Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti edhe gjatë ditës së sotme është interesuar për të parë nga afër disa projekte që janë duke u zhvilluar në territorin e kësaj komune.
Me këtë rast ai nga afër përcolli punimet që janë në rregullimin e fushave sportive në Sllatinë të Poshtme dhe te Shushtë.
Gjithashtu ai ka vizituar edhe punimet që po kryhen për asfaltimin e rrugës nga Lisi i madh nga rruga e Pozheranit deri tek Xhamia e Qytetit.
Kryetari Haliti, shtoj se në gjithë komunën e Vitisë, janë duke u realizuar punime të ndryshme dhe se priten të realizohen edhe shumë projekte të tjera të cilat janë në interes të qytetarëve të kësaj komune./GJILANI INFO/