read More