- Zyra për Informim: Komuna e Gjilanit, vlerësohet lartë për performancë
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 12 aktakuza ndaj 14 personave për vepra të ndryshme penale
- Fillon edicioni i gjashtëmbëdhjetë i manifestimit tradicional “Vjeshta letrare e Gjilanit”
- Në 24 orët e fundit 62 aksidente trafiku në Kosovë
- Moti sot me vranësira dhe në intervale të shkurta me diell
- Mbahet punëtoria “Format e ndryshme të dhunës me bazë gjinore dhe mbrojtja nga dhuna kibernetike”
- Komuna e Kamenicës pajiset me tezga për tregjet mobile
- Panairi Studentor 2025 urë bashkëpunimi mes studentëve dhe sektorit privat
Author: admin
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur mot kryesisht i ngjashëm do të vazhdojë edhe për këto dy ditë. IHK njofton se të shtunën parashihen luhatje në parametrat meteorologjik duke krijuar mundësi për riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-6m/s.
Nga Nazmi Elezi I ardhur nga Londra për ta menaxhuar kryeqytetin me projekte të mëdha infrastrukturore – që kanë të bëjnë edhe me trafikun – “çlirimin” e Prishtinës arkitekt Përparimi e nisi me një test. Kaosin dyditor në Unazën e brendshme – ku nga udhëkryqi i rrugëve te Banka Qendrore deri në rrugën Bill Clinton (më pak se një kilometër) duhej kaluar për më shumë se 30 minuta në kolonë automjetesh – dikush edhe mund ta quajë test i suksesshëm. Kjo edhe për faktin se në dy korsi të rrugës “Agim Ramadani”, një grup çiklistësh, të prirë nga kryetari…
Sulmi i mediave serbe ndaj Putinit, parapërgatitje për njohjen e Kosovës – vlerësojnë analistët
Shkrimet e mediave serbe sipas profesorit Seb Bytyçi, janë mesazh për popullin serb, që me përkeqësimin e marrëdhënieve me Rusinë, Serbia do të detyrohet që të njohë Pavarësinë e Kosovës Thikë pas shpine për Serbinë dhe njohje të Pavarësisë së Kosovës, mediat në Serbi po e konsiderojnë deklaratën e djeshme të presidentit rus, Vladimir Putin. Kësaj situate interesante i shtohet edhe fakti se shumë nga këto media konsiderohet se kontrollohen nga Aleksandar Vuçiq, që është president i Serbisë. Për rajonet që pretendon t’i shkëput nga Ukraina si shtete të pavarura, presidenti i Rusisë shembull po e merr Pavarësinë e…
Ekipi i xhudos do t’i kthehet Kampionatit Evropian, ku nga e premtja e deri më 1 maj do të mbahet në Sofia të Bullgarisë. Në Evropianin e fundit, të mbajtur në Lisbonë të Portugalisë, ekipi i xhudos fitoi tri medalje, dy të arta dhe një të bronztë, me ç’rast e mbylli kampionatin në vendin e parë për nga numri i medaljeve të arta. Këtë herë, ekipi do të përbëhet nga dy kampionët e Evropës nga viti i kaluar, Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova, si dhe Flaka Loxha e Laura Fazliu. Kampionia olimpike, Krasniqi, garon në kategorinë deri në 52…
Gazeta prestigjioze franceze “Le Monde”, kohë më parë, i ka kushtuar faqen e parë dhe një intervistë dyfaqëshe shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadare. Në një rubrikë të sezonit të verës të titulluar “Shkrimtarë të mëdhenj, biseda të mëdha”, gazetarja Florence Noiville i ka lënë Kadaresë vendin e katër mes një cikli me pesë intervista. E tija titullohet: “Në diktaturë të jetoje, për mua do të thoshte të bëje letërsi”. Gazetarja ka qenë në Shqipëri dhe ajo e ka intervistuar shkrimtarin në shtëpinë e tij në Tiranë. Në hyrje ajo flet për ish-apartamentin e tij në rrugën e Dibrës, tashmë të…
Luan Rudaj është bërë kampion botëror në sportin e Muay Thai (i njohur edhe si Thai Boxing) Sportisti nga Kosova që jeton në Zvicër, Luan Rudaj ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në sportin ndërkombëtar duke u bërë kampion botëror në sportin e Muay Thai (i njohur edhe si Thai Boxing). Titullin e kampionit e mbrojti në vendin e origjinës së këtij sporti në Tajlandë në shkurt të këtij viti, njofton Ambasada e Kosovës në Bernë, transmeton Albinfo.ch. “Në emër të Ambasadës së Kosovës në Bernë, Ambasadori Ukelli pati kënaqësinë që t’i ndajë mirënjohje për rezultatet e arritura dhe kontributin…
Inaugurohet objekti i ri për ruajtje me ftohje të thellë për kërpudha dhe produkte tjera pyjore jo-drusore
Në kuadër të projektit “Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Gjithpërfshirës Ekonomik Rural” (SIRED), në agrobiznesin “Fungo sh.p.k” në Kamenicë u bë inaugurimi i objektit të ri për ruajtje me ftohje të thellë për kërpudha dhe produkte tjera pyjore jo-drusore. Ky objekt, si investim nga projekti SIRED, Komuna e Kamenicës dhe agrobiznesi “Fungo” ndër të tjera, dyfishon kapacitetin e ruajtjes, ngrit cilësinë e produkteve si dhe mundëson rritje të punësimit me 30 (tridhjetë) punëtorë sezonalë dhe 5 (pesë) punëtorë me kohë të plotë. Ky zhvillim dhe modernizim i kapaciteteve vjen si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë të Komunës së Kamenicës me…
Shoqata e Shurdhmemecëve falënderon KBI-në, përkatësisht Shoqatën Bereqeti për ndihmën e ofruar
Shoqata e Shurdhmemecëve falënderon Këshillin e Bashkësisë Islame (KBI), në Gjilan, përkatësisht Shoqatën Bereqeti për ndihmën e ofruar me pako ushqimore. Faredin Sejdiu, në emër të Shoqatës së Shurdhmemecëve në Gjilan tha se dëshiron ta falënderojë Shoqatën Bamirëse “Bereqeti” e cila ka bërë dhurimin e 24 pakove ushqimore e të cilat i kanë shpërndarë te familjet më nevojtare. “U jam mirënjohës dhe shumë falënderues për ndihmën e ofruar. Uroj të kenë shëndet e gjithë të mirat”, ka thënë Sejdiu./Gjilani Info/
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni i dorëzon titullin ‘Qytetare Nderi’ aktivistes dhe humanistes gjermane Barbara Langmack
Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Gjilanit, që është mbajtur nën drejtimin e kryesuesit Arianit Sadiku, i është dorëzuar titulli “Qytetare Nderi” aktivistes gjermane Barbara Langmack, e cila siç ka thënë në arsyetimin e tij në emër të grupit të veprimtarëve politikë të viteve të nëntëdhjeta, Ismajl Kurteshi, ka dhënë kontribut të madh për qytetarët e Gjilanit e të Kosovës, nga viti 1992 e këndej. Alban Hyseni, kryetar i Komunës, tha se çmimi që ai ndan sot ka një domethënie të madhe dhe përçon një mesazh të rëndësishëm – atë të mirënjohjes dhe humanizmit për një zonjë të…
