- Kuvendi i Vitisë miratoi deklaratën për ish-krerët e UÇK-së dhe projekt buxhetin per vitet 2027–2029
- Kamenica prezente në panairin ndërkombëtar “AMI Compounding & Recycling Expo Europe 2026”
- Me vota unanime, Kuvendi i Gjilanit miraton deklaratë kundër atgjykimit të padrejtë në Hagë
- Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan takon përmbaruesit privatë të regjionit të Gjilanit
- Gjilani heq taksën komunale për bizneset dhe fal të gjitha borxhet për këtë taksë për periudhën 2000–2026
- Miratohet buxheti i Komunës së Gjilanit për vitin 2027, në vlerë mbi 43 milionë euro
- Filluan punimet për zëvendësimin e gypit të asbest-betonit në pjesët e mbetura të qytetit të Vitisë
- Mbahet konsultimi publik për Draft-Rregulloren për Kodin e Etikës së Komunës së Kamenicës
Author: admin
Dr. Lumnije Kqiku është specialiste e Endodoncionit dhe Traumatologjisë Dentare dhe Docente në Universitetin e Gracit. Ajo është bërë model i një femre të suksesshme, me një karrierë të pasur akademike Dr. Lumnije Kqiku është një shqiptare e suksesshme në karrierë dhe familje. Ndonëse është nënë e tre fëmijëve dhe bashkëshorte e mjekut po ashtu të njohur Dr.med.univ. Robert Biblekaj dhe me angazhime të shumta, Dr. Lumnije Kqiku nuk i ndahet shkencës e as cilësisë në punën që ajo bën çdo ditë. Ajo është gruaja e parë nga Kosova dhe Shqipëria që më 2011 hyn në librin enciklopedik më…
Në mesin e makinerive të rënda, me të cilat serbët në veri të Kosovës ngritën barrikada dhe bllokuan pothuajse të gjitha rrugët që çojnë në vendkalimet kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, thuhet se kishte edhe automjete pothuajse identike me ato që përdoren nga shërbimet komunale serbe në komunat në veri të Kosovës. Këto shërbime, si Ndërmarrja Publike “Standard” nga Mitrovica Veriore, janë nën kontrollin e Listës Serbe, partisë udhëheqëse të serbëve në Kosovë që është e afërt me Partinë Progresive Serbe (SNS) të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Me datat 31 korrik dhe 1 gusht, kamerat e “Radios Evropa…
Ky hap i Gjermanisë do të sjellë numrin e përgjithshëm të vendeve që kontribuojnë me trupa në mision në 20 shtete. Gjermania do të vendosë kontingjent ushtarak në misionin paqeruajtës të Bashkimit Evropian (BE) në Bosnjë e Hercegovinë (EUFOR), transmeton Anadolu Agency (AA). “Ky personel i ri i EUFOR-it do të ofrojë kapacitet shtesë në selinë e EUFOR-it dhe për rrjetin e Ekipit të ndërlidhjes dhe vëzhgimit (LOT) të EUFOR-it, të cilat janë të vendosura mbi baza të paanshme në të gjithë Bosnjë e Hercegovinën”, theksoi sot EUFOR. Ky hap i Gjermanisë do të sjellë numrin e përgjithshëm të…
Ky organizim u mbajt për të nderuar dëshmorët Selver Kryeziu e Emin Kryeziu, ku të pranishëm në këtë finale ishin edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, Kryetari i FFK-së Agim Ademi, deputeti, Shaip Kamberi, Kryetari Arben Taravari dhe shumë dashamirë të tjerë të sportit. Ky event ka mbledhur 48 ekipe, dhe janë realizuar 95 lojë. Kryetari Rahimaj tha se evente të tilla i duhen më shpesh Kamenicës./GJILANI INFO/
Në Sllatinë të Epërme të Vitisë, ka ndodhur një vjedhje e rëndë, bëri me dije sot policia. Sipas policisë, njoftohet se një qytetar ka raportuar për persona të panjohur të cilët me forcë kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe dy vëllëzërve të tij. I njejti ka thënë se vjedhësit kanë arritur për të vjedhur një shumë të konsiderueshme parash si dhe sasi stolish ari./GJILANI INFO/
Në Gjilan është arrestuar një person i dyshuar për të cilin thuhet nga policia se nuk ka raspektuar urdhërat policore dhe se verbalisht i ka kanosur zyrtarër policorë. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, njofton policia./GJILANI INFO/
Pjesëmarrësi në masakrën e Mejës dhe shumë masakra në këtë Rajon, Deliq i ka shqetësuar familjarët e viktimave të cilë thonë se ai do duhej dënuar për krime lufte dhe jo të shpërblehet me poste nga Qeveria e Aleksander Vuçiqit. Zgjedhja nënkryetar i Kuvendit në Serbi e gjeneralit, Bozhidar Deliq, i cili me Brigadën e motorizuar “549” ishte pjesëmarrës në masakrën e Mejës dhe shumë masakra në këtë Rajon, i ka shqetësuar familjarët e viktimave. Ata thonë se ushtaraku i Millosheviqit, duhet të dënohet për krime lufte, e jo të shpërblehet me poste nga Qeveria e Aleksander Vuçiqit. Në…
Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal kanë mbajtur dëgjimin e parë me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatin Koretin. Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetari Kadri Rahimaj, Drejtoresha Ardita Dërmaku, Kryesuesi i Kuvendit Liridon Kastrati, zyrtari Naser Hashani, Drejtoresha Burbuqe Leka, dhe banorë të fshatit Koretin. I pari i Komunës ka thënë se është radha e qytetarëve që të paraqesin propozimet e tyre për projekte në fshatrat ku ata banojnë. Kryesuesja e grupit punues, njëherësh drejtore e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku ka paraqitur Projekt-Buxhetin për vitin 2023. Më pas qytetarët…
Kërkohet nga institucionet qendrore të Republikës së Kosovës që sa më parë të përfundoj ndërtimi i shkollës në Pozharan dhe çerdhes në Viti
Kuvendi Komunal i Vitisë me deklaratë të përbashkët kërkon nga institucionet qendrore të Republikës së Kosovës përfundimin sa më parë të shkollës në Pozharan dhe ndërtimin e çerdhes në Viti Sot në Viti është mbajtur një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Vitisë, e cila është thirrur me kërkesën e shefit të grupit parlamentar të LDK-së. Në këtë seancë është diskutuar dhe miratuar një deklaratë e përbashkët e të gjitha shefave të grupeve parlamentare të përfaqësuar në këtë Kuvend. Në këtë deklaratë e cila është votuar një zëri nga të gjithë të pranishmit pa dallime partiake, ju është bërë…
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan ka bërë të ditur se më 10 gusht do të fillojë faza e dytë e dezinsektimit hapësinor dhe do të zgjasë deri më 15 gusht. Drejtoresha e Shëndetësisë, Aurorë Osmani, ka njoftuar se dezinsektimi do të bëhet nga ora 19:30 deri në ora 24:00, ndërkaq ka kërkuar nga qytetarët që gjatë kësaj kohe t’i mbajnë dritaret e mbyllura që të mos futen mushkonjat (insektet) brenda. “Faza e dytë e dezinsektimit fillon nga lagja “Zabeli” gjegjësisht nga kolektori ku zakonisht është burim i mushkonjave dhe insekteve tjera, për të vazhduar përgjatë lumit…

