- Sekuestrohet dy lloje armësh një bajonetë dhe 30 fishek në Begucë të Vitisë
- Zhduket një qytetar nga fshati Livoç i Gjilanit
- Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti uron me rastin e Ditës së Flamurit
- Aktakuzë ndaj T.P për krime lufte
- Kamenica përfaqësohet në Konferencën Evropiane për Demokraci Deliberative në Strasburg
- U mbajt mbledhja e 10-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Viti
- Kryetari Hyseni: Energjia, përkushtimi dhe gatishmëria e ushtarëve për të mbrojtur vendin tonë janë të jashtëzakonshme
- Hyseni: Gjilani, njësoj si kryeqyteti, po përballet me problemin e buxhetit të pa miratuar
Author: admin
Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në çerekfinalen e Kampionatit Evropian që po mbahet në Sofje të Bullgarisë. Kampionia olimpike e ka nisur mirë Kampionatin Evropian që po mbahet në Sofje, pasi ka kaluar pa vështirësi pengesën e parë. Në fakt, Distria garat i nisi pa lojë në raundin e parë, ndërsa në raundin e dytë ajo fitoi në kategorinë deri në 52 kilogramë. Xhudistja pejane në këtë raund e mposhti me ‘ippon’ bullgaren Gabriela Dimitrova për më pak se dy minuta duke siguruar çerekfinalen. Në çerekfinale, Distria do të ndeshen me bartësen e parë, francezen Amandine…
Flaka Loxha e ka nisur me fitore paraqitjen në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Sofje të Bullgarisë. Në kuadër të raundit të parë në kategorinë deri 57 kilogramë, Loxha u përball me bullgaren Snezhana Gramatikova. Ndaj saj dominoi plotësisht, që nga fillimi, ndërsa menjëherë në minutën e dytë realizoi “Ippon”. Në raundin e dytë xhudistja pejane takohet ne polaken Julia Kowalczyk. Sot garon edhe Distria Krasniqi në kategorinë deri 52 kg.
Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT, vazhdojnë ndarjen e çmimit “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros. “Ylli i javës” për xhiron e 31-të në BKT Superligën e Kosovës është shpallur futbollisti i Ballkanit, Ermal Krasniqi. Për 24-vjeçarin e portokallezinjve nga Suhareka, kjo është hera e tretë brenda këtij edicioni që e fiton këtë çmim, por hera e parë në stinorin pranveror. Ai ishte shpallur më i miri edhe në xhiron e dytë dhe në xhiron e 11-të. Krasniqi ishte ndër lojtarët më të mirë të këtij…
Dy të rinjët nga mërgimi që u njohën në Tik-Tok dhe u fejuan pas 5 mujash Njëri nga Gjermania, e tjetri nga Franca, çifti i ri shqiptar, që u njohën në rrjetin social Tik-Tok, transmeton albinfo.ch. Bëhet fjalë për Ehlimana Abdija nga Shqipëria, e cila jeton në Francë dhe Uran Saramati nga Kosova, i cili jeton në Gjermani, tashmë janë kthyer në çiftin më të njohur në rrjete sociale. Gjithë kjo pasi lidhja e tyre filloi në syrin e audiencës. Në fillim, pasi njohja e tyre shkoi mirë, ata vendosën të takohen me njëri-tjetrin. Por, pesë muaj më vonë,…
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përgjatë tri ditëve të konferencës “ISOA 2022”, të mbajtur në Gjermani, përveç diskutimeve për situatën e sigurisë në rajon dhe botë, ka prezantuar në panele e në takime të ndara potencialin dhe mundësitë ekonomike që ofron Republika e Kosovës për investime të kompanive të ndryshme, sidomos në industrinë e mbrojtjes. Gjithashtu, ministri Mehaj ka theksuar se përgatitjet për themelimin e Agjencisë së Mbrojtjes është në funksion të këtyre investimeve, duke krijuar një komunikim të lehtë ndërmjet investitorëve dhe vendit. Më tej, ai ka shtuar se lehtësira të tjera krijojnë edhe pozita e rëndësishme gjeografike…
Nënshkruajnë kontratat 20 përfitues të projektit “Fuqizimi socio-ekonomik në Ballkanin Perendimor”
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë ka mirëpritur 20 përfitues të cilët kanë nënshkruar kontratat në kuadër të projektit “Fuqizimi socio-ekonomik në Ballkanin Perendimor”. Qëllimi i këtij projekti është zhvillimi i qëndrueshëm dhe krijumi i vendeve të punës, ndërsa vlera mesatare e grantit është 2 mijë Euro në formë të pajisjeve. Po ashtu për këta përfitues është mbajtur edhe një trajnim biznesi nga zyrtarët e organizatë “Help Kosovo”./Gjilani Info/
E sjellim para Jush këtë libër me kënaqësi të thellë për t’i pasuruar bibliotekat e sentimenteve letrare me poema të jashtëzakonshme të krijuara nga një poeteshë rumune nga Kanadaja (Virginia Mateiaş) dhe një poete amerikane nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Gabriela Marie Milton). Lirikat e Gabrielës janë përkthyer nga anglishtja në gjuhën rumuna nga Virginia Mateaş. Ato u botuan në koleksionin e poezive në gjuhën angleze: Passions: Love Poems and Other Writings (Vita Brevis press, 2020). Përkthimi në shqip takon autorit të këtij shkrimi. Kam menduar gjithmonë se poezia është çelësi i universit, shprehja e të bukurës, e…
Nuk shtrohet problemi këtu për librat shkollorë, që ofrojnë njohuri dhe që shtojnë dituritë përgjatë arsimimit. Pyetja shtrohet: pse botohen librat si njësi të letërsisë së përgjithshme! Në tokat shqiptare, sot kemi aq shumë shtëpi botuese sa, lirisht mund të konstatojmë se në ditë botohen nga 3-4 tituj të rinj, si nga autorë shqiptarë po ashtu edhe nga letërsia botërore. Po pse botohen të gjitha këto? Te shqiptarët, sipas të gjitha gjasave, librat botohen sa për të qenë në hap me veprimtarinë botuese që e kultivojnë popujt e tjerë, te të cilët mund të gjesh edhe dyqane gjigante të…
NGA PROF.DR. FLORI BRUQI E pasur dhe e bukur është gjuha shqipe, nga e cila shqiptarët krijuan një kult të vërtetë; megjithëkëtë është fare pak e zhvilluar: rrethanat historike krejt të posaçme dhe sidomos një sundim i huaj prej më shumë se 5 shekujsh i vonuan për një kohë shumë të gjatë çdo farë rilindje kulturore popullit shqiptar të dashuruar për liri. Letërsia shqiptare që zhvillohet në vitet e tridhjeta në Kosovë, kishte disa shenja parandaluese: ajo ishte e shkëputur nga letërsia amë dhe nga një pjesë e traditës letrare. Letrarët dhe letërsia në Kosovë, pothuaj nuk ishin fare në…
Nga Zymber Mehani Letërsia jonë për fëmijë këtyre ditëve u pasurua edhe me vëllimin poetik “Diell e flamur” nga poeti Rrahim Sadiku. Kjo përmbledhje poetike është shkas i mirë për t’i shënuar disa meditacione në lidhje me poezinë tonë për fëmijë, me atë që shpreh dhe mban ajo si fuqi potenciale njohëse dhe argëtuese, por mbi të gjitha edhe edukative. Në aktualitetin, në të cilin po jetojmë, të sajimeve poetike te ne, për shumë arsye, e sidomos pse kemi të bëjmë me një përfaqësues të poezisë shqipe, mendojmë se poeti Rrahim M. Sadiku shquhet nëpërmjet këtij vëllimi poetik, ngase…

