- Nëntë të arrestuar në Zubin Potok për krime lufte, Policia: Operacioni lidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve”
- Kuvendi i Vitisë miratoi deklaratën për ish-krerët e UÇK-së dhe projekt buxhetin per vitet 2027–2029
- Kamenica prezente në panairin ndërkombëtar “AMI Compounding & Recycling Expo Europe 2026”
- Me vota unanime, Kuvendi i Gjilanit miraton deklaratë kundër atgjykimit të padrejtë në Hagë
- Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan takon përmbaruesit privatë të regjionit të Gjilanit
- Gjilani heq taksën komunale për bizneset dhe fal të gjitha borxhet për këtë taksë për periudhën 2000–2026
- Miratohet buxheti i Komunës së Gjilanit për vitin 2027, në vlerë mbi 43 milionë euro
- Filluan punimet për zëvendësimin e gypit të asbest-betonit në pjesët e mbetura të qytetit të Vitisë
Author: admin
Marrëveshja me MCC-në, Hovenieri: I lumtur që shoh Kosovën dhe ShBA-në që thellojnë partneritetin
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, i është gëzuar marrëveshjes milionëshe të nënshkruar nga Kosova dhe Korporata amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit. Ai ka thënë se kjo marrëveshje e thellon marrëdhënien në mes të Kosovës dhe ShBA-së, derisa ka shtuar se i pret me padurim rezultatet që do të sjellë kjo marrëveshje. “I lumtur të shoh Kosovën dhe ShBA-në të ndërmarrin këtë hap tjetër që thellon partneritetin tonë të përbashkët. Mezi presim të shohim rezultate domethënëse nga ky kompakt në muajt dhe vjetët e ardhshme”, ka shkruar Hovenier në llogarinë e vet në “Twitter”, duke shpërndarë edhe postimin e drejtoreshës…
Kryetari i Kuvendit të RMV-së Talat Xhaferi, në takimin e sotëm me gazetarët, tha se nuk bëhen përgatitje për zgjedhje të parakohshme, duke rikujtuar opozitën se për të pasur zgjedhje të reja duhen të ketë edhe qeveri teknike 100 ditë para zgjedhjeve të reja. Xhaferi gjithashtu tha se është herët të komentohen paralajmërimet për ndryshimet kushtetuese dhe për referendum në lidhje me propozimin evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Nuk ka material për të komentuar unë. Opozita hipotetikisht krijon situata”, tha Xhaferi. Sa i përket zhvillimeve aktuale në Kuvend me mungesën e kuorumit dhe bllokadës aktive nga OBRM-PDUKM, Xhaferi u shpreh…
Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), në vlerë prej 236.7 milionë dollarëve. Në favor të kësaj marrëveshje kanë votuar 89 deputetë. Marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) është nënshkruar të mërkurën në Kongresin Amerikan nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe shefja ekzekutive e MCC-së, Alice Albright.
Policia e Kosovës njofton se Drejtoria Rajonale Gjilan sot ka bastisur shtëpinë e një personi në Viti, pasi kishte marrë informata se i njëjti posedon armë zjarri. “Njësia e Hetimeve në stacionin policor në Viti pas marrjes së informatave përmes rrugëve operative me mbështetje të njësiteve patrulluese ka bërë bastisjen në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit D.K.(1971) shtetas kosovar, se ai posedon armë zjarri”, thuhet në njoftimin për media. Gjatë bastisjes si provë materiale bëhet e ditur se janë gjetur dhe konfiskuar: një revole, model 70 “Crvena Zastava’ prodhim YU, një karikator me gjashtë fishekë cal.7.65 mm,…
Kuvendi Komunal i Gjilanit, nën drejtimin e Arianit Sadikut, kryesues, ka mbajtur sot seancën e radhës, ku ka shqyrtuar raportin financiar për periudhën janar-qershor 2022, raportin e Auditimit për pasqyrat financiare të Komunës së Gjilanit për vitin 2021, ka miratuar vendimin për themelimin e Komisionit për shqyrtimin e ankesave kundër vendimeve të Komisionit vlerësues të ofertave si dhe ka anuluar vendimin 01.Nr.016-46976, datë 28.04.2022 mbi dhënien e pronës komunale në shfrytëzim me kohë të caktuar për raste të veçanta. Kryesuesi Arianit Sadiku tha se pas një konsultimi me shefat e grupeve janë dakorduar që seanca të ndahet në dy…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me Drejtorinë e Arsimit, Këshillin e fshatit Pozheran, Këshillin e shkollës fillore të mesme të ulët “Halil Alidema”, dhe Këshillin e prindërve, kanë mbajtur sot një takim, ku së bashku kanë kërkuar përfundimin sa më të shpejt të punimeve në këtë shkollë. Në këtë takim u tha se vonesa e punimeve në ndërtimin e objektit të ri shkollor në Pozheran të Vitisë, projekt ky që financohet dhe menaxhohet nga niveli qendror, po shkakton dëme të mëdha dhe të pariparueshme tek nxënësit. “Kërkojmë nga Ministria e Administratës Publike dhe Ministria e…
Aktiviteti i Streetball-it, i organizuar në kuadër të Ditëve të Diasporës, dje ka mbledhur shumë të rinj në parkun e qytetit, aktivitet ky që për shkak të kushteve atmosferike më pas kaloi në palestër. Gjatë këtij aktiviteti u realizuan gjithsej 11 lojëra me shumë skuadra ku pjesëmarrës ishte Kryetari Rahimaj së bashku me Shefin e Kabinetit Vaxhid Rexhepaj dhe ekipën e tij./GJILANI INFO/
Mbledhja nisi me miratimin e pikës së parë të rendit të ditës e cila ishte aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, duke vazhduar me pas me pikat e tjera të cilat në fokusin e tyre kishin shqyrtimin e ankesave për zhurma që po ndodhin si shkak i sezonës verore si dhe rritjen e vetëdijësimit për rrezikun që mund të shkaktohet nga ndezja e zjarreve. Kryetari Rahimaj u shpreh se ne si institucion jemi gjithmonë të gatshëm per bashkëpunim për të reaguar ndaj të gjitha këtyre dukurive shqetësuese të cilat i kemi hasur këto ditë. Ai fton të gjithë…
Ngasësi i një motoçiklete në Kamenicë nga pakujdesia humbë kontrollin dhe përfunduar jashtë rrugës, njofton policia . I njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor, thuhet nga policia./ GJILANI INFO/
Në Gjilan është arrestuar personi i dyshuari për dhunë në familje, njoftohet përmes raportit të policisë. Sipas raportit në fjalë, thuhet se i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Ndëraq bëhet e ditur se e permendura ka pranuar trajtim mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/

