Author: admin

Mali i Zi do të nis hetimin kundër gjeneralit Dragan Samarxhiç, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Malit të Zi. Prokuroria Speciale e Shtetit, pas publikimit të një artikulli në gazetën malazeze “Vijesti” me titull  “Granatimet e Splitit dhe roli i Dragan Samarxhiç-it” ka ngritur rast penal për Samarxhiç-in, i cili po dyshohet për krime lufte në Kroaci, konkretisht gjatë bombardimit të qytetit të Splitit më 15 nëntor 1991, Sipas raportimeve të Vijestit, Samarxhiç ishte komandant anijesh luftarake në Marinën Jugosllave duke theksuar se ai urdhëroi anijet luftarake në Tivar të hapnin zjarr drejt avionëve të NATO-s,…

Read More

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka thënë se Ushtria e Republikës së Kosovës është e gatshme ta mbrojë çdo cep të territorit. “Ju njoftoj që Ministria e Mbrojtjes ka realizuar planin e punës në përqindje prej 77 %. Pra, gjatë periudhës janar-qershor 2022, janë realizuar 106 aktivitete nga 137 të planifikuara. Megjithatë, ne do të punojmë që efikasiteti të rritet edhe më shumë”, ka thënë Mehaj. “Sa i përket transparencës dhe llogaridhënies, ne mbetemi të përkushtuar që atë ta ngremë në nivelin më të lartë. Ministria e Mbrojtjes do të jetë e hapur për publikun për çdo…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke folur për situatën në Kosovë, pas zhvillimeve të fundit në veri, ka thënë se misioni i KFOR-it në Kosovë po monitoron nga afër situatën dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse kërcënohet stabiliteti. Stoltenber, në një intervistë për gazetën malazeze “Vijesti” ka thënë se pak ditë më parë ka zhvilluar biseda me udhëheqësit në në Prishtinë dhe Beograd lidhur me tensionet në veri të Kosovës. “Të gjitha palët duhet të qëndrojnë të qetë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”, ka thënë…

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë raportuar 10 raste të dhunës në familje në 24 orë, ndërkaq të gjitha rastet viktima të dhunës në familje janë gratë. Rastet e dhunës në familje kanë ndodhur në Drenas, Prishtinë, Fushë Kosovë, Podujevë, Prizren, Gjakovë dhe Vushtrri. Drenas 08.08.2022 – 22:08. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Prishtinë 08.08.2022 – 19:00. Ankuesja femër kosovare raporton se i dyshuari mashkull  kosovar (bashkëshorti i…

Read More

Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal kanë mbajtur dëgjimin e parë me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatin Koretin. Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetari Kadri Rahimaj, Drejtoresha Ardita Dërmaku, Kryesuesi i Kuvendit Liridon Kastrati, zyrtari Naser Hashani, drejtoresha Burbuqe Leka dhe banorë të fshatrave Busavatë e Petroc. I pari i Komunës duke përshëndetur të pranishmit tha se propozimet e qytetarëve janë të rëndësishme për hartimin e Projekt-Buxhetit. Kryesuesja e grupit punues, drejtoresha Ardita Dërmaku ka paraqitur Projekt-Buxhetin për vitin 2023. Kërkesat që banorët e këtyre fshatrave paraqiten kishin të bëjnë me…

Read More

Ylli i PSG-së dhe autori i dyfishtë i golave në ndeshjen e fundit, Lionel Messi mund të largohet nga parisienët. Përkatësisht, siç shkruan Forbes, Barcelona dhe Messi kanë rinisur negociatat për rikthimin e argjentinasit të madh në radhët e klubit katalanas në vitin 2023. Sipas mediave të huaja, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta tashmë ka kontaktuar me babanë dhe agjentin e Messi-t. Kontrata e Messi-t me PSG-në skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm, ndonëse ekziston mundësia për ta zgjatur edhe për 12 muaj të tjerë. Forbes shkruan gjithashtu se shpresat për kalimin e mundshëm të Messit tek…

Read More

Shkruan: Besnik Kada 32 vite më parë isha ushtar i APJ-së, Jugosllavia kishte hyrë në rrugë të pa kthim, LKJ ishte shpërbërë, ishin formuar partitë politike dhe po lindte pluralizmi politik. Në Kosovë situata tmerruese, masat e dhunshme, suprimimi i autonomisë shpërbërja e institucioneve, përndjekje masive e shqiptarëve, gjueti shtrigash, mbyllje një nga një e institucioneve të Kosovës, vrasje të pothuajse të përditshme të shqiptarëve të pafajshëm, qoftë në protesta apo në ish-Armatën Jugosllave ! Imagjinoni sot një të ri shqiptar të shërbente në armatën që vriste ushtaret e vet ,diçka e trishtë që nuk harrohet kurrë. 7 gushti…

Read More

Futbollisti nga Kosova, Bernard Berisha do të vazhdojë karrierën në kampionatin rus deri në vitin 2025. Berisha ka njoftuar nëpërmjet një postimi në “Facebook” se e ka vazhduar kontratën me Akhmat  Grozny. “Tani është zyrtare dhe jam shumë i lumtur të njoftoj se do të qëndroj tek Clubi Akhmat Grozny deri në vitin 2025. Dua të falënderoj të gjithë fansat dhe gjithë Republikën Çeçene që na kanë mbështetur gjithmonë. Mikpritja në këtë vend është e madhe, të cilën unë dhe familja ime e vlerësojmë shumë. Inshallah dhe një tjetër bashkëpunim i shkëlqyer me Akhamtin. Allahu Akbar!”, ka shkruar Berisha.…

Read More

Eqrem Çabej ka qenë një arsimtar, gjuhëtar dhe albanolog i shquar shqiptar. Më poshtë ju sjellim letrën që ai ua kishte kushtuar mësuesve, duke ua kujtuar që mësuesia është mision dhe se shembullin duhet ta japin përmes sjelljes së tyre. Më poshtë letra dhe këshillat e Eqrem Çabejt për mësuesit. Ju do të bëheni mësues. Mësuesia nuk është profesion, ajo është mision. Ju do të punoni për formimin e njeriut. Gabimet që mund të bëjnë profesionistët e ndryshëm, mund të korrigjohen me disa shpenzime, por gabimet që mund të bëni ju me nxënësit, janë të pakorrigjueshme. Po ta formosh…

Read More

Shtetet e Bashkuara do t’i sigurojnë qeverisë ukrainase edhe 4.5 miliardë dollarë, ku shuma totale e mbështetjes financiare që nga fillimi i pushtimit rus do të shkojë në 8.5 miliardë dollarë, ka bërë të ditur të hënën agjencia amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Financimi, koordinimi me ministrinë e Financave të SHBA-ve përmes Bankës Botërore, do t’i çojë qeverisë ukrainase para të majme, transmeton Telegrafi. Kjo ndihmë është vazhdimësi e transferimit të mëparshëm prej 1.7 miliardë dollarëve – përkatësisht ato të korrikut, e 1.3 miliardë tjera janë dërguar në qershor, ka njoftuar ndër tjera USAID, raporton Reuters. Lexo po ashtu: Ukrainasit…

Read More