- Nëntë të arrestuar në Zubin Potok për krime lufte, Policia: Operacioni lidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve”
- Kuvendi i Vitisë miratoi deklaratën për ish-krerët e UÇK-së dhe projekt buxhetin per vitet 2027–2029
- Kamenica prezente në panairin ndërkombëtar “AMI Compounding & Recycling Expo Europe 2026”
- Me vota unanime, Kuvendi i Gjilanit miraton deklaratë kundër atgjykimit të padrejtë në Hagë
- Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan takon përmbaruesit privatë të regjionit të Gjilanit
- Gjilani heq taksën komunale për bizneset dhe fal të gjitha borxhet për këtë taksë për periudhën 2000–2026
- Miratohet buxheti i Komunës së Gjilanit për vitin 2027, në vlerë mbi 43 milionë euro
- Filluan punimet për zëvendësimin e gypit të asbest-betonit në pjesët e mbetura të qytetit të Vitisë
Author: admin
Në kuadër të kampit ‘’Aerodinamika’’, është bërë testimi i aeroplanit dhe dronit me telekomandë nga kampistët e vegjël. Ky aktivitet është organizuar për nder të Ditëve të Diasporës nga organizata BONEVET. /GJILANI INFO/
Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ka organizuar trajnim profesional me imamë, muezinë dhe punëtorë të administratës. Ligjërues i këtij trajnimi ishte profesori i mirënjohur dr. Alaaddin Salihoglu, profesor në Fakultetin e Shkencave Islame në Universitetin “Dumlupinar” në Kutahya të Turqisë. Në fund të trajnimit kryetari i KBI në Gjilan, Naim ef. Aliu, falënderoi profesorin për kontributin dhe angazhimin e tij, duke shpresuar se trajnimet profesionale do të vazhdojnë edhe më tej. Ai falënderoi edhe pjesëmarrësit në trajnim, ku krahas angazhimeve ditore, shprehën interes të kënaqshëm për ndjekjen e këtij trajnimi treditor. /GJILANI INFO/
N J O F T I M Të nderuar konsumatorë Ju njoftojmë se nga data 28 Korrik do të fillojmë me ndërprerje të shërbimeve dhe shkqyçje nga rrjeti ujësjellsit për konsumatorët komërcial (biznese) të cilët kanë borxhe të fatuarave të papaguara ndaj KRU Hidromorava Sh.A Për çdo ndërprerje konsumatorët për secilën kategori do të ngarkohen me shpenzime shtesë të parapara nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit dhe Rregullores Nr.06/2016 për Ndërprerje nga Shërbimet e Ujit në Kosovë dhe sipas kodit Penal të Republikës së Kosovës –Nr. 06/L-074 , neni 314 konsiderohet vepër penale çfarëdo manipulimi apo vjedhje që përfshihet edhe shërbimi me ujë të pijshëm. Lëndët…
Në Gjilan hapet panairi dhe festivali mbarëkombëtar ‘e JONA’ për promovimin e bizneseve shqiptare
Është hapur sot në Gjilan panairi dhe festivali mbarëkombëtar ‘e JONA’, i cili u organizua nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Alban Hyseni dhe me mbështetje të Qeverisë së Kosovës, në ngjarjen ku mori pjesë zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministri i Financave, Hekuran Murati, e përfaqësues të bizneseve e përfaqësues nga niveli lokal dhe qendror. Kreu i Komunës, Alban Hyseni, në ceremoninë e hapjes, ka thënë se ky panair është një mundësi e mirë që të njihen dhe të thellohet bashkëpunimi ndërmjet prodhuesve e tregtarëve. Ai pohoi se panairi synohet…
Një 30-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë mëngjesin e sotëm në fshatin Saraishtë e Ferizajt. Lajmin e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt. “Sot, në ora 07:15, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion së në fshatin Saraishtë e Ferizajt është një rast i vetëvrasjes”, deklaroi Veseli. Ai shtoi se hetuesit dhe krim-teknikët rajonalë të hetimeve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, i kanë marrë veprimet e nevojshme për hetim. “Trupi i pajetë i personit me inicialet D.O (M/K) i moshës…
Një person i moshës rreth 50-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot në Mitrovicë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës Avni Zahiti. “Sot rreth orës 09:00 është raportuar se një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Artim Jashari” në Mitrovicë. Njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Zahiti.
Mbahet trajnimi i dytë me anëtarët e Komitetit për Politik e Financa dhe anëtarët e Komitetit për Komunitete
Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Ngritja e transparencës Komunale dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje”, ka mbajtur trajnimi e dytë një ditor me anëtarët e Komitetit për Politik e Financa dhe anëtarët e Komitetit për Komunitete. Në këtë trajnim përveç Kryesuesit të Kuvendit Liridon Kastrati kanë marrë pjesë anëtarët e Komitetit për Politik dhe Financa,anëtarëve të Komitetit për Komunitete, zyrtarja për barazi gjinore,grupi joformal i grave, përfaqësues të Handikosit, shoqëria civile dhe mediet lokale. Qëllimi i organizimit të trajnimit të dytë një ditor me anëtarët e Komitetit për Politik e Financa dhe anëtarët e Komitetit për Komunitete…
Serbët e veriut kërcënohen sërish nga bashkëkombësit e tyre, për të mos i regjistruar veturat me targat e Kosovës
Qytetarët serbë në veri të Mitrovicës janë kërcënuar sërish mbrëmë, pasi që në automjetet e tyre dikush gjatë natës ka vendosur letra me mbishkrimin “regjistrim më i lirë i targave KM”, “mund të udhëtosh normalisht”, “e gjithë bota i pranon targat KM” etj., duke paralajmëruar kështu qytetarët që të mos i regjistrojnë automjetet e tyre me targa të Republikës së Kosovës. Mbishkrimet janë të shkruara në alfabetin cirilik, ndërsa burime të KosovaPress-it kanë bërë të ditur se personat të cilët kanë shpërndarë letra të tilla gjatë natës, kanë bartur në kokë shamia, kapela dhe të ngjashme, për t’u mos…
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit F. Sh. Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 24.07.2022 rreth orës 17:00, në Rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, në rrugë dhe vend publik, i pandehuri pas një mosmarrëveshje të rastit me të dëmtuarin E. E. i cili ishte duke dëgjuar muzikë dhe ishte i ulur ne veturën VË Golf 6 ngjyrë e bardhë si pasagjerë të njëjtin e sulmon fizikisht i pandehuri F. Sh., duke e goditur me grushte dhe shkelma disa herë në…
Komuna e Vitisë dhe MCC amerikane po investojnë në dy objekte banesore për efiçiencë në energji
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtorin ekzekutiv të Fondacionit të Mileniumit të Kosovës, Petrit Selimi kanë vizituar sot dy objektet, në të cilat është duke u investuar në programin e efiçiencës në energji. Kryetari Haliti ka falënderuar drejtorin e MCC-së Petrit Selimi dhe, tha se komuna e Vitisë është duke bashkëpunuar ngushtë me MCC-në amerikane, rreth investimeve nëpër objekte banesore dhe shtëpi private për efiçiencë në energji dhe, ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në vitet në vijim. Ndërsa, Petrit Selimi drejtor ekzekutiv i Fondacionit të Mileniumit të Kosovës, entitetit të përgjegjshëm implementues të programit…

