Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Në Viti është mbajtur tryeza e përbashkët me temen “Stigma ndaj shëndetit mendor”

May 21, 2025

U pensionua infermierja Shake Rashiti nga Reparti i Infektivës në Gjilan

May 21, 2025

Dr. Cana: Morëm zotimin nga kryetari i Komunës se Spitali i Gjilanit do të përkrahet sa herë që ka nevojë

May 21, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Në Viti është mbajtur tryeza e përbashkët me temen “Stigma ndaj shëndetit mendor”
  • U pensionua infermierja Shake Rashiti nga Reparti i Infektivës në Gjilan
  • Dr. Cana: Morëm zotimin nga kryetari i Komunës se Spitali i Gjilanit do të përkrahet sa herë që ka nevojë
  • Akreditohet programi studimor master në analiza ekonomike dhe politika zhvillimore
  • Në UP “Kadri Zeka” u mbajt sesioni reflektues me fokus integrimin e Inteligjencës Artificiale në Arsimin e Lartë
  • U mbajt diskutim i hapur me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut në UP “Kadri Zeka” të Gjilanit
  • Kryetari Haliti u takua me shefin e OSBE-së, McGurk e ambasadorë të vendeve nga Beneluksi dhe nordike
  • Diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale” dy motra nga Gjilani
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Toka e pëlleshme e pansllavizmit në një betejë të re me të ardhmen e vet
Opinione

Toka e pëlleshme e pansllavizmit në një betejë të re me të ardhmen e vet

adminBy adminAugust 3, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Çrregullimi historik dhe aktual në Ballkanin Perëndimor është pasojë e projektit të Serbisë së Madhe. Fatkeqësia e madhe është se Serbinë e Madhe e krijuan vetë evropianët, gjithsesi me Rusinë si sponsorin kryesor, por edhe me kontributin e francezëve dhe anglezëve. Hijet e të kaluarës së errët dhe pasojat e rënda krimeve, nuk zhduken pa u zhdukë vetë Ballkani si mitra e tyre

Milazim KRASNIQI

Ballkani Perëndimor po vazhdon të fundoset, si një tokë të cilën e gëlltisin ujërat që ngrihen gati padiktueshëm, e jo ndonjë cunami gllabërues. Fundosja e Ballkanit, ose më saktë zhbërja e tij, sado e ngadaltë që është, është për të mirën e shqiptarëve, të cilët që nga luftërat ballkanike e deri sot, kanë qenë viktima të ballkanizmit përkatësisht të pansllavizmit. Duke u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, rajoni e rifiton statusin e vet të lashtë si tokë mirëfilli evropiane dhe u jep mundësinë popujve të këtushëm që të dalin nga ajo ngrysje e gjatë në darat e ballkanizmit dhe pansllavizmit ngulfatës.

Kush përfiton nga zhbërja e Ballkanit

Zhbërja e Ballkanit nuk është interes vetëm i shqiptarëve, po edhe i të gjithë kombeve të tjera që jetojnë në këtë rajon. Mund të duket e habitshme në shikim të parë, por në fakt është edhe në interesin e vetë serbëve, të cilët ndonëse e kanë luajtur egërsisht rolin e xhandarit, kanë qenë vetëm zbatues të verbër të politikave panllaviste, të cilat u janë dirigjuar nga Rusia. Edhe kur serbët kanë fituar territore e kanë dominuar mbi kombet e tjera në rajon, ata kanë mbetur si muzhikë të politikave imperiale ruse dhe Serbia kurrë nuk e ka hequr etiketën e një guberne ruse.

Ndonëse janë munduar t’ua heqin francezët, me gjoja miqësinë e farkuar në Luftën e Parë Botërore, as ata nuk kanë pasur sukses, sepse që në kthesën e radhës, pas Luftës sëDytë Botërore, serbët janë kthyer në përqafimin e hekurt bolsheviko-pansllavist. Bile pas Informbyrosë (1948), numri më i madh i stalinistëve në ish Jugosllavi ishin serbë, sepse ata nuk arrinin ta kuptonin si mund të distancoheshin nga Stalini dhe nga Bashkimi Sovjetik. Fatkeqësisht, serbët as sot nuk arrijnë ta kuptojnë se interesi i tyre strategjik është të shkëputen përgjithmonë nga Rusia, aq më tepër që aktualisht Rusia është zhytur në krime monstruoze me agresionin ushtarak kundër Ukrainës. Edhe përkundër të dhënave botërisht të ditura për përgjegjësitë direkte të liderit rus për këto krime në Ukrainë, panotë e muralet me Putinin janë të kudondodhura nëpër qytetet serbe, ku ai nderohet si një idhull. Pra, Serbia ende është shtet vasal dhe peng i Rusisë. Prandaj zhbërja e Ballkanit, mund ta çlirojë edhe Serbinë nga vasaliteti ndaj Rusisë e t’ia heq përgjithmonë truallin rusofilisë ndër serbë. Ndërsa për malazezët, maqedonasit dhe boshnjakët, zhbërja e Ballkanit është e barabartë me shpëtimin definitiv nga projektet gllabëruese serbomëdha.

Hijet e së kaluarës nuk zhduken pa u zhdukë vetë Ballkani

Brenda projektit të mbylljes së gropës së madhe septike të ballkanizmit dhe pansllavizmit virulent, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut më 19 korrik 2022 e filluan procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Procesi mbetet i gjatë dhe i komplikuar, veçmas në rastin e Maqedonisë së Veriut, së cilës i duhet të bëjë edhe ndryshime kushtetuese, për të akomoduar kërkesën e natyrshme bullgare për statusin e pakicës bullgare. Pa hyrë në diskutime me faktografi e citime të burimeve historike, dihet botërisht se në këtë hapësirë ku është Maqedonia e Veriut, lëvizja bullgare ka qenë e fuqishme dhe atë lëvizje e kanë bërë bullgarët, me synimin që territorin t’ia bashkangjitnin shtetit nacional bullgar. Vetëm copëtimi i Maqedonisë në Maqedoninë e Egjeut, Maqedoninë e Pirinit dhe Maqedoninë e Vardarit, e shkatërroi projektin nacional bullgar dhe ashtu filloi procesi i formimit të kombit të sotëm maqedonas në Maqedoninë e Vardarit. Sot bullgarët mund të jenë minoritet në Maqedoninë e Veriut, (ndonëse sipas pasaportave qëkanë marrë në Bullgari rezulton se janëtënumërt) por në fundin e shekullit XIX dhe në fillimet e shekullit XX, bullgarët kanë qenë popullsi e madhe sllavofone në rajon dhe e kanë pasur një lëvizje të fuqishme revolucionare-nacionale-terroriste, (komitët) në territorin e Maqedonisë së sotme të Veriut.Në diskutimet dypalëshe po edhe në kuadër të procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, statusi i minoritetit bullgar me siguri që duhet të adresohet sikundër që duhet të pranohen faktet historike për lëvizjen bullgare në ato territore. Edhe me këtë rast duhet të pranohet logjika se e kaluara nuk mund të ndryshohet, aq më pak të falsifikohet.

Për hir të së vërtetës duhet të thuhet se prezenca bullgare ka qenë evidentenë Maqedoninë e sotme, gjë qëshihet në censusin osman të vitit 1911, ku figuron një popullsi evidente bullgare, ndërsa serbët nuk përmendeshin fare. Kësisoj, sipas gjetjeve të demografit dhe historianit amerikan Xhastin McKartni, në vitin 1911, në Kosovë popullsia kishte këtë përbërje(regjistrimi ishte sipas sistemit të mileteve): muslimanë 959.000, grekë 93.000, bullgarë 531.000. (Me Kosovë në atë kohë përfshihej edhe një pjesë e Maqedonisë së sotme.) Përmbysjet në rivalitetet bullgaro-serbe, në favor të serbëve në këtë rajon, kanë ndodhë vetëm pas Luftës së Dytë Ballkanike e edhe pas Luftës së Parë Botërore, me ç’rast edhe shumë bullgarë janë konvertuar në serbë, ose kanë filluar të vetëquhen maqedon. Në fakt, harta demografike e sotme e Ballkanit Perëndimor është pasojë e spastrimeve etnike dhe gjenocideve të kryera, veçmas kundër shqiptarëve muslimanë dhe boshnjakëve që nga viti 1912 e deri në vitin 1999, gjithsesi edhe hebrenjve në Selanik.

Edhe sot si simbol i asaj mendësie të gjenocidit mund të mirret fjala e presidentit të sotëm të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit më 20 korrik 1995 në Kuvendin e Serbisë: “ E po, ju bombardoni, vrani një serb, ne një qind musliman, e të shohim a guxon bashkësia ndërkombëtare ose kushdo tjetër, të godasë pozitat serbe, a mund të sillet ashtu me popullin serb.” Pra, realisht pretendimet serbomëdha të frymëzuara nga ideologët shovenistë, që nga Ilija Garashanini e deri te Memorandumi i Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Artevetë vitit 1986, e kanë bërë Ballkanin ashtu si është, një rajon ku terrorizimi shtetëror është legalizuar, ne emër të një shteti nacional serb.

Veprimet e kombeve të tjera në të gjitha rastet kanë qenë reaktive, defansive, mbrojtëse. Por të ballafaquar me pretendimet barbare serbomëdha, edhe kombet e tjera, në situata të ndryshme, kanë kontribuuar për jostabilitetin dhe dhunën në këto hapësira. Kjo u pa sheshit në Luftën e Dytë Botërore, po dhe në luftërat e viteve nëntëdhjetë në ish Jugosllavi. Ama serbët kanë qenë dhe kanë mbetur faktori kryesor i dhunës, barbarisë shtetërore dhe jostabilitetit. Branimir Anzulloviqi në studimin “Serbia Hyjnore” konkludon se “ ekspansioni i Serbisë doli të ishte një pengesë për zhvillimin e saj, sepse energjitë që do të mund të përdoreshin për ta modernizuar Serbinë dhe për ta bërë një vend të qëndrueshëm e të sunduar nga ligji, u drejtuan për të sunduar dhe asimiluar numrin më të madh të popullsive joserbe brenda kufirit të saj. Terrori ishte metoda që u përdor për të sunduar mbi banorët, të drejtat dhe identitetet kombëtare të të cilëve u mohuan.” (f.139) Rrjedhimisht, çrregullimi historik dhe aktual në Ballkanin Perëndimor është pasojë e projektit të Serbisë së Madhe. Fatkeqësia e madhe është se Serbinë e Madhe e krijuan vetë evropianët, gjithsesi me Rusinë si sponsorin kryesor,por edhe me kontributin e francezëve dhe  anglezëve. Hijet e të kaluarës së errët dhe pasojat e rënda krimeve nuk zhduken pa u zhdukë vetë Ballkani si mitra e tyre.

A do të rehabilitohen shqiptarët- kombi evropian më i kontestuar

Shqipëria në procesin e skriningut do të ketë jo pak probleme, për të gjejtur rrugët e dekontaminimit të administratës e të shoqërisë nga dukuri patologjike tëçmoralizimit komunist dhe të tranzicionit të çakërdisur. Megjithatë, ato e kanë nisur procesin. Ndërsa Kosova mbetet ende larg nga një procesi i tillë. Krahas problemeve të ngjashme, si ato të çmoralizimit komunist e të tranzicionit të çakërdisur, Kosova e ka problemin qendror konfliktin dhe kontestin me Serbinë, e cila nuk ka gjasa që të njohë Kosovën si shtet të pavarur. Konflikti ndërmjet Serbisë e Kosovës është i ngrirë, por ai mund të shkrihet në çdo çast dhe për pretekstin më të vogël.

Përveç nga potencialet dhe armiqësia ndërmjet këtyre dy vendeve, shkrirja e konfliktit varet edhe nga zhvillimet që do të pasojnë në luftën në Ukrainë: nëse Rusia gjendet para ndonjë vështirësie strategjike, ajo mund të provojë të ndezë konfliktin në Kosovë, për të lehtësuar disi presionin e Perëndimit ndaj saj. Por, edhe nëse Rusia do të korrte fitore në Ukrainë dhe përballë Perëndimit, Serbia do të inkurajohej për të filluar ta imitonte Rusinë, duke bërë agresion ushtarak kundër Kosovës. Sado absurd që është dhe sado që nuk mundtë jetë interes i Serbisë, rreziku nga reagimet iracionale serbe është real, ngase Serbia ka shkallë të lartë të vasalitetit nga Rusia dhe vendimet  në Beograd mirren nën diktatin e Moskës.

Këtë gjë e ka konfirmuar vetë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, i cili ka deklaruar haptas se asnjë vendim nuk e merr pa u konsultuar me Putinin. Sido që të shkojnë zhvillimet ne Ukrainë dhe në botë, prapë Kosova mbetet pa e përmbyll kornizën e vet shtetërore me anëtarësim në OKB, sepse Rusia do ta kushtëzonte pranimin eventual të Kosovës në OKB në pako me pranimin në OKB të Abhazisë dhe Osetisë Jugore, si dhe të Donbasit, ose të gjithë ushtimeve që do të legalizojë në Ukrainë. Ndërsa, kjo është thjesht e pamundur të ndodhë, për sa shihet sot disponimi në shtetet perëndimore.

Nëse do të jetë kështu, atëherë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të lëvizin me shpejtësi të ndryshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Shqipëria e ka rrugën të hapur dhe vetëm varet nga vullneti dhe kapacitetet e institucioneve dhe të shoqërisë shqiptare. Maqedonia e Veriut ka para vetes një rrugë të vështirë të arritjes së koncensusit për ndryshimet kushtetuese dhe akordin final me bullgarët për të kaluarën, ndërsa Kosova e ka statusin e një konflikti të ngrirë, që më shumë anon drejt shpërthimit të konfliktit se sa drejt zgjidhjet definitive. Ky skenar mund të ndryshojë vetëm nëse Bashkimi Evropian dhe ShBA e frenojnë Vuçiqin dhe Serbinë që të mos e ndjek Putinin dhe Rusinë, e cila e nxitë ta mbajë të pafashitur konfliktin.

Deri tash BE dhe ShBA nuk kanë dëshmuar as vullnet e as kapacitete për ta frenuar Serbinë. Që u ka ardhë me të në majë të hundës me arrogancën e Serbisë, kjo është evidente. Por edhe që nuk ka unitet e fuqi veprimi në BE, po realisht as në ShBA, po ashtu është evidente. Rrjedhimisht Kosova mbetet pezull edhe sa i përket statusit e edhe sa i përket anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Kjo do të thotë se shqiptarët si komb ende nuk janë afër që të rehabilitohen tërësisht në sytë e evropianëve, si një komb evropian. Dhe Ballkani ende do të mbetet si një tokë e pëlleshme e pansllavizmit, duke refuzuar që të integrohet në Evropë. Në fakt duke tentuar që pjesa serbe e Ballkanit të mbetet si një zgjatim i një gubernie ruse. (22 korrik 2022)

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kur përkthimi bëhet tezgë dhe jo urë

May 6, 2025

Demokracia nuk është luks – është sfidë

May 1, 2025

Humbjet e Trustit dhe rritja e çmimeve – kush po i mban sytë mbyllur?!

April 15, 2025
Mos humbni
Shendetesi

Në Viti është mbajtur tryeza e përbashkët me temen “Stigma ndaj shëndetit mendor”

By adminMay 21, 2025

Në këtë tryezë ka marë pjesë Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan,…

U pensionua infermierja Shake Rashiti nga Reparti i Infektivës në Gjilan

May 21, 2025

Dr. Cana: Morëm zotimin nga kryetari i Komunës se Spitali i Gjilanit do të përkrahet sa herë që ka nevojë

May 21, 2025

Akreditohet programi studimor master në analiza ekonomike dhe politika zhvillimore

May 21, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Në Viti është mbajtur tryeza e përbashkët me temen “Stigma ndaj shëndetit mendor”

May 21, 2025

U pensionua infermierja Shake Rashiti nga Reparti i Infektivës në Gjilan

May 21, 2025

Dr. Cana: Morëm zotimin nga kryetari i Komunës se Spitali i Gjilanit do të përkrahet sa herë që ka nevojë

May 21, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.