Author: admin

Derisa presidenti serb Aleksandar Vuçiq flet shumë për politikë, ai pothuajse asnjëherë nuk deklarohet për krimet e Serbisë mbi popullin e Kosovës. Madje, as Prokuroria serbe nuk tregon për zvarritjen e lëndëve të krimeve të luftës, të cilat me vite të tëra presin në sirtarët e gjykatave në Serbi. Njëri ndër ta është rasti i Qyshkut, për të cilin aktakuza është ngritur në vitin 2010 dhe procedura është ende në vazhdim.   Në Serbi vlerësohet se numri i gjykimeve për krime lufte të kryera kundër shqiptarëve në Kosovë, është i pamjaftueshëm. Si problemet kryesore veçohen mos hetimi, mos pasja e…

Read More

Shkruan: Sadete Tërnava-Osmani Teoria e inteligjencave të shumëfishta (ISH) nuk është e re por në Kosove për të flitet pak. Natyrisht që kjo është temë shpjegimi nëpër disa lëndë në departamentet e fakultetit filozofik dhe fakultetit të edukimit por që me ndonjë përjashtim të rrallë të emisioneve televizive, nuk është temë debatesh, konferencash e punëtorish as në nivelin qendror e as ne atë lokal, përjashto këtu bisedat ndërmjet prindërve, të cilët flasin ndërmjet vete për talentet e fëmijëve të tyre, dhe për dëshirat për një konsideratë më të madhe ndaj dhuntive që ata i posedojnë. Kjo aspiratë, fatkeqësisht, në…

Read More

Kosova nga 29 korriku deri më 7 gusht do të jetë pjesëmarrëse në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B për meshkuj U18. Basketbollistët e udhëhequr nga Ilir Selmani, pas përgatitjeve intensive në Mitrovicë, kanë udhëtuar në Rumani, me shpresë se do të tregojnë paraqitje sa më të mira, edhe pse ndodhen në një grup shumë të vështirë. U18 janë në Grupin B, së bashku me Holandën, Bullgarinë, Bosnjë-Hercegovinën, Gjeorgjinë dhe Norvegjinë. Orari i Kosovës Të premten takohen: 14:45 Kosova – Gjeorgjia Të shtunën takohen: 17:00 Bullgaria – Kosova Të dielën takohen: 12:30 Kosova – Holanda Të martë (2 gusht) takohen:…

Read More

Sadbere Gagica Spahija (Tregim) Qiellit rendin retë. Hënës i mungon shkëlqimi i saj e era përplaset furishëm në shpirtin tim të ngrirë. Në skajin e dhomës jam mbështjellë me nostalgji. Eh! sikur librin e jetës ta shkruaj me stilolapsin e fatit dhe dëshirat e mia, bashkë me vuajtjet, t’ia besoj letrës së bardhë me aromën e lotëve të mi, ku dashuria hepohet si një yll. Ëndrrat e padeshifruara kanë ikur përtej deteve. Jeta ime ndryshoi nga dita kur u gjenda e vetme në udhët pa adresë, e tronditur dhe e frikësuar. Me grimca kujtimesh i shpalos. Mu kujtua kur…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar për një vizitë në Uashington, prej ku ka folur për takimin me Sekretarin Blinken dhe mesazhet që ka përcjellë Uashingtoni për udhëheqësit e Kosovës. “Takimi me sekretarin Blinken ishte i shkëlqyeshëm. Është kremtim i marrëdhënieve tona”, është shprehur Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës. Ai ka thënë se SHBA njeh integritetin territorial të Kosovës, dhe Kosova është e gatshme për normalizim të raporteve me Serbinë. “Nuk asnjëherë nuk e kemi mohuar rëndësinë e bisedimeve, por kemi thënë se ato duhet të jenë bisedime parimore ku Kosova duhet të jetë…

Read More

Erërat e forta në Gjilan kanë bërë që një vinç të rrëzohet mbi një veturë. Në vendin e ngjarjes janë zjarrfikësit dhe policia, teksa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky rast, njofton Klan Kosova. Ende nuk ka ndonjë raportim zyrtar për rastin nga ana e Policisë së Kosovës.

Read More

Më shumë se 75.000 ushtarë rusë që luftonin në Ukrainë, besohet se janë vrarë apo plagosur, ka thënë ligjvënësja amerikane, Elissa Slotkin. Kjo shifër përbën gati gjysmën e numrit të trupave që Moska i ka dërguar në Ukrainë, prej nisjes së pushtimit të këtij shteti më 24 shkurt. Duke folur për transmetuesin amerikan, CNN, Stolkin ka thënë se shifra e viktimave është “shumë e madhe”. Ajo i ka bërë këto deklarata pas pjesëmarrjes në një takim me zyrtarë për inteligjencë të administratës së presidentit amerikan, Joe Biden. “Ne jemi njoftuar se mbi 75.000 rusë, ose janë vrarë, ose janë…

Read More

U pensionua zyrtari ligjor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS), në Gjilan. Drejtoresha e DSHMS-së znj. Aurorë Osmani, së bashku me zyrtarët e institucionit, e uruan dhe falenderuan z. Haziri për kontributin e dhënë për vite me radhë. Gjithashtu shprehën mirënjohje të thellë për punën e tij profesionale, qasjen bashkëpunuese e personalitetin human. /GJILANI INFO/

Read More

Me kërkesën e Agjensionit për Menaxhimin e Emergjencave (AME) dhe, organizuar nga komuna e Vitisë, konkretisht kryetari i komunës, Sokol Haliti, është mbajtur sot një takim i përbashkët me kryetarët e fshatrave, qytetarë, përfaqësues të policisë së Kosovës, zyrtarë komunal dhe nga Njësiti i Zjarrfikjes dhe Shpëtimit. Në këtë takim është folur rreth masave të parandalimit të zjarreve fushore dhe malore, reagimin për shuarjen e tyre dhe, zbulimin e zjarrvënjeve të qëllimshme, të shkaktuara në territorin e komunës së Vitisë . Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ndër tjerash u shpreh se dukuria e zjarreve është fatkeqësisht e…

Read More

Sot kemi ndërprerë kontratën për Stadiumin e Qytetit duke zhbllokuar kështu procesin dhe krijuar mundësinë për realizim sa më të shpejtë të projektit. Nga muaji janar i vitit 2022 bashkë me MKRS-në jemi angazhuar të analizojmë thellësisht sfidat e paraqitura në projektin e Stadiumit të Gjilanit, në mënyrë që të dakordohemi për planin e veprimit dhe të mobilizojmë resurset e nevojshme njerëzore dhe financiare për dinamizimin e punimeve në përmbylljen e këtij projekti. Kjo analizë, e cila është mbështetur e verifikuar nga ekspert të mirënjohur te fushës së arkitekturës dhe prokurimit publik, ka rezultuar me gjetje të cilat na…

Read More