Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

October 9, 2026

170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare

October 9, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza brenda 24-orësh

October 9, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
  • 170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza brenda 24-orësh
  • Delegacioni i veteranëve shqiptarë dhe kroatë nderon dëshmorët në Gjilan
  • Moti sot me diell dhe vranësira, mund të ketë diku- diku edhe reshje shiu
  • Brenda një dite 74 aksidente trafiku dhe 2 mijë 475 tiketa trafiku
  • Drejtori Shabani: Bashkëpunimi ndërinstitucional do të thellohet edhe më tej
  • Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Pse botohen librat!
Kulturë

Pse botohen librat!

adminBy adminApril 29, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nuk shtrohet problemi këtu për librat shkollorë, që ofrojnë njohuri dhe që shtojnë dituritë përgjatë arsimimit. Pyetja shtrohet: pse botohen librat si njësi të letërsisë së përgjithshme! Në tokat shqiptare, sot kemi aq shumë shtëpi botuese sa, lirisht mund të konstatojmë se në ditë botohen nga 3-4 tituj të rinj, si nga autorë shqiptarë po ashtu edhe nga letërsia botërore. Po pse botohen të gjitha këto?

Te shqiptarët, sipas të gjitha gjasave, librat botohen sa për të qenë në hap me veprimtarinë botuese që e kultivojnë popujt e tjerë, te të cilët mund të gjesh edhe dyqane gjigante të librave. Bazuar në statistikat referuese ndërkombëtare mbi librin, libraritë nëpër disa metropole të shteteve perëndimore në ditë shesin mesatarisht nga 50-70, madje deri në 100 tituj. Pra, ky trend i shitjes së librit mund të vërehet në më shumë librari dhe jo vetë në një! Kryeqyteti i Polonisë, Varshava, ka me dhjetëra dyqane grandioze të librit dhe, as që mund të vije në pikëpyetje falimentimi i dyqaneve për shkak të mos-shitjes së librit! Sa librari ka Tirana, sa ka Prishtina, sa Shkupi! Kohë më parë u fol se në Shkup do të mbyllet libraria “Nobel” për shkak se janë të rrallë ata që hapin derën e këtij dyqani të librit shqip!

Libri letrar botohet dhe blihet si ushqim i shpirtit, si materie që vajos mekanizmin e të shprehurit, që ruan dhe kultivon gjuhën kombëtare, që mundëson ligjërimin, rrjedhjen e mendimit, pa dërdëllitje!

Por, sa lexohet libri te ne! Tirazhi i botimeve ka rënë në 200-300 ekzemplarë! Letërsia për fëmijë është “kontingjent librash” që më së paku shiten! Fëmija nuk shpërblehet dhe nuk gëzohet me një libër. Fëmijës i blihet një celular dhe me këtë i kërkohet që të jetë sa më i mirë në raport me orarin e pushimit ditor të prindërve. Pra, urtësia, mençuria, vlera e fëmijës matet me respektimin e orës së pushimit të prindërve, kohë kjo që fëmija e kalo në celular! Në shkolla është “ligj” mosmbajtja e celularëve me vete, por nuk është “ligj” leximi i një libri në javë! Kualiteti dhe kombëtarizimi i shkollave tona sot matet me atë se sa klasë i ka të pajisur me aparate laboratorike e me kompjuterë dhe, as që bëhet fjalë që të merren për bazë vlerësimi bibliotekat shkollore me fond solid të librit shqip! Askush nuk brengoset për forma e mënyra për ta nxitur leximin, asnjë konkurs, asnjë testim, asnjë shpërblim për ta motivuar lejueshmërinë te fëmijët, të rinjtë!

Libri shqip nuk lexohet ndaj dhe, për pasojë, jemi dëshmitarë të bastardimit të përditshëm të gjuhës shqipe. Nga mediat na shpërthen një e folur, me theks e me diksion, me logjikë e sintaksë jashtë çdo standardi të gjuhës shqipe. Kjo tolerohet sepse edhe vetë redaktorët dhe drejtuesit e mediave janë “antilexues”, u mjafton ajo “shqipe” që ua përcjellin punëtorët e tyre.

Ray Bradbury thoshte: “Ka krim edh më të rëndë se djegia e librave! Ky krim është mos leximi i tij”.

Shtetet tona, por dhe populli ynë përfaqësohet nga politikanë që ia dalin të “drejtojnë” popull e shtet pa lexuar kurrfarë libri! Politikanët tanë, “ajka e popullit”, blejnë libra eventualisht nëse autori është ndonjë mik i tyre politikan, sa për respekt të mikut dhe jo të librit! Intelektualët tanë, me qindra, shumë intelektualë, na dalin para kamerave ndërsa në sfond u shihet biblioteka shtëpiake! Kurrë nuk i sheh nëpër librari, kurrë nuk i sheh në panaire, kurrë nuk i sheh nëpër biblioteka kombëtare apo të institucioneve ku veprojnë! Librat i kanë si fasadë të injorancës së tyre!

Sa prej intelektualëve dhe politikanëve tanë janë anëtarë të bibliotekave kombëtare? Sa prej politikanëve tanë janë anëtarë dhe frekuentojnë rregullisht bibliotekat e institucioneve të larta shtetërore (nëse i kanë!)?

Një statistikë ndërkombëtare e lejueshmërisë së librit nëpër bibliotekat  e institucioneve që bëjnë dhe që zbatojnë politika shtetërore ofron disa të dhëna të cilat, për “intelektualin” dhe politikanin shqiptar janë të pakuptueshme dhe të pashpjegueshme. Për shembull, në bibliotekën e parlamentit gjerman, çdo deputet tërheq mesatarisht 9-10 libra në vit për t’i lexuar, në Suedi e Norvegji nga 12-14 libra në vit, në Itali e Francë 8-9, në Poloni e Hungari 6-7, në Rumani 5 etj? Dy vite më parë, nga Kuvendi i Kosovës “rrodhi” informacioni se brenda vitit 2019 biblioteka e Kuvendit u frekuentua nga dhjetë deputetë, të cilët kryesisht e kanë kërkuar Fjalorin e Gjuhës Shqipe! Nga Maqedonia e Veriut na vjen informacioni se në hapësirën e librave në Kuvend nuk është parë të jetë futur ndonjë deputet shqiptar! Bibliotekën e Kuvendit të Shqipërisë vitin e kaluar e kanë frekuentuar 7 deputetë. Deputetët tanë kanë libra shumë nëpër shtëpi, por ku ta gjejnë kohën për t’i lexuar! Prandaj dhe institucionet tona shtetërore nuk kanë më të voglën brengë në raport me (mos)leximin. Mosleximi, fatkeqësisht, po na bëhet handikap, ndërsa ne po shndërrohemi në “popull me aftësi të kufizuar”! Shumë keq e turp!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë

October 8, 2026

Ujvara

September 29, 2026

Më dhuro një lule…

September 17, 2026
Mos humbni
Kronikë

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

By adminOctober 9, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit,…

170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare

October 9, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza brenda 24-orësh

October 9, 2026

Delegacioni i veteranëve shqiptarë dhe kroatë nderon dëshmorët në Gjilan

October 9, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

October 9, 2026

170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare

October 9, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza brenda 24-orësh

October 9, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.